Author: tirana

Një ndryshim të strukturave, një formatim të ri. Kjo është ajo që pritet nga Kongresi i jashtëzakonshëm i PS që do të mbahet më 12 qershor. Kështu deklaroi në “Kjo Javë” në News24 Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali. Ajo tha se pas fitores, PS nuk mund të rrijë në vend. “Një ndryshim të strukturave, një formatim të ri. Është partia më e vjetër më e re që mund të gjendet. E dimë se nuk mund të rrimë në vend pas fitores, duhet t’u ofrojmë qytetarëve një parti më të hapur. Të jemi të përgatitur për zgjedhjet…

Read More

Në Aeroportin Luton në Londër janë shënuar disa skena të dhunshme ku u plagosën 3 persona dhe u arrestuan 17 persona për përleshjen masive në sallën e pritjes së fluturimeve. Grushtat dhe skenat e forta të dhunës tmerruan pasagjerët e Aeroportit të cilët qëndronin pranë dyqaneve të mbyllura Dixons dhe Victoria’s Secret . Një pjesë e mirë ë tyre u përpoqën të largoheshin nga vendi ku po zhvillohej përleshja e cila ishte e pazkontë pasi 2 grupe burrash qëllonin njëri tjetrin me valixhe ne kokë. Ende është e paqartë se çfarë i shkaktoi këto skena në 8 të mëngjesit .…

Read More

Nga Mustafa Nano/ Një gjë është e sigurt: feja sot për sot nuk ka ndonjë rol, ndikim apo pushtet kushedi se çfarë në jetën shqiptare. “Vetëm 10% e besimtarëve janë praktikantë,” tha Dom Gjergji mbrëmë në televizionin “Klan”, në programin “Opinion”. Unë kam përshtypjen që Dom Gjergji e tepron pak. Kam përshtypjen se numri i besimtarëve praktikantë në bashkësinë e besimtarëve nuk e kap dot pesë-përqindëshin. Dhe nëse është kjo që them unë, por edhe nëse është ajo që thotë Dom Gjergji, është një lajm i bukur, një lajm i mirë për shoqëri si kjo e jona, për shoqëri që…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se PS në Kamëz mori 4000 vota më shumë nga se kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme. Spiropali theksoi se qytetarët shqiptarë po vlerësojnë punën dhe nuk e shohin më partinë politike sikur të jenë fansa futbolli. “Jam shumë e lumtur për fitoren e madhe dhe për fitoren tonë të vogël, në qarkun e Tiranës, por edhe në zona, që janë quajtur tradicionalisht si bastione të PD-së. Rritja e PS-së në këto zona është shenjë e mirë se puna vlerësohet. Njerëzit votojnë për ata që punojnë. Në Kamëz, kemi…

Read More

Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova i cili garoi në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e koalicionit PD-AN, ironizoi përpjekjet e Bashës për ta cilësuar atë masakër zgjedhore duke shkruar se deri tani nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë atë. Duke iu referuar faktit se PD mbledh nesër kryesinë dhe këshillit Kombëtar, Starova shkruan se Basha nuk ka thirrur aleatët e koalicionit për të bërë analizën e zgjedhjeve. Ai ngre disa pyetje se ku po shkon e djathta në tërësi dhe thekson se beteja politike duhet vijuar duke filluar së pari me ndryshimin e vetes. “Sot,…

Read More

Zv/ministri I Mbrojtjes, Petro Koçi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar qëndrimet publike të Bashës, pas akuzave të këtij të fundit për masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit. Koçi shkruan se Basha para se të akuzojë duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për zgjedhjet e përgjakura që PD i dhuroi demokracisë në vitin 1194, ’96 dhe ’97. Postimi i plotë: Kryetari i partise se gangstereve Gaz Bardhi, Xhelal Mziu apo dhe Mark Marku, Lulezim Basha ka qene ne Fier dhe paskesh folur per masaker elektorale? Ky qe s’ka prapanice te kerkoje falje per zgjedhjet e pergjakura qe PD…

Read More

Moderatorja, Jona Spahiu ka ndryshuar totalisht look-un. Nga brune ajo është kthyer në bjonde me flokë të shkurtra. Mirëpo, ky ndryshim nuk do të jetë i përhershëm pasi moderatorja ka vendosur paruke. Në prapaskenën e emisionit, Jona ka filmuar veten me një paruke bionde dhe megjithëse s’na është mësuar syri ta shohim kështu, duhet të pranojmë që i shkojnë shumë!

Read More

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi do të dalë nga spitali “San Raffaele”, ndodhet i shtruar që prej datës 11 maj pasi vuan nga pasojat që i ka lënë pandemia e koronavirusit. Gjithçka filloi të hënën në mbrëmje, Berlusconi ishte në gjendje të rëndë, duke bërë që mjekët ta shtronin në spital. Tri ditë pas shtrimit në spital, filluan thashethemet në lidhje me përkeqësimin e gjendjes së tij, edhe pse mjekët nuk e mohuan kompleksitetin e situatës së tij, siguruan se nuk kishte “asnjë alarm të kuq” apo komplikacion që mund t’i kërcënonte jetën. “Berlusconi ka pasur disa probleme, por mendoj se…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se nga 3400 testime kanë rezultuar 39 raste të reja, ndërkohë që Tirana për herë të parë ka zbritur nën 10, me 8 raste pozitive. Po kështu raportohet për 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e…

Read More

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, me anë të një postimi në Facebook bën thirrje për kujdes. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se nuk duhet ulur vigjilenca dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të afërmve sa kohë që koronavirusi rrezikon që të na infektojë. Sipas mjekut, imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit “Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mendjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tuneli i gjatë…

Read More

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar si Forcën e Mbrojtjes Izraelite ashtu edhe grupet e armatosura palestineze se sulmet ajrore dhe sulmet me raketa në zona civile të populluara- si dhe përdorimi i municioneve nga forcat izraelite të sigurisë kundër protestuesve – mund të përbëjnë krime lufte. Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, Michelle Bachelet bëri thirrje për një hetim të pavarur për të gjitha akuzat për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe bëri thirrje për një shuarje të dhunës. “Gjatë 10 ditëve të fundit, situata në territorin e pushtuar palestinez dhe Izrael është përkeqësuar me…

Read More

Ditën e sotme, në ambjentet e fushave stërvitore në Kamëz u zhvillua takimi për kampionatatin e femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, takim që u mbyll pa u përfunduar pjesa e parë. Nga sa mësohet, 6 futbolliste të Bilishtit janë ndjerë keq dhe kanë pasur gjendje të fikti në fushë. Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit,…

Read More