Author: tirana

Hapësira e liqenit të Marinës në Belsh është kthyer në një zonë turistike të frekuentuar nga vizitorët pas investimit. Kryeministri Edi Rama ka uruar një të dielë të qetë duke shpërndarë foto nga liqeni. Ai thekson se është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. “MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë, takim ky që vjen pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe. Në takimin e së dielës me Këshillin Kombëtar pritet të ketë debate, pasi do të jetë edhe përballja e parë e Bashës me kritikët e tij, ish-Presidentin Bujar Nishani dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadilli. Kujtojmë se që pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike, drejtues të rëndësishëm të strukturave të kësaj force politike, kanë kërkuar me ngulm largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. I pari…

Read More

Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e publikuar nga FieriWeb tregon momentin kur një natë më parë, në orën 20:13, efektivët e policisë shkojnë në një lokalet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës në Sarandë, duke kërkuar uljen e muzikës. Por, forcat “Shqiponja”, kanë hasur në kundërshtimin e personit në fjalë, i cili paraprakisht raportohet se është kryekamerieri i lokalit, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti. Kryekamerieri nuk kap ranuar të ulë muzikën pasi ka pretenduar se ëhstë brenda orarit të lejuar.…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6, duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese…

Read More

Një studim në Itali ka treguar se pesë javë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me Covid infeksioni është ulur me 80%. Jo vetëm kaq, por ka 90% më pak shtrime në spital, ndërsa edhe vdekjet janë ulur me 95%. Ky studim është bërë nga shkencëtarët e Insitutit Kombëtar Italian të Shëndetit të cilët kanë marrë mostrat e 13.7 milionë të vaksinuarish. Sipas agjencisë ANSA, ky është hulumtimi i parë nga një vendi anëtar i Bashkimit Evropian mbi ndikimin e vërtetë të imunizimit nga pandemia. Këto të dhëna janë marrë nga data 27 dhjetor deri më 3 maj. Të dhënat…

Read More

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës gjatë ditës së sotme do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hareshme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin verior dhe zonat lindore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor…

Read More

Sot është dita e dytë radhazi që në spitalet COVID nuk ka asnjë pacient të intubuar. Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, u njoftua se 7 pacientë janë në terapi intensive, por asnjë në intubim. Prej disa ditësh shifrat e infektimeve në vendin tonë janë shumë të ulëta, teksa në 24 orët fundit u regjistruan 39 raste të reja dhe 2 viktima. Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet me më pak raste aktive, respektivisht 37 dhe 42, ndërsa Tirana është qarku me numrin më të lartë, pasi 5032 qytetarë vijojnë të luftjnë me koronavirusin. Shpërndarja gjeografike e rasteve…

Read More

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Lujljeta Bozo, ka treguar se gjatë periudhës së tërmetit ka marrë shumë falenderime nga ana e qytetarëve për këshillat e dhëna. Bozo thotë se qytetarët kishin dëshirë dhe besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament, gjë e cila ajo e thotë me siguri të plotë se për çdo shqetësim që kanë do të ngre zërin për të gjetur zgjidhje. “Unë jam mbushur domethënë jam habitur, por edhe jam mbushur plot me energji dhe me një gëzim që nuk e blej dot me asnjë gjë që mbas tërmetit unë ecja vetëm 10…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë. Sipas policisë, një drejtuese mjeti ka dalë nga rruga e ka përfunduar në korsinë e stacionit të autobusit, ku ka lënduar dy këmbësorë. Këmbësorët janë dërguar në spital, e janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut…

Read More

Juventus fiton mes polemikash derbin e Italisë ndaj Interit dhe mban gjallë shpresat për një vend në zonën Champions, pasi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, duke parakaluar Napolin, që luan nesër ndaj Fiorentinës. Protagonizmi i arbitrit Calvarese ishte se akordoi një penallti për Juventusin pas një kontakti të kërkuar nga vetë Cuadrado dhe pavarësisht protestave të zikaltërve, refuzoi të rishikojë aksionin në VAR. Një episod i diskutuar gjithashtu edhe nga të ftuarit e Sky Sport. “Perisic nuk bën asgjë, e shoh akoma – ishin fillimnisht fjalët e Alessandro Del Piero – arbitrat (drejtuar nga Calvarese) duhet të vijnë këtu…

Read More

Kampionati i Zlatan Ibrahimoviç është i përfunduar, por për sulmuesin e Milanit ka edhe lajme të mira. Ekzaminimi nga ku i cili sulmuesi suedez i është nënshtruar pas dëmtimit në sfidën ndaj Juventusit ka dhënë përgjigje pozitive. Problemi në gjurin e tij ekziston ende, por më pak rëndë sa ishte parashikuar. Për Ibrahimoviç janë tre javë pushim, periudhë që nuk dihet nëse do të mund të marrë pjesë rregullisht në EURO 2020 me Suedinë e tij, shkruan Sempre Milan. Gjiganti suedez nuk ka aspak probleme me ligamentin e meniskut dhe gjithçka do të zgjidhet për tre javë, e përkthyer në…

Read More