Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar në ambientet e MASR një bashkëbisedim me maturantë dhe mësues nga kryeqyteti rreth procesit të organizimit të sivjetëm të Maturës Shtetërore. “Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me maturantë të ndryshëm nga kryeqyteti diskutuam rreth procesit të organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi ‘online’ dhe më pas ai i alternuar”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj. Në lidhje me vështirësitë e shkaktuara gjatë pandemisë COVID-19, Kushi ka nënvizuar gjithë ndjeshmërinë që MASR ka ndaj këtij shqetësimi, duke cilësuar se…
Author: tirana
Deputetët e Demokracisë së Re të zonës së Follorinës dhe Kosturit, Janis Antoniadhis dhe Zisis Tsigalajas kanë kërkuar nga Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile të rishikohet vendimi për hapjen e doganës së Kristalopigjise( Kapshticës ), Tre Urave dhe të Qafë Botës. Në një takim të sotëm mes tyre dhe Sekretarit të Mbrojtjes Civile thuhet se është thënë që zv/ ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardhalias ka urdhëruar që përveç Kakavijës, të gjitha doganat e tjera me Shqipërinë të mos hapen deri në 30 qershor. Sipas TV shtetëror ERT që publikoi fotografinë me takimin përkatës te dy deputetëve të zonës,…
Një efektive policie ka bërë “namin” në rrjetin social të Tik Tok duke publikuar herë pas herë video nga ditët e punës. Videot me uniformën “blu” kanë bërë xhiron e rrjetit duke u kthyer në virale, ndërsa e reja vijon me publikimin e ‘krijimeve’ më të fundit.
Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe deklaroi mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC se brenda muajit maj do të fillojnë kolaudimet. Ai tha se për personat që afati u ka skaduar në fillim të këtij viti certifikata rinovohet automatikisht edhe 12 muaj. Pra, makinat që kanë bërë kolaudimin në 2020, do të duhet të paraqiten në 2022 për të kaluar sërish në kolaudim. Ndryshimet e fundit parashikojnë që mjetet e reja do të kolaudohen pas tre viteve nga targimi i parë, ndërsa të përdorurat njëherë në dy vite. Lexo edhe: Ndryshimet e fundit/ Hiqni kufjet, kur…
Disa të rinj kanë hipur në “Downtown Tirana”, në ndërtesën më të lartë në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë. Siç shihet dhe në videon e publikuar në rrjete sociale, video që tani është bërë virale, shihet se si dy punëtorë ecin buzë ndërtesës së lartë duke sfiduar vdekjen. Hello from Tirana ❤️ pic.twitter.com/qd0QEcJefl— Joleza Koka (@jolezakoka) May 12, 2021
Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta ka përfunduar në spital. Ka qenë vetë ajo që ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet e shtrirë në krevat në spital ndërkohë që në dorë ka një vigon dhe serumin pranë. “Pushime në Maldive”, ka shkruar Rezarta me ironi. Ndërkohë në foto vihet re që pranë saj ndodhet bashkëshorti, Ermali i cili në ato momente ndodhej pranë derës. Nuk dihet se çfarë ka pësuar këngëtarja, por urojmë që gjendja shëndetësore e saj të jetë mirë.
Imami i njohur Ahmed Kalaja ka habitur me qendrimin e tij ndaj vajtimit me ligje te shqiptareve per te nderuar njeriun me te shtrenjte qe largohet kjo kjo bote. Duke iu përgjigjur një pyetjeje në rrjetet sociale, Kalaja tha se mënyra si gratë shqiptare vajtojnë “me melodi dhe iso” është harram sipas Islamit. Shqiptarët kanë disa nga traditat më të lashta, edhe për mënyrën e të vajtuarit në fatkeqësi, si ajo me gjëmë në veri të vendit, por edhe vajtimi i grave në pjesën jugore, që imami Kalaja jo vetëm e ka ironizuar, por e quan mëkat. “Nëse i vdekuri…
“Mbi 5000 mijë mjekë e infermierë të shërbimeve covid përfitojnë bonusin special mbi pagën dhe rritja me 40% e pagave në një kohë të pandemisë tregoi edhe njëherë mbështetjen tonë të pakursyer për ata që kujdesen për jetën e njerëzve. Mirënjohja ime sot shkon për çdo infermiere e infermier kudo ku shërben, nga veriu në jug, nga qendrat e largëta shëndetësore, në spitalet terciare”. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në aktivitetin e mbajtur nga ‘Urdhri i Infermierëve’, në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve. Duke e konsideruar një humbje të madhe për sistemin…
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në një lokal në Prishtinë, Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Sipas saj, një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, disa medie në Kosovë raportojnë se në konflikt janë përfshirë vjehrri me dhëndrin, por kjo ende nuk është konfirmuar nga ana zyrtare. “Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur…
Palestina dhe Izraeli vazhdojnë të kenë konflikte ushtarake me njëri-tjetrin për shkak të terrritoreve, që secila palë pretendon se janë të vetët. Gjatë këtyre ditëve po zhvillohet një nga konfliktet më të dhunshme të viteve të fundit, teksa regjistrohen dhjetëra të vrarë, kryesisht nga Palestina. Një moment i frikshëm ka ndodhur në një ndeshje basketboll i në Izrael, në një moment kur militantët palestinezë të Hamas lëshuan disa raketa. Lojtarët e Maccabi Raanana dhe Maccabi Kiryat Motzkin u shtrinë menjëherë në parket, pas alarmit se do shpërthente një bombë në pallatin e sportit. Fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja.
Ky është momenti i aksidentimit të Fatmir Avdillarit një ditë më parë ku edhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Në pamje shihet se një makinë tip “Toyota Yaris” nga korsia e mesit dhe e pa pozicionuar mirë në rrugë kthehet majtas dhe brenda sekondit, me një shpejtësi të madhe motori me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillari apo i njohur ndryshe si “Xubi i Yzberishtit” përplaset me të. Së fundmi Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39-vjeçaren e cila u përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e Fatmir Avdillarit.39-vjeçarja drejtuese e mjetit tip ‘Toyota Yaris’ e cila duke lëvizur në…
E vetmja dëshmitare në atentatin ndaj e Everest Cakës ishte bashkëshortja e tij Silvana. Edhe pse mbeti e plagosur ajo ka treguar përballë hetuesve mënyrën si ndodhi ngjarja, por pa mundur të identifikojë autorët për shkak të errësirës dhe fytyrës që mbanin të mbuluar. “Sapo makina jonë nisi lëvizjen, një mjet na goditi nga pas, kujtuam se ishte aksident. Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të Everesit, në qafë dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah” tha ajo. Silvana tregon se e…