Ndërkohë që protestat kundër sulmeve që po bëhen në mënyrë të ndërsjelltë mes Izraelit dhe palestinezëve, janë mbajtur në shtete të ndryshme, përjashtim nuk ka bërë as Britania. Një numër i madh qytetarësh në Skoci kanë dalë për të protestuar duke kërkuar që t’u jepet fund sulmeve ndaj popullit palestinez. Midis tyre ka qenë edhe flamuri shqiptar duke treguar në këtë mënyrë se dhe shqiptarët po solidarizohen me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme. View this post on Instagram A post shared by Zek Snaps (@zek.snaps)
Author: tirana
Dhjetëra njerëz të zemëruar kanë sulmuar, e dhunuar brutalisht një burrë në Napoli, pasi dyshohet, se ai ka abuzuar seksualisht me tre fëmijë. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku turma e irrituar pasi e kanë dhunuar burrin, e kanë hedhur atë në një kosh plehrash. Dyshohet se burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e vëllait të tij, 36 vjeç dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me tre fëmijët, nipërit/ mbesat e tij. Por, para se ta kryente këtë veprim, agresori është pikasur nga vëllai. Sakaq, mes tyre ka nisur përleshja, fillimisht…
Partia Demokratike ka hapur garën për kryetar, ku pritet të garojnë së paku Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli. Edhe pse zgjedhjet pritet të mbaheshin në korrik, ato janë përafruar për datën 13 qershor. Ndërkohë në 16 maj do të hapen procedurat për regjistrimin e kandidatëve. Lajmi është bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet mbledhja e Kryesisë, ku për herë të parë kryedemokrati Basha përballet me kundërshtarët e tij brenda partisë, të cilët i kërkojnë dorëheqjen.Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar partie, gjatë mbledhjes ka akuzuar Bashën se e ka ndërtuar opozitën vetëm me kauza rastësore, ndërsa shtoi se kryedemokrati nuk mund të ndërtojë asgjë të re.Ai tha se edhe Berisha kishte mbështetje absolute por dha dorëheqejn kur humbi, ndërsa theksoi se ai vetë është bartës i një projekti të ri.Fjala e Kadillit në mbledhjen e Kryesisë së PD:Problemet në zgjedhje nuk duhet të…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Në mbledhjen e kryesisë, që po mbahet të dielën edhe pse anëtari Fatbardh Kadilli e akuzoi për rezultatin e 25 Prillit, Basha tha në fjalën e tij, se në fakt shqiptarët votuan ndryshimin. Ai ftoi demokratët në betejën për ndryshim. “Kjo fushatë e provoi se ne edhe propagandës së tyre mund t’i bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shprese! Dhe këtë ne e bëmë, shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill! Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!…
Mesatarisht çdo ditë në spitalet Covid shtrohen 13 pacientë. Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë se prej tyre, afërisht 3-4 qytetarë shtrohen në dy spitalet Covid në kryeqytet. “Ne kemi të shtruar pothuajse çdo ditë. Janë tre në tiranë dhe të tjerët në spitalet rajonalë. Nuk ka shkuar zero numri i të shtruarve në spital. Çdo ditë zbresin numri i te shtruarve në spital në total”. Sipas Bratajt tashmë të infektuarit me Covid që shtrohen në spital qëndrojnë më pak se dy javë, ndryshe nga kulmi i pandemisë para 2 muajsh. “Fakti që shtrohen 14-15-10-12 dhe bie numri, është…
Në Poloni po luhet në këto momente java e fundit e kampionatit. Çështja e titullit u zgjidh disa javë më parë dhe atë e fitoi Legia e Ernest Muçit. Sulmuesi kryeqytetas e ka nisur si titullar sfidën e sotme ndaj Podbeskidzie. Ndërkohë, një eurogol është shënuar në ndeshjen Slask Wroclaw-Stal Mielec. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e shtatë falë një kryevepre të kapitenit Krzysztof Maczynski.
Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën në vijim, nga 17 deri më 23 maj 2021. Dashuria dhe puna: temat që zakonisht na interesojnë më shumë: çfarë do të ndryshojë në ditët në vijim? A do të jenë yjet të favorshëm? Le të përpiqemi të zbulojmë parashikimet e Paolo Fox: Dashi Katër yje për Dashin. Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj ndaj edhe qielli premton për dashurinë. Por përpiquni të përqendroheni te njerëzit e duhur dhe të mos hidheni në krahët e atyre që duan vetëm histori të rastit. Mos bëni gabime…
Pasditen e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Në këtë mbledhje ka pasur një përplasje mes kreut aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli. Kadilli ka kërkuar largimin e Bashës nga kryesia e PD-së. Sipas KadilliT, Basha duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme pasi është një humbës përsëritës. Kadilli-Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshire askënd. Fushatën e bëre…
Dhjetëra qytetarë kanë dalë në shesh pasditen e kësaj të diele për të protestuar në mbrojtje të të drejtave njerëzore të palestinezës, teksa protesta ka agravuar duke përfunduar me disa të shoqëruar në Polici. Mësohet se janë shoqëruar në Komisariat disa persona në shkelje të masave anti-COVID, pasi nuk lejohen grumbullimet. “Kjo është një protestë për liri dhe drejtësi dhe nuk po na lejohet të protestojmë. Është protestë për liri dhe ne nuk po na lejohet që të protestojmë” Tensionet mes Izraelit e Palestinës shkaktojnë protesta nga Australia në Belgjikë “Izraeli terrorist. Populli shqiptar nuk është me Izraelin” “Turp, turp”,…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e kësaj të diele është shprehur se në parti ka vend për të gjithë. Basha ka theksuar se ka vend për të gjithë për të dhënë idetë e tyre në lidhje me mënyrën që na duhet për të çuar përpara betejën me regjimin Rama-Doshi. “Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25…
Gjuha e trupit shpesh është shumë më ekspresive sesa bisedat jo koherente që vërshojnë nga sikleti, për sa kohë që dimë ta përdorim dhe, më e rëndësishmja, ta kontrollojmë. Këshillat e mëposhtme janë ideale për ata që duan t’i japin “fiksimit” një mesazh të qartë që e pëlqeni. Komunikimi vizual Nëse gjendeni përballë dikujt që ju shikon pak më shumë se normalisht apo dhe ka “harruar” vështrimin e tij mbi ju, me shumë gjasa mund t’i dukeni tërheqës ose interesant. E njëjta gjë vlen dhe për ju nëse veproni haptas, pa u përpjekur ta fshehni. Buzëqeshja Një fillim i shkëlqyer…