Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Situata me Covid-19/ Tritan Kalo apel qytetarëve: Ende nuk ka ardhur fundi

16:40 / May 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 609fdb4bcd696
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, me anë të një postimi në Facebook bën thirrje për kujdes. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se nuk duhet ulur vigjilenca dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të afërmve sa kohë që koronavirusi rrezikon që të na infektojë. Sipas mjekut, imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit

“Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mendjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tuneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij….Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Ëuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri….Shumë punë është kryer, shumë djersë e lot janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë….Në ndërkohë kemi pasur qindra-mijëra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen….KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetë lëndues e jetë marrësi Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbërritur atë cak të domosdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë”, shkruan ai.

Kalo thotë se ditë më të mira na presin, por shton se kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë masat. Ai bën i bën thirrje qytetarëve po ashtu që të pranojnë të vaksinohen.

“Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh…..Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë….Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithçkaje në jetët tona….Ditë më të mira na presin, POR kjo nuk duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë nesh….PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive të kësaj “flame mbarëbotërore”….KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë….NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetësor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19-, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese….Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë”, shton Kalo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.