Author: tirana

Një burrë nga India është detyruar ta bartë babanë e tij të sëmurë për në spital me një karrocë të drurit, pasi nuk kishte mundur të marrë ndihmë nga autoambulanca sepse ky vend po lufton me valën e tretë të coronavirusit. Pamjet rrëqethëse janë filmuar të enjten në Sivan të Biharit në lindje të Indisë, ku shihet burri duke shtyrë karrocën e drurit, në të cilën ishte babai i tij që nuk dihet nëse ishte i infektuar me COVID-19. Ndërkohë, një profesor indian ka ndërruar jetë nga coronavirusi, pak pasi që kishte filmuar veten duke kërkuar një shtrat të lirë…

Read More

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do ketë reshje. Megjithëse mëngjeset e kësaj fundjave do jenë të freskëta, sipas Meteoalb parashikohet që temperaturat e mesditës të rriten ndjeshëm ku e shtuna ngjit termometrin në 27-30 grade. Ndërsa e diela sjellë tjetër rritje ku pjesa më e madhe e qyteteve të Ultesirës perëndimore shënon 30 grade celcius, ndonjë zonë të veçantë edhe mbi 31 gradë.

Read More

BE është kundër marrjes së dozës të dytë të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Reuters raporton se Agjencia Evropiane e Barnave ka këshilluar që doza e dytë e vaksinës AstraZeneca nuk duhet t’i jepet askujt që ka pasur mpiksje gjaku me trombocite të ulëta të gjakut pasi ka marrë të parën. Këshillat për profesionistët e kujdesit shëndetësor u siguruan nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) si pjesë e një rishikimi të vazhdueshëm të mpiksjeve të rralla, por të rënda të gjakut. EMA ka shqyrtuar mpiksje të tilla në bark dhe tru që nga marsi dhe…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19 një i infektuar, duke e çuar në 2441 numrin total të viktimave. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar edhe 35 raste pozitive, nga 3167 testime të kryera. Sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive”. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet,…

Read More

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe të Sanksioneve ka denoncuar gjatë seancës së ditës së sotme se vëzhguesja e Partisë Socialiste Joana Melëngu ka kërcënuar vëzhguesin e Partisë Demokratike, pa thënë emrin e këtij të fundit. Marash Logu: Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melëngu vëzhguese e PS-së, kryetare e njësisë administrative nr.2 në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD. Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën, i ka thënë Melëngu. Joana Melëngu, është e njëjta që më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke…

Read More

Nga sot, të apasionuarve pas librit u vjen në ndihmë një uebsajt i ri kushtuar bibliotekave të Tiranës: bibliotekat.tirana.al. I pranishëm në prezantimin e tij, në bibliotekën e rikonstruktuar “Hamit Beqja”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se bibliotekat e lagjeve janë hapësira qytetare, që po marrin vëmendjen e duhur me rigjallërimin e tyre, si dhe frekuentimin nga të rinjtë e qytetit. Veliaj shtoi se hapja e bibliotekave të reja në lagjet e Tiranës dhe përdorimi i tyre për aktivitete rinore e shoqërore, po kthehet në një trend. “Ndonjëherë, u japim më shumë vëmendje skandaleve të ditës, tallavasë…

Read More

DASHI Do të doni të lini gjurmët tuaja. Gjatë fundjavës mund të plotësoni dëshirat tuaja, veçanërisht për të gjithë ata që kanë probleme në dashuri. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox, pritet një e shtunë ku duhet të tregoni kujdes edhe ngaqë në ditët e fundit ka pasur disa diskutime. Ndoshta përfitoni nga kjo e shtunë për të kontaktuar me njerëzit që keni lënduar me sjelljen tuaj. BINJAKËT Yje shumë interesantë këtë të shtunë në mes / fund të majit. Këshilla është që të kapërcehen keqkuptimet dhe për ata që nuk munden, është më mirë të shtyhen diskutimet për javën…

Read More

Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon. Kjo u bë me dije nga Minsitri i Turizmit Blendi Klosi, pas zhvillimit të një takimi me homologun grek, Haris Theocharis. Me një postim në Twittr, Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anti-COVID “Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit”, shkruan Klosi. Megjithatë nuk është sqaruar ende se në cilën datë do të nisë lëvizja e lirë drejt Greqisë…

Read More

Një ditë më parë, Antonela doli nga “Për’puthen” vetëm dhe duke qarë, duke theksuar se Mevlani ishte pengu i saj më i madh. Pas largimit, ka reaguar nëna e Antonelës në Instagram Story. Në një shkrim të gjatë, ajo i sulet Arjan Konomit, duke i treguar atij se është shumë e zhgënjyer nga ai. Ajo kërkon nga Arjani që të jetë korrekt. Kujtojmë se kur nëna e Antonelës shkoi në “Përputhen” e mbushi me lëvdata Arjanin, por “marrëdhënia” e tyre u përça.

Read More

Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar se në korrik do të hapen regjistrimet për Akademinë e Re të Lidershipit. Rama thotë se kjo Akademi është për të rinjtë që duan të lexojnë, dinë të flasin, por edhe të dëgjojnë si dhe dëshirojnë të stërviten në grup për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit e vendimmarrjes. Kushti i kësaj Akademie është që të rinjtë të mos jenë më pak se 16 vjeç po as më shumë se 26 vjeç. Ndër të tjera ai thotë se kërkesa mund të ketë shumë për këtë Akademi, por ka pak vende të lira,…

Read More

Spanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar që ta vizitojnë këtë shtet nga 7 qershori, ka thënë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten, teksa bëhen përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit. “Nga 7 qershori, të gjithë personat e vaksinuar dhe familjet e tyre do të mirëpriten në shtetin tonë, Spanjën, pavarësisht vendit të origjinës”, -ka thënë Sanchez në një panair ndërkombëtar të turizmit në Madrid. Ai po ashtu ka njoftuar se udhëtarët nga Britania e Madhe mund ta vizitojnë Spanjën për pushime nga java tjetër. I njohur si vendi i dytë më popullor për turistët pas Francës,…

Read More