Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Plotëson amanetin e Moikom Zeqos, i biri sjell për publikun librin “Minifabulat”: Po i mësoj vajzës gjuhën shqipe

13:41 / May 16, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mojkom Zeqeo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vit pas ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e studiuesit poliedrik, Moikom Zeqo, i biri ka sjellë para publikut librin e minifabulave. Më shumë se një rekiuem për të atin, botimi është një rrekje sipërore për ruajtjen e shqipes.

“Libri ka lindur si amanet i Moikom Zeqos për t’i mësuar shqip vajzës sime. Mos harroni se Moikom Zeqo ishte poet para plenumit të katërt, kur e çuan në Rrogozhinë mësues dhe atje ai kuptoi se kishte mangësi në letërsinë për fëmijë. Minifabulat e Moikom Zeqos u shkruan në vitet 1970-1990”, thotë i biri, Epidamni.

Risia e botimit të minifabulave janë ilustrimet e Enkeleida Ester Priftit që përçojnë në imazhe mesazhin e Moikom Zeqos, duke i folur dy kohëve, të birit që u rrit me to dhe mbesës që po rritet pa gjyshin.

“Po i mësoj vajzës sime që nuk jeton në Shqipëri, gjuhën shqipe. Ka një risi që janë ilustrimet dhe teksti është i integruar në ilustrime. Është një mesazh për brezat dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës”, thotë Epidamn Zeqo.

Moikom Zeqo u shua pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një vepër të madhe të botuar dhe në dorëshkrim, për të cilën tashmë kujdeset familja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.