Ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se së shpejti do të nisë “Big Brother VIP” dhe është përfolur se pjesë do të jetë edhe Tea Trifoni ish-konkurrentja e “Përputhen”. E pyetur nga fansat në Instagram, Tea tregoi se ajo nuk do të marrë pjesë dhe lajmi është nxjerrë nga portalet. “Jo, thjesht portale që fabrikojnë lajme për klikime”, shkruan ish-konkurrentja.
Author: tirana
Arrihet marrëveshja midis Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit Evropian për certifikatat dixhitale të BE për të lehtësuar udhëtimet në prag të verës. Ndërkohë, është tejkaluar pragu i 20 milionë italianëve të vaksinuar kundër Covid me të paktën një dozë, një e treta e popullsisë. Mbi 9 milion janë imunizuar plotësisht. Bazuar në marrëveshjen e arritur të enjten në mbrëmje nga BE, e cila në çdo rast do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian para se të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe e cila do të jetë në tryezën e liderëve evropianë në samitin e së hënës dhe së…
Ditën e djeshme, Gjykata vendosi dy vite burg për ish kryeprokurorin, Adriatik Llalla, sekuestrimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin prej pesë vitesh. Gazetarja e Anila Hoxha, u shpreh në “Absolut 4” se “njerëzit e drejtësisë, të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin fat” me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili u dënua me dy vite burg për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. “Drejtësia, të paktën shkalla e parë, e përktheu me vendim atë që shkruhet në sallën e gjykatës: “Drejtësia është e barabartë për të gjithë”. Por, përtej rastit “Llalla”, njerëzit e drejtësisë…
Në dokumentarin “The Me You Can’t See”, Princ Harry flet pa dorashka në lidhje me natën kur Markle i tha donte të vriste veten. Dyshja e cila organizoi një dasmë madhështore në vitin 2018, janë prindër të një djali dhe po presin fëmijën e tyre të dytë. Princ Harry ka bërë një deklaratë që ka tronditur të gjithë. Ai i ka thënë Oprah Winfrey se bashkëshortja e tij, Meghan Marke, ka vendosur që të mos vrasë veten vetëm nga shqetësimi për të që “të mos humbiste një grua tjetër në jetën e tij”. “Dayli Mail” shkruan se teksa nuk kishin…
Dashi-Mundohuni të shmangni udhëtimet në distanca të gjata. Financat tuaja pritet të përmirësohen. Natyra gazmore e anëtarëve të familjes do të lehtësojë atmosferën në shtëpi. Ndërhyrja e një personi të tretë do të shkaktojë komplikime në jetën tuaj personale. Demi-Mos bëni investime me nxitim, pasi humbja do të jetë e sigurt. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj nuk do të reagojë aspak mirë nëse përziheni në punët e tij/saj. Tensionet në lidhje me punën do të dominojnë në mendjen tuaj.
Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme se nga çështjet e listuara nga DASH te vendimi për Sali Berishën që e shpalli “non grata” kishte dijeni për një prej tyre, pasi i kishte dërguar prokurorit një video për hetimet e saj. “Po të jap një element që nuk e kam bërë publike. Më është dashur që për një çështje që ka 20 vite që nuk rihapet, për fat të mirë një prokuror e mori në dorë se të tjerët para tij dhanë dorëheqjen. Ai nuk kishte nga t’ia mbante. Më pyet se kishte parë në media, kishte parë…
Anxhela Peristeri interpretoi mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” për të dhuruar një performancë të shkëlqyer. Me një zë dhe interpretim mbresëlënës, këngëtarja këndoi “Karmën” dhe magjepsi audiencën televizive nga Roterdami. Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer. Kjo është një baladë, në sinkron me veshjen e argjendtë të Anxhelës, që ishte po aq përrallore sa vokali i saj.
Zylfie Haklaj, një akuzuese e fortë e Sali Berishës, duke e bërë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të saj, ka reaguar menjëherë pasi ish-kryeministri tha se do të padiste në një gjykatë në Paris, sekretarin amerikan të shtetit, zotin Blinken. Motra e Haklajve, ka akuzuar Sali Berishën, se ai është faktori kryesor i vëllavrasjes mes shqiptarëve dhe gjatë luftës së Kosovës, ai ka furnizuar tanket e Serbisë me naftë kundër kosovarëve. Reagimi i plotë nga Suedia i Zylfie Haklajt: A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet! A kanë dinjitet katër protestuesit dhe…
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas akuzave të tij që DASH e shpalli non grata qëndron Edi Rama. “Pse të reagojë Rama. Tani nuk ka çfarë të thotë. Ka çuar dosjen në Uashington dhe tani është në rregull. Jam i sigurt që e ka çuar Rama. Ajo dosje është bërë në Shqipëri dhe ka shkuar atje. Ata kanë marrë të dhënat nga qeveria shqiptare” – tha Berisha në Opinion.
Është firmosur armëpushimi pas 11 ditësh luftë mes Izraelit dhe Palestinës ku mbetën të vrarë mbi 200 civilë. Kabineti izraelit i sigurisë votoi për një armëpushim mbrëmjen e sotme, ndërsa jugu izraelit dhe Gaza mbeten “të ndezur” ende. Një burim i sigurisë egjiptiane, vendi i të cilit ka ndërmjetësuar armëushimin mes palëve, tha se ata kishin rënë dakord në parim për një ndalim reciprok të luftimeve, por detajet duhej të përpunoheshin. Presidenti i SHBA Joe Biden bisedoi me Presidentin egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi të Egjiptit rreth përpjekjeve të armëpushimit. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Izraelite Meir Ben-Shabbat mori një propozim…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se ideja e “çadrës” ishte e Bashës, ndërsa ai është njeri i shesheve. “Ata e kanë caktuar presidentin. A nuk u bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshajn? Soros merret me mua më shumë se e kam kundërshtuar publikisht. Soros këtu shkaktoi një dëm kolosal. Sorosi i bëri të gjithë të majta. Soros në rastet e 21 Janarit i shkruan Hillaryt. Solli këtu njeriun e tij. Knut Fleckenstein. Del në konferencë për shtyp, dhe thotë çfarë pune ka Berisha me Soros. Unë e pashë emrin e tij në listë dhe i thashë miqësinë…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka përdorur pushtetin se ka pasuruar familjen e tij. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Berisha i mori me radhë pjesëtarët e familjes duke treguar se sa kanë përfituar secili prej tyre. Ai tha se bashkëshortja e tij ka 15 vite që punon pa fituar asnjë qindarkë, ndërsa për të birin u shpreh se nuk ka përfituar asgjë nga sektori publik. Përsa i përket vajzës, Berisha tha se ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen nga puna 7-vjeçare në Kosovë me 1 milion dollarë. “Sali Berisha pas 30 viteve ka…