Author: tirana

Asambleja Kombëtare e Infermierëve i është drejtuar me një certifikatë mirënjohjeje, kryeministrit Edi Rama. Por ky i fundit nuk e ka pranuar, ku thotë se sot nuk e meriton ta marrë këtë vlerësim pasi në ditën e infermierëve është i vetmi që ikën me nderim. Ai thotë se do të bëjë një kompromis, do e marrë certifikatën kur rroga e infermierëve të rritet 40%. ‘’Nuk më takon. Po duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet Presidenten. Të bëjmë një kompromis. Certifikatën ta mbajë urdhri, do e marr pasi rroga të rritet. Se s’ka kuptim. Pa vënë fare…

Read More

Në Shqipëri nisi sot procesi i vlerësimit të ankimimeve të paraqitura nga Partia Demokratike, Lëvizja socialiste për integrim dhe subjekte të tjera që morën pjesë në Zgjedhjet e 25 Prillit. Dy partitë kryesore të opozitës kanë kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 9 nga 12 qarqet që ka vendi. Por ndërsa procesi sapo ka nisur, Partia Demokratike, ka deklaruar përmes kryetarit të saj Lulzim Basha se nuk do ta njohë kurrë rezultiatin e këtyre zgjedhjeve Tre ankimimet e para të PD-së, LSI-së dhe një kandidati të Vetvendosjes, me të cilat nisi sot procesi, kanë të bëjnë me rezultatin në…

Read More

Nga Haaretz E njëjta histori duket se po përsëritet po këtë herë në Sheik Jarrah. Palestinezët që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Perëndimor do të dëbohen gjithashtu edhe nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor. Pse? Sepse shtëpitë në të cilat ata kanë qëndruar ligjërisht për 160 vite ose më shumë janë ndërtuar në një tokë që dikur ishte në pronësi të hebrenjve. Pra nuk është thjesht një konflikt mbi pasuritë e paluajtshme. Por në të vërtetë, është një ngjarje që mbart në vetvete pasoja shumë më të mëdha. Është diskriminim dhe shtypje ndaj…

Read More

Në një takim të zhvilluar me rastin e Ditës së Infermierëve, kryeministri Edi Rama  ka zbuluar se vendimi i parë i qeverisë së tij, në mandatin e tretë do i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve. AI ka bërë me dije se për ta do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti deri kur të mbushin moshën 18 vjeç. “Kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj jam shumë mirënjohës urdhrit të Infermierëve…

Read More

Në nderim të Ditës Botërore të Infermierëve, në amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, po zhvillohet një ceremoni. Në këtë ceremoni, e pranishme ishte dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Gjatë fjalës së saj, ajo shprehu falenderimin për infermierët, që kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetë të tjera. Ambasadorja Kim, tha se SHBA i ka qëndruar pranë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar me para, mjete infrastrukturore, por edhe në sigurimin e vaksinave. “Mirëmbrëma sot në ditën ndërkombëtare të infermierëve nderojmë ato që kujdesen pa u lodhur, për pacientët e tyre. Këtë vit në mes…

Read More

Spanjolli Antonio Mateu Lahoz do të jetë gjyqtari i finales së Ligës së Kampioneve të këtij edicioni, ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Çelsit që do të luhet më 29 maj. Një vendim i cili do të lërë paksa të mërzitur te Mançester Siti, duke kujtuar historinë e Lahoz me Pep Guardiolën. Në fakt, spanjolli ka drejtuar tre herë në të kaluarën Mançester Sitin dhe ka dhënë 3 penallti kundër kësaj skuadre. Ajo që shqetëson më shumë është incidenti i tij me Pep Guardiolën në vitin 2018. Asokohe ishin çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit dhe ai dërgoi me karton…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas vendimit të KAS, i cili rrëzoi sot kërkesat e PD-LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emgirantët, në Polici apo Prokurori që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit. Bardhi thekson se me këtë vendim “KAS u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit”. Sipas tij, “Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në…

Read More

Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha ka hedhur dyshime për një takim të mundshëm të kreut të PD, Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama në Rinas, pasi të dy takuan komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi. “Unë dyshoj se janë takuar në Rinas vetëm për vetëm. Basha me Ramën. Nëse Rama ka një ofertë për Bashën ta bëjë publike. Nëse ka ofertë konkrete politike për të djathtën të dalë ta bëjë publike dhe të shqyrtohet nëse është më e mirë për shqiptarët. Nëse flitet për miratim ligjesh, po. Çdo gjë që i bën mirë Shqipërisë, po. Nëse flitet për marrëveshje të…

Read More

Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e roganizuar pë Ditën Botërore të Infermierëve. Gerald Rockenschaub thotë se për OBSH ky është viti i gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor që janë në vijën e parë ndaj pandemisë. Ai thotë se është e domosdoshme që qeverisë shqiptare, Ramës dhe Manastirliut t’i njihet merita për vendosjen e punonjësve të shëndetit në listën e prioriteteve. Më tej Rockenschaub kërkon që sot të nderohen infermierët që janë heronj në luftën kundër pandemisë. ‘’Pëshëndetje z.Rama. znj.Manastirliu, z.Soreca, znj.Kim. I kënqur të jem këtu për të thënë…

Read More

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup. Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerjes së keqe. .Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë. Veshkat dhe ushqimet e rënda Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë…

Read More

Javën e kaluar, Murati u deklarua vetëm për Olën në “Për’puthen”, duke treguar se ka një pëlqim shumë të fortë ndaj saj. Gjatë takimit të tyre në plazh, teksa përkëdheleshin dhe prekeshin me njëri-tjetrin, Murati bëri këtë deklaratë të fortë, që Olën e emocioni shumë. Më pas në emision ai tha se ndihet shumë mirë me Olën dhe se flasin shumë bashkë, madje edhe pas programit. Ola nga ana e saj, nuk u deklarua për Muratin, sepse tha se dëshiron të njohë edhe një djalë tjetër. Teksa të gjithë mendojnë se Ola dhe Murati mund të jetë një çift në…

Read More

Fjolla Morina nuk ka qenë aspak aktive në rrjete sociale këto kohë, ndonëse rrjeti ka zier vazhdimisht nga lajmet për të. Së fundmi në media është përfolur edhe se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin Fisnik Syla. Mirëpo ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet dhe ka treguar sot se gjërat po shkojnë më së miri me këngëtaren. Ai ka publikuar në Instagram një foto me Fjollën dhe përmes saj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. “Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e…

Read More