Nga Shpëtim Nazarko Kryeministri e përcaktoi thjeshtë, Strategjinë kombëtare, që do të ndiqet. Turizëm, Bujqësi dhe Teknologji digjitale. Pse është e gabuar ajo? Shkruar shpesh, në dhjetëra artikuj të “Konicës”. Ka një rregull të pashkruar, për ndërtimin e Strategjisë kombëtare e që përbëhet nga dy fjali. Së pari, modernizohen resurset që të kanë lënë të parët. Të cilët, në mënyrë manuale, pa dalë teoritë e mëdha, kanë mbijetuar manualisht, duke iu përshtatur ambientit. Së dyti, bëhet përcaktimi i pozicionit të vendit ndaj të tjerëve. Pra, duhet të dish, nëse je vend qendror, tranzit, apo periferik. Sapo përcakton këto dy pika,…
Author: tirana
E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Fidania e cila ka treguar se kur ishte 17 vjeç e kanë martuar pa dëshirën e saj. Ajo ishte tepër e zhvilluar për moshën që kishte dhe e ngacmonin. Pasi e ndaloi dikush në rrugë, prindërit u frikësuan dhe menduan që ta martonin. Ajo nuk dëshironte as atë që e ndali në rrugë dhe as burrin që e fejuan dhe e martuan. Nga fjalët dhe mentaliteti ajo nuk kundërshtoi dot, por nuk ka pasur një jetë të lumtur me atë burrë. Nga martesa erdhën në…
Kandidati për kryetar i PD-së, njëherazi anëtar i Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli, ka thënë para pak minutash, në pritje të nisjes së mbledhjes së Kryesisë, që Basha të largohet pasi nuk është më zgjidhja e PD-së por problemi i saj. “Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashë. Nuk është më zgjidhje për PD-në por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shpresë., Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara. E kam deklaruar nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të dielë në fshatin Caushli të Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij. Sipas policisë fermeri ka qenë duke punuar tokën në momentin kur një predhë e groposur në tokë ka shpërthyer. Shtetasi i plagosur është transportuar drejt spitalit. ‘Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një…
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale ankohet për tarifat e larta të ndërtimeve në fshat duke thënë se një leje ndërtimi aty shkon miliona lekë. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Braçe thotë se shteti ka 30 vite qe ka hequr dorë nga strehimi ne fshat, teksa bujqve i duhet të ndërtojnë e strehohen vetë, shpesh edhe pa leje për shkak të tarifave të larta. Krahas skemës së shpenzimeve, Braçe tregon se në total nevojiten 784 mijë lekë për të nxjerrë lejen e ndërtimit për një banesë 1 katëshe, me sipërfaqe 150 m katrorë. Ndërkohë, ky…
Nuk ndalen largimet nga PD, e cila humbi në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtarë. Drejtues të grup-seksioneve apo drejtues të degëve të zhgënjyer kanë vendosur të dorëhiqen nga detyrat që kanë mbajtur. Njëri prej tyre është edhe Albano Stolaj, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dega 5 dhe kryetar i grup-seksionit numër 7. POSTIMI “Sdo jem më pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, dega numër 5. Se sa demokrat jam s’kam nevojë të flas për veten time. Si kryetar seksioni falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike e gjithë…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10…
Drejtuesit e mjeteve do kenë mundësinë të zgjidhin në mënyrë miqësore dhe me mirëkuptim rastet e dëmtimeve më të vogla se 30 mijë lekë, pa iu drejtuar organeve të rendit për të përcaktuar fajtorin. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka hedhur për konsultim public formularin e njohur si “Raporti Evropian i Aksidenteve” i cili do të plotësohet nga drejtuesit e përfshirë në aksidente nëse ata gjejnë gjuhën e përbashkët. Bazuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident rrugor për dëmet ndaj pronës me vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien…
Sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni me 200 ushtarë amerikanë, të cilët do t’i bashkohen stërvitjes së madhe që po mbahet në vendin tonë në kuadër të “Defender 21”. Ushtarët amerikanë janë pritur nga ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ka qenë e shoqëruar nga ushtarakë shqiptarë. Kjo stërvitje e madhe ushtarake ka nisur në vendin tonë në datën 26 prill 2021 dhe pritet të mbarojë në datën 20 Qershor të këtij viti. Në ‘Defender 21’ marrin pjesë 28 mijë trupa ushtarakë dhe është stërvitja më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Shqëipëri dhe…
“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”. Kështu shkruan kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar shtetet që kanë dalë hapur në mbështetje të shtetit që ai drejton në përplasjet e fundit me palestinezët. Në mesin e 15 shteteve është edhe Shqipëria. Kryeministri izraelit ka vendosur që t’i vlerësojë këto shtete me anë të flamujve të 26 shteteve. Por cili ka qenë qëndrimi i Tiranës zyrtare në lidhje me këtë konflikt nisur mes izraelitëve dhe palestinezëve. “Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në # Jeruzalem dhe brenda…
Dashi Është më mirë të përballeni me një problem që keni pasur dashurie por vetëm pasdite. Në punë, ka ardhur koha të përfshiheni më shumë në veprime konkrete. Demi Një periudhë si kjo për dashurinë: është koha që marrëdhëniet tuaja të kthehen në rrugën e duhur. Në punë këto ditë do të jeni në gjendje të përballeni me gjëra konkrete dhe do të jeni të suksesshëm. Binjakët Do të jeni paksa të mërzitshëm në mëngjes, por pasdite rikthehet dëshira për dashuri. Në punë, nëse ka probleme ekonomike, lajme të mira mund të vijnë. Gaforrja Hëna është e favorshme. Nëse…
Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, kryetari i Bashkisë Dritan Leli rishfaqet i vetëm për të hapur sezonin turistik të Vlorës. Në prani të qytetareve dhe muzikantëve të zgjedhur për çeljen zyrtare të sezonit veror, Leli ftoi shqiptarë e të huaj, të shkojnë në Vlorë për të kaluar pushimet. Pas një viti të vështirë nga pandemia qyteti bregdetar synon rimëkëmbjen e turizmit, por sërish duke vijuar me respektimin e masave anti-Covid. Duket se jo pa qëllim, eventi për hapjen e sezonit veror nuk është mbajtur në Lungomare, nga ku ditë më pare kryeministri Rama sulmoi kryetarin Leli, por u zhvillua në…