Pas ndarjes nga jeta të Haris Memës, kampi blu me një firmë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka emëruar si kryetar dege për një periudhë të përkohshme në Sarandë nën-kryetarin Vesel Koçiu, ish-i dënuar për ‘shpërdorim detyre’. Ndërkohë që për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi është emëruar Bujar Leskaj, drejtues politik përgjegjës për degën Sarandë dhe Kryesia e Degës. Vesel Koçiu lejoi ndërtimin e objekteve pa leje në Ksamil ndaj është kallzuar nga KLSH në vitin 2015 me në krye Bujar Leskajn për “Shpërdorim detyre” në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë. Sot gjashtë…
Author: tirana
Nga Mustafa Nano Më 25 prill, demokratët kishin një mundësi për t’u bërë shumicë në këtë vend. Dhe unë kam frikë se ky rast nuk ka për t’iu ardhur më. Në vitin 2025, Rama mund të jetë në pozita më të favorshme. Gjithnjë, nëse katër vitet e ardhshme do dijë t’i shfrytëzojë për të shpikur një Rama tjetër e nëse ekonomia do të fillojë të xhirojë. Por ata (demokratët) nuk ia dolën. Kam përshtypjen se i paguajnë një kosto disa zgjedhjeve të gabuara që kanë bërë, mes të cilave spikat e shkëlqen Lulzim Basha, dhe disa sjelljeve e tabiateve, që…
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha deklaron se data e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE pritet të caktohet brenda muajit qershor, pasi shqiptarët dhe Shqipëria e meritojnë me reformat e ndërmarra deri më sot. Ambasadori Soreca theksoi për Report tv se BE ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë sa herë që të ketë nevojë. Soreca dhe ekipi i tij kanë nisur prej ditësh turin 21 ditor nga Vermoshi në Konispol për të promovuar investimet e BE në vend dhe për të theksuar se Bashkimi Europian është në krah të shqiptarëve në çdo cep…
Një fituese e çmimit të lotarisë thotë se shkatërroi biletën 26 milion dollarëshe, në lavanderi. Bileta fituese SuperLotto Plus u shit në një dyqan, në periferi të Los Angeles të Norwalk në nëntor.Por, afati për të tërhequr çmimin kaloi këtë të enjte. Një anëtar i stafit në dyqanin në Norëalk, Esperanza Hernandez, tha për California Whittier Daily News se një grua kishte ardhur të mërkurën duke pretenduar se kishte biletë fituese të çmimit, por që ajo e kishte humbur. Kishte frikë e kishte çuar aksidentalisht në lavanteri, brenda një xhakete. Një zëdhënëse e Lotarisë së Kalifornisë, Cathy Johnston, i tha…
Nga shtatori 2020 kur mori drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra prej 9 muajsh Aida Hajnaj vazhdon të mos paguhet pavarësisht detyrës së rëndësishme që mban. Por i njëjti fat po ndjek edhe 28 hetuesit e parë të BKH të cilët mbasi i kaluan sprovat për tu kualifikuar si krahu i djathtë i SPAK, ende nuk kanë marrë rrogën e parë. Nga komunikimi që TCH pati me disa prej tyre u deklaruan vështirësi ekonomike pasi hetuesit janë dorëhequr nga detyrat e mëparshme prej muajsh. Deri më tani 28 hetuesit e FBI shqiptare kanë mbyllur fazën e parë të trajnimit…
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme në një dalje për mediat, se do të niste menjëherë operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje. Kështu, aksioni nisi sot në qytetin e Kukësit. Policia ka proceduar penalisht 32 persona për ndërtime të paligjshme. Ata janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë. Mes tyre janë dhe 5 punonjës të bashkive Kukës, Has dhe Tropojë, të gjithë përgjegjës për mbulimin e territorit, ku janë konstatuar ndërtimet e paligjshme. KUSH JANË ATA? 1. Novruz Bardhoshi, i biri i Hajdar…
Pacientët alergjike kanë qenë ata me më fat në këtë situatë epidemie të covid 19. Mjeku alergolog Mehmet Hoxha shpjegon se pacientë alergjike edhe ata pak që janë prekur e kanë kaluar në formë fare të lehtë. Me ardhjen e pranverës shtohet prania e poleneve në ajër çka e vështirëson gjendjen shëndetësore të personave alergjike. Por prania edhe e virusit covdi 19 i ka panikuar edhe më shumë pacientët kronikë me alergji pasi druajnë se mund të kenë rënë në kontakt po cilat janë simptomat që e dallojnë alergjinë nga sëmundja që shkakton covid 19. Edhe studimet ndërkombëtare konfirmojnë se…
Sot, Policia e Shtetit ka prangosur një efektiv të Forcave RENEA, Xhulio Liçin, i cili kishte rolin e transportuesit të kokainës. Bashkë me të kanë rënë edhe dy persona të tjerë, Ded Nimani dhe një person tjetër me mbiemrin Gaci, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije. Megjithatë Nimani është i njohur për Policinë e Shtetit pasi e ka parë “qelinë” edhe më parë. Në vitin 2017, teksa vuante dënimin me 9 vite burg për trafik droge, ai u bë pjesë e kronikave të lajmeve. Bashkëshortja e tij ishte larguar bashkë me të bijën drejt Italisë pa…
Deputetja e zgjedhur e PS-së, Elisa Spiropali ka folur në lidhje me kërkesën që kryeteministri Rama i ka bërë opozitës për bashkëpunim. Ajo tha se Rama këtë gjë e ka bërë edhe para zgjedhjeve. “Superioritet Rama i ka treguar me fitoren e mandatit të tretë që për ne është përgjegjësi. Nuk kemi ndërmend të merremi më me lojërat e Bashës. Është e qartë se kjo betejë e re e tij nuk ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit por me atë të 20 korrikut brenda PD. Për të siguruar kreun e PD, Basha nuk mund të nëpërkëmb as reputacionin…
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.Në postimin e tij në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”.
Kapet me 1 kg kokainë, Xhuljo Liçi, pjesëtar i forcave RENEA dhe 2 bashkëpunëtorë të tij. Aldo Kozarja se bashkë me Licin janë prangosur edhe dy persona të tjerë, të dyshuar bashkëpunëtorë të efektivit të RENEA-s. Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa efektivi dyshohet se kishte rolin e transportuesit.
Një operacion antidroge është zhvilluar sot në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se është sekuestruar një kg kokainë, ndërsa është arrestuar transportuesi, një oficer i forcave RENEA. Bezat raportoi se Policia ka gjurmuar për disa ditë lëndën narkotike Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe identiteti i personit të arrestuar. Arrestimi i efektivit të policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë nga SHCBA Ndërkohë, operacioni vijon ende.