Author: tirana

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani thotë se beteja brenda demokratëve është më e vështir se mundja e Edi Ramës në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ristani thotë se demokratët kanë kaluar 8 vite të vështira dhe tashmë duhet të durojnë edhe 4 vite të tjera, vetëm se lideri i tyre “po i çon nga humbja në humbje”. “Rama po na e mund Lulin”, shkruan Ristani ndërsa shton se jo vetëm e mund, por edhe e tall. Shkrimi i plotë i Arben Ristanit:

Read More

Përmes një fotoje në profilin e tij në Instagram, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tregoi sesi po përgatitet për javën e ardhshme, kur e pret një darkë pune në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. “Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme e besoj dhe të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Europën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në krah të fotos. Takim…

Read More

Një muaj më parë shtetasi Aleko Doko denoncoi publikisht djalin dhe ish-bashkëshorten e tij, Ai e akuzoi djalin për ushtrim dhune, ndërsa për ish-bashkëshorten tha se ajo është larguar drejt SHBA-së sëbashku me një deputet. Mirëpo sot e akuzuara Majlinda Doko, nga Amerika ka dhënë një intervistë për FaxNews, përmes së cilës e nxjerr ‘blof’ ish-bashkëshortin e saj. Ajo deklaroi se është ndarë nga bashkëshorti i saj për shkak të dhunës 25-vjeçare të ushtruar gjatë martesës. Majlinda shprehet se në datën 12 Gusht ish-burri tentoi ta mbyste në gjumë dhe ka qenë vajza ajo e cila e ka shpëtuar duke…

Read More

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar momentin e ekzekutimit të ish-boksierit 58-vjeçar në Greqi. Pamjet, e publikuara nga Mega Tv tregojnë momentin kur 58-vjeçari rrëzohet i vdekur pasi ekzekutuesit qëlluan drejt tij në Metamorfosi, sipas raportimeve. Vrasja ndodhi pak pas orës 22.30 kur ish-boksieri sapo kishte arritur para një dyqani dhe po zbriste nga motori. Me pas, nga krahu i kundërt u afrua një motor tjetër. Pasagjeri nxori një armë dhe e qëlloi të paktën tre herë, një herë në kraharor dhe dy herë në kokë.

Read More

Çifti i koreografëve Esdalin Gorani dhe Ola Hasani kanë ushtruar për vite me radhë profesionin e baletit dhe janë shumë të dashur për publikun shqiptar. Gjatë intervistës ata kanë treguar më shumë për jetën e tyre personale dhe profesionale. Gjithashtu çifti ka tregua si kanë arritur të menaxhojnë punën dhe profesionin së bashku. Të pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se për çfarë zihen më shumë, ata thonë për paratë. Estalini tregon se ai është më dorë shtrënguar, ndërsa Ola nuk sheh fare çmimet. Ardit Gjebrea: Ju jeni të lumtur, por ndonjëherë edhe ziheni. Për çfarë ziheni? Ola Hasani: Për ide, për para.…

Read More

Situata e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë paraqitet e stabilizuar. Pritet që me uljen e rasteve të reja të ketë edhe një ndryshim të orës policore në vendin tonë. Sipas burimeve të TCH, Komiteti Teknik do të marrë masat për lehtësimin e masave anti Covid, duke bërë që ora policore të shkurtohet, duke e vendosur nga ora 24:00-05:00.Kjo pritet të vendoset në mbledhjen e javës së Komitetit Teknik, që është parashikuar të jetë martën. Por në ndryshimet që pritet të zyrtarizohen javës që vjen parashikohet që të ketë lehtësia edhe për grumbullimet, si dhe aktivitetet kulturore. Ndërsa mësohet se…

Read More

Një banor nga fshati Baldushk me inicialet A.A. pretendon se është grabitur në rrugë nga katër persona të armatosur që I kanë rrëmbyer të gjitha lekët që ai kishte . Ky shtetas i përshkroi policisë se u ndalua në afërsi të urës në dalje të fshatit rreth orës 21:00 dhe sipas hetuesve që po përpiqen të zbardhin ngjarjen dhe të gjejnë autorët, katër prej tyre ishin të armatosur me pistoletë dhe njëri prej tyre mbante në dorë një shkop bejsbolli. Ngjarja detajohet nga i sulmuari , që është i moshës 23 vjeç i cili thotë se ndërroi rrugën dhe nuk…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur duke festuar, pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. “Me demokratët e Njësisë Nr. 8 në Tiranë. Jemi një familje e madhe! Si e tillë, nuk do ta ndalim në asnjë çast punën për të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë”, shkruan Basha në rrjete sociale, shoqëruar me foto duke qeshur e gëzuar. Ky veprim i tij ka revoltuar demokratët, të cilët nuk janë përmbajtur ndaj sjelljeve të Bashës. “S’kemi arsye për të festuar, jemi të vjedhur, kape situatën mos fli gjumë…Ik e jep dorëheqjen, se deri sa te jesh…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me demokratët në qytetin e Elbasanit. Basha u shpreh në Elbasan si në asnjë vend tjetër, pati përplasje të botës së errët dhe botës së qytetëruar. Ai ka zbuluar dhe përse nuk mund ta pranojë ftesën e Edi Ramës. FJALA E PLOTË E BASHËS: Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, kryetar të degëve të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, kryetar të grupseksioneve, anëtarë të kryesisë, të nderuar kandidat për deputet, zoti drejtues politik dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ju falënderojë për…

Read More

Një 35-vjeçar në Greqi ka pësuar trombozë pasi mori vaksinën kundër COVID-19 të AstraZeneca-s. Lajmin e konfirmoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Heraklionit në Greqi, Geroge Chalkiadakis, shkruan Protothema.gr. Pasi pësoi trombozë, 35-vjeçari nga Lerapetr iu nënshtrua menjëherë një operacioni në spital. Ai ka shqafur simptoma shqetësuese, ndërsa është nën kontroll nga mjekët.

Read More

Ditën e sotme është vënë re se në qendrën e vaksinimit në sheshin ‘Skëndërbej’ ka pasur mungesa të vaksinave kineze. Kjo ka krijuar konfuzion dhe radhë të gjata të qytetarëve të cilët presin të marrin të paktën një përgjigje dhe jo më dozën e dytë. Për ‘Faxnews’, ata shprehen se nuk kanë asnjë informacion se kur do të mund të merret doza e dytë e vaksinës kineze. Ata theksojnë se kanë mungesë informacioni si dhe nuk dinë nëse marrja e dozës së dytë me vonesë është efektive për mbrojtjen nga virusi. “Në dijeninë tonë doza e parë është bërë kot…

Read More

Një vit pas ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e studiuesit poliedrik, Moikom Zeqo, i biri ka sjellë para publikut librin e minifabulave. Më shumë se një rekiuem për të atin, botimi është një rrekje sipërore për ruajtjen e shqipes. “Libri ka lindur si amanet i Moikom Zeqos për t’i mësuar shqip vajzës sime. Mos harroni se Moikom Zeqo ishte poet para plenumit të katërt, kur e çuan në Rrogozhinë mësues dhe atje ai kuptoi se kishte mangësi në letërsinë për fëmijë. Minifabulat e Moikom Zeqos u shkruan në vitet 1970-1990”, thotë i biri, Epidamni. Risia e botimit të minifabulave…

Read More