Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Në Kamëz morëm 4000 vota më shumë se në zgjedhjet e mëparshme”, Spiropali thumbon Bashën: Është karakteristikë e humbësit që të merret me fituesin!

17:54 / May 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spiropali photo featured
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se PS në Kamëz mori 4000 vota më shumë nga se kishte marrë në zgjedhjet e mëparshme.

Spiropali theksoi se qytetarët shqiptarë po vlerësojnë punën dhe nuk e shohin më partinë politike sikur të jenë fansa futbolli.

“Jam shumë e lumtur për fitoren e madhe dhe për fitoren tonë të vogël, në qarkun e Tiranës, por edhe në zona, që janë quajtur tradicionalisht si bastione të PD-së. Rritja e PS-së në këto zona është shenjë e mirë se puna vlerësohet. Njerëzit votojnë për ata që punojnë.

Në Kamëz, kemi marrë 4000 vota më shumë nga zgjedhjet e mëparshme. Në Vorë morëm 3000 vota më shumë nga herët e tjera. Në Tiranë morëm 18 mandate, që është një rezultat shumë i mirë për skuadrën tonë. Informacioni i munguar ka bërë që shumë vota të jenë të pavlefshme, duke na humbur edhe vota si PS”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali nënvizoi se deri në qershor, do të jenë të vaksinuar mbi 1 milionë shqiptarë.

“Basha vazhdon të këndojë të njëjtën këngë, i them ndrysho regjistër, kaq mund t’i them Bashës. Problemi i Bashës janë zgjedhjet brenda PD-së. Por, kjo nuk na takon neve. Ne na takon që të punojmë më shumë. Ne nuk do të merremi me ta.

Është karakteristikë e humbësit që të merret me fituesin, por ne nuk do të merremi me humbësin, por ne do të bëjmë punë. Në parlament e në qeveri do të merremi me punë konkrete, do vazhdojmë me vaksinimin dhe rindërtimin. Të gjithë shqiptarët presin, urojmë që deri në qershor të kemi vaksinuar 1 milionë shqiptarë”, u shpreh Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.