Në portale të ndryshme është shkruar për Muratin se është në lidhje me një vajzë dhe se të dy presin një fëmijë. Djali nga Turqia ka sqaruar gjithë historinë duke thënë se nuk është e vërtetë. “Nuk janë të vërteta, edhe ortakja ime është shumë e shqetësuar nga ky lajm, nuk është e vërtetë. Me atë vajzën nuk jemi as në lidhje, doja të thoja që nuk janë të vërteta”, tha Murati.
Author: tirana
Agron Duka ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me vëllain e tij, Armandin. Deputeti i Partisë Demokratike tregon dashurinë e tij për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe pse vëllezër, Agroni duket se konsideron presidentin e FSHF-së si një shok të mirë. Të dy kanë zgjedhur të drekojnë së bashku, teksa në foto shfaqen duke trokitur gotat e verës. “Në çdo moment, shokë të mirë”, shkruan Duka në diçiturën e fotos.
Princ Harry ka folur hapur për problemet që ka hasur në Pallatin Mbretëror e që e çuan në vendimin e tij për t’u larguar. Në një intervistë me Armchair Expert, Harry tregoi se vendosi ta shkëpusë zinxhirin e vujatjeve për hir të fëmijëve të tij. Megjithatë theksoi se nuk dëshiron që të bëjë fajtor askënd duke e vendosur gishtin te ndonjë pjesëtar i familjes. Harry e krahasoi jetën e tij si filmi “The Truman show”, ku karakteri kryesor jeton jetën në një shoë televiziv. Ai tha se të lindësh në familjen mbretërore trashëgon çdo element pa pasur mundësi zgjedhjeje duke…
Egoiste, arrogante dhe mendjemëdhaja, duket se disa nga shenjat e horoskopit nuk njohin përemër tjetër vetor përveç “Unë” ! Ndonjëherë, mund të mendoni: e ç’të keqe ka të mendosh për veten para të gjithëve? Por të qenët egocentrik, të menduarit se ju vleni mbi të tjerët dhe mungesa e empatisë nuk janë fort virtyte me të cilat duhet të mburreni. Ndonëse shumë gjëra në jetën tonë janë rezultat i zgjedhjeve tona, pra ne vetë vendosim për fatin tonë, jo rrallë herë yjet hyjnë në lojë e në këtë rast për ta zbutur pak situatën, themi që shenjat e mëposhtme të…
Një makinë ka hyrë në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, duke panikosur qytetarët të cilët kanë filmuar momentin. Video është bërë publike ditën e sotme nga JOQ. Qytetarët shihen të habitur nga ajo që po shikojnë ndërkohë që makina ecën avash në parkun e Liqenit. Burime për tirananews.al bëjnë me dise se makina është e ambasadës suedeze për një aktivitet te Amfiteatri. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)
Deputeti i zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti ka komentuar sot vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) lidhur me ankimet e PD dhe LSI. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Alizoti ka përmendur të gjithë parregullsitë e procesit zgjedhor në terren duket kërkuar nga KQZ që të mos i mohojë faktet dhe të mos bëhet palë. “Nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh oparash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë, shpërndahjen e ndihmave, të rezervave të…
Forca të shumta policie kanë mbërritur në Elbsan këtë të premte, ndërsa bëhet me dije se janë ngritur dy postblloqe të armatosura në pika të ndryshme në afërsi të vendit ku u ekzekutua Everest Çaka.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim që i ka mbërritur në rrjetin social ‘Facebook’. Sipas denoncuesit, mësuesit janë pa rroga dhe fëmijët e tyre pa bukë, ndërkohë që paratë u përdorën për të blerë vota dhe orgji në mbarë vendin. Berisha ka publikuar mesazhin e një “mësuesi dixhital” të gjimnazit të Fierit që shpreh shqetësimin për çështjen në fjalë. Postimi i Berishës
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në mes të Tiranës, në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. Një mjet tip Golf me targa Kosove është kthyer në të djathtë, duke qenë në korsinë e gabuar të rrugës. Mirëpo një Benz i cili ishte duke ecur në drejtimin e duhur nuk e ka pritur këtë manovër dhe në pamundësi për të frenuar e ka goditur në pjesën e përparme.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese, disa protestues pro-palestinezë. Demonstruesiit libanezë, që protestonin pro Palestinës ishin duke kaluar kufirin nga Libani për në Izrael në momentin kur u qëlluan. “Pak më parë, tanket e IDF qëlluan për të paralajmëruar një numër protestuesish të cilët kaluan nga Libani në territorin e Izraelit,” shkruajnë në një postim në Tëitter Forcat Mbrojtëse të Izraelit. “Të dyshuarit sabotuan gardhin dhe i vunë zjarrin zonës përpara se të ktheheshin në territorin e Libanit”, thuhet më tej në njoftim. פעילי חיזבאללה פרצו את גדר הגבול וחדרו לשטח ישראל@rubih67 https://t.co/dAMNpxtz3z pic.twitter.com/dppAKP9jmL—…
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e dashurisë mes Rremida Shkozës dhe partneres së saj amerikane, Alli. Rremida tregoi se në fillim u dashurua dhe u martua në kishë më një burrë, me të cilin qendruan disa vite bashkë. Mirëpo gjatë gjithë asaj kohe Rremida nuk kishte arritur ta provonte dashurinë e vërtetë, që në fakt do të ishte një grua, Alli. “Me ish-bashkëshortin kemi punuar bashkë dhe jemi dashuruar, jemi fejuar dhe jemi martuar në kishë katolike. E di se është puna? Ky ishte plani i Zotit. Zoti ka dashur që unë ta jetoj…
Ylli i futbollit amerikan, Dak Prescott, i cili arriti të fitojë shumën e 107.5 milion dollarëve, renditet në vendin e katërt. Me 96 milion dollarë përfitime e mbylli sezonin e kaluar legjenda e NBA, LeBron James, i cili mban vendin e pestë. Vendi i 6-të i takon përsëri një futbollisti. Flasim për Neymar, i cili e mbylli vitin me 95 milion dollarë të fituara. Tenisti Roger Federer mban vendin e 7-të në kuotën e 90 milion dollarëve, ndërsa kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton me 82 milion dollarë renditet në vendin e tetë. Në dhjetë sportistët më të paguar kanë…