Eurovizioni do të mbahet këtë vit në Holandë me praninë e spektatorëve, edhe pse nën masa të rrepta sigurie. Rreth 3,500 spektatorë të testuar nga Covid do të lejohen të marrin pjesë pas dy vitesh në finale që do të organizohet në Roterdam, pasi vitin e kaluar u shty për shkak të pandemisë. Qeveria Holandeze ka parashikuar masa të rrepa sigurie mes pjesëmarrëve, madje do merren masa edhe për performuesit në skenë. Spektakli i Eurovision ndiqet nga më shumë se 180 milion njerëz dhe pëlqehet më së shumti për këngët e lehta dhe veshjet e përzgjedhura.
Author: tirana
Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dhjetëra shteteve të tjera iu është bashkuar edhe Kosova duke i dalë në mbrojtje Izraelit. Ministri përmes një postimi në Twitter ka thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi. “Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën që të çon tek TEG-u. Një motor është përplasur me një kamion. Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit.
174 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 174 të vrarë, mes tyre 47 fëmijë. Izraeli raporton për 10 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1000 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja. Lufta e përshkallëzuar nuk është ndalur që prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me…
Te dielën (16 maj 2020) ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit të plotë që ishte vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Në vendimin e ri, që nis të zbatohet nga e hëna deri më 1 qershor, ministria tha se synon të arrijë një “normalizim gradual”. Qendrat tregtare do të jenë në gjendje të rihapen ndërsa disa biznese do të mbesin të mbyllura, përfshirë palestrat dhe kafenetë, por restorantet do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimin “merr me vete”. Pastaj, procesi mësimor për parashkollorët do të rinis në objekte, por klasat e larta do…
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë sot në një aktivitet sot në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’. Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, me në krye Soreca-n kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare. Në krye të valles shihet ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili gjendet përkrahë një vajze me veshje tradicionale shqiptare. Soreca i ka suprizuar të gjithë me mënyrën perfektë sesi e kërcen pogonishten. Pas Sorecës, shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si…
Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Maris Lika ka qenë i ftuar në emisionin ‘Expuls’ ku nxori prapaskena nga pjesëmarrja e tij në spektaklin më të ndjekur të televizioneve shqiptare. I pyetur për batutën e famshme virale: “Sa shala e Annës”, Marisi u shpreh: Shala e Anës ishte gati gati e barabartë me mua. Ishte një batutë ku teorikisht ajo u pendua shumë pasi e tha këtë. Anna nuk ka dashur t’a thoshte këtë, ka qenë sulm direkt nëpërmjet Shqipes. Pak para provave unë fillova të bëj muhabet me Shqipen duke qenë se jemi dhe komshinj, por ajo mori për keq dhe u…
Moderatorja Luana Vjollca është surprizuar nga gjiganti i modës Philipp Plein me një dhuratë të veccantë nga koleksioni më i fundit që mban të njëjtin emër. Pas një pauze në ekran, Vjollca ka bërë me dije se do të vijë me një projekt të ri muzikor, pjesë e të cilit do të jetë edhe Philipp Plein, duke i dhuruar moderators veshjet për klipin. Vetë Luana ka postuar letrën me të cilën krijuesi i Philipp Plein ka shoqëruar dhuratën. “E dashur Luana. Faleminderit që je pjesë e familjes tonë. Ju sjellim një pjesë të koleksionit të ri për projektin tuaj të…
Ish-balerini njohur dhe koreografi Albi Nako erdhi në një intervistë për pasionet, profesionin dhe veten në ‘FitStation’, në News24, me Çenkuela Hasën! Ai zbuloi se dita e tij nis duke konsumuar mëngjesin, të cilin e përgatit vetë, dhe mbyllet në ambientet e akademisë me të rinjtë. “Puna është adrenalina ime, dhe më pëlqen të punoj se sa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Dita nis duke bërë mëngjesi, shoh lajmet dhe kujdesem për oborrin lulet dhe pemët, në këtë pikë i ngjaj nënës time. Çdo ditë eci me kilometra të tëra dhe dita mbyllet në akademi midis të…
Një grua në Prishtinë pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e saj. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Duke nisur nga dita e sotme, do të ndryshojë trafiku gjatë në Tunelin e Krrabës. Me një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në netët në vijim nga ora 21:00 deri në orën 06:00 kalimi do bëhet nga njëri krah i tunelit të Krrabës, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar, ndërsa do të ketë prezencë të patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit Duke nisur nga dita e sotme, do të ndryshojë trafiku gjatë në Tunelin e Krrabës. Me një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije…
664,452 vaksinime janë kryer deri më tani në vendin tonë, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta. Përmes një postimi në facebook ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije shifrat dhe shpreh mirënjohjen për vaksinatoret e përfshira në këtë process. “Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë”, shkruan Manastirliu.