Djali i kryeministrit Rama ka zgjedhur gjithnjë të mbajë një profil të ulët në media. I angazhuar me punët e tij dhe larg vëmendjes së mediave, Gregu rrallë shihet në publik. Ndërsa në rrjetet sociale ai zgjedh të pasqyrojë më së shumti punët e tij krijuese. Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit, u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e tij. E që prej atij momenti asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media për jetën e tij private. Ndaj këtë foto bëjnë çudi teksa i sheh. Ditën e enjte, djali i madh i Edi…
Author: tirana
Një stuhi e fortë goditi Argostolin sot, si dhe zonën më të gjerë të Kefalonias, e cila u shoqërua me breshër të fortë. Sipas të dhënave zyrtare, shirat e mëdha goditën zonën. Konkretisht, në Argostoli u regjistruan 30.7 ton ujë për hektarë, në Palliki 24.7 dhe në Faraklata 27.2 ton për gjysmë ore. Duhet theksuar se në Faraklata intensiteti i shiut arriti në 236 tonë në orë. Avioni Sky Express po mbërrinte në ishull nga Athina në kohën e stuhisë, si rezultat i së cilës avionit iu desh të kthehej në aeroportin e El Venizelou.
Gjatë një intervistë të dhënë për “Prive”, këngëtarja e njohur shqiptare, Lori Kaçka, ka treguar për jetën e vështirë që ka bërë. Artistja është shprehur se babai i saj ka qenë oficer dhe zhvendosja e familjes së saj nga Korça drejt Durrësit në vitin 1986 nuk ka qenë aspak e lehtë. “Kam pasur një jetë shumë të vështirë. Babai im në atë kohë ka qenë oficer, ndërsa tani është në pension. Oficerët kanë pasur një jetë shumë të vështirë, sepse kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz. Kemi ndërruar shumë vende. Nuk ka qenë e lehtë me të thënë të…
Precipiton keq situata mes Palestinës dhe Izraelit, ku prej ditësh është ndezur një luftë dhe si pasojë kanë mbetur shumë viktima dhe të plagosur. Orët e fundit raportohet se Izraeli ka sulmuar me raketa godinën ku ndodheshin disa media të rëndësishme, përfshirë edhe Al Jazeera në Gaza. Derimë tani nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që 3 orë më parë Izraeli kishte paralajmëruar se do të bombardonte, duke lënë mundësi evakuuimi për personat që ndodheshin në godinë, përfshirë gazetarë dhe punonjës të mediave. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, e cila po bën xhiron e rrjeteve…
140 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe 40 fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 950 të tjerë. Ky është bilanci i një lufte të përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestinës që ka hyrë sot në ditën e gjashtë të saj. Luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit po prekin dhe ambasadat. Ambasada shqiptare në Izraelin qendror shkruan se janë shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. “Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror. Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të…
Dashi Është momenti më pak i përshtatshëm për të bërë xheloz partnerin/en, përpiquni të zgjidhni gjithçka me durim të madh. Mos i besoni zgjedhjet tuaja në dashuri ndaj rastit dhe nxirrni gjithë guximin tuaj. Për beqarët do të ketë pak zhgënjim midis miqve dhe të njohurve të rinj. Demi Ju nuk mund ta përfundonit më mirë se kaq javën! Klima pozitive vazhdon në jetën tuaj; interesa të reja dhe njerëz të rinj hyjnë në jetën tuaj. Siç sugjeron Hëna në Kampin e nëntë, dita është e shkëlqyeshme për marrëdhëniet shoqërore: ju do të transmetoni energji pozitive, do të ndërmerrni nisma…
Kohët e fundit, ndjekësit vunë re një ftohje të raporteve mes Adrolës dhe Xhesikës, të cilat s’po i shihnim më bashkë. Me të drejtë, publiku mendoi se shoqëria e tyre ishte prishur, por ishte Xhesika ajo që mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë. “Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”,- tha modelja më herët. Mirëpo, ndodhi pikërisht ajo që supozohej të mos ndodhte kurrë. Marrëdhënia e tyre është krisur dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregojë këtë? Vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën…
Djemtë e Dimalit janë gati të shkruajnë historinë e futbollit të qytetit të tyre. FK Osumi hodhi një hap të rëndësishëm për të qenë pjesë e Kategorisë së dytë të futbollit shqiptar duke fituar 3-0 përballë ekipit të Murlanit të Vaut të Dejës.Kryetarja e Bashkisë Juliana Memaj ka uruar djemtë për fitoren, të cilët nëse fitojnë dhe ndeshjen e Play off-it, do të ngjiten një kategori më lart.“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi krenar për FK Osumi që hedhin një hap të rëndësishëm për të qenë pjesë e Kategorisë së dytë të futbollit shqiptar. Djemtë fituan përballë ekipit…
Një histori e pazakontë është rrëfyer nga Aleksandër Vaqo për ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij. Në një rrëfim në “Shqipëria Live”, Vaqo tha se e ka gjetur bashkëshorten e tij duke e tradhtuar në shtëpi, ndërsa në familjen situata është e rënduar edhe për vajzën e madhe. “Shkova në shtëpi gjeta gruan me një burrë tjetër. Ishte vajza e vogël 11 vjeçe në banesë. Më tha është bojaxhiu, kushëri i largët. Ai iku me vrap duke u veshur jashtë. Ndërkohë që vajzën duan ta trafikojnë. Kanë ardhur 4-5 veta për të rrëmbyer gocën. Trokitën i ranë ziles bënë çmos që…
Rreth orës 23:25, në rrugën “Myslym Shyri, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Policia e qytetit të Vlorës mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një aksion blic në qytetin bregdetar. Janë ngritur disa pika postblloku në zona të ndryshme të qytetit për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e automjeteve. Shënjestër janë personat e shpallur në kërkim, për persona që qarkullojnë me armë, por dhe të tjerë për vepra të ndryshme penale. Nga informacionet e para raportohet se janë ndalur disa persona. Kujtojmë që në Vlorë para disa ditësh u vra Bledar Birçaj brenda makinës së tij tip BMW X5. Më herët sot postblloqe dhe kontrolle janë zhvilluar edhe në qytetin e Elbasanit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar një video të veçantë nga stërvitja e ushtarëve shqiptarë në kuadër të Defender Europe 21. Ushtari i IV Ardit Sema, efektiv i batalionit të dytë të këmbësorisë, festoi 30 vjetorin gjatë stërvitjes me koelgët, teksa shokët e surprizuan me tortën e ditëlindjes. “Edhe 100 vite të lumtura për Arditin që sot i mbushi të 30-tat në Bizë, në përgatitje të Defender 21, bashkë me kolegët e tij nga batalioni i II i këmbësorisë”, shkruan Peleshi krah videos.