Qeveria gjermane ka miratuar sot një urdhëresë me rregulla për hyrjet në Gjermani gjatë pandemisë së Covid-19. Në bazë të rregullores së re, personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk duhet të testohen më kur hyjnë në Gjermani. Ata nuk duhet të kalojnë më as në karantinë. Përsa u përket personave që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe që vijnë nga një zonë rreziku, siç janë për shembull Shqipëria e Kosova, ata mund ta sigurojnë hyrjen në Gjermani duke u testuar, me kusht që testi të dalë me përfundim negativ. Për…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar e ka kaluar disa momente, siç i quan ai të “veçanta”, me dy ish-yje të futbollit shkodran e atij kombëtar, Luan Vuatanën dhe Ser Dedjen. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Meta ka transmetuar “shijen” e mirë të këtij takimi edhe me ndjekësit, ku shkruan: “Kënaqësi e veçantë sot të përjetoja momente të veçanta nostalgjie dhe mirënjohjeje me dy yjet e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, Luan Vukatanën dhe Ser Dedjen, në miqësinë e shumë yjeve të tjerë
KAS ka vendosur të pranojë provat e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për zgjedhjet në Gjirokastër. Nga ana tjetër me 3 vota janë rrëzuar kërkesat e PD-LSI për sigurimin e provave të tjera nga institucionet ligjzbatuese si për emgirantët, në Polici apo Prokurori që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit. Anëtarët e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat që kryqëzohen nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve. Ndërkohë të premten, më 14 maj shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit. ”Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim…
Pas infektimit me Covid-19, pjesa më e madhe e pacientëve të prekur ankohen se kanë humbur shijen dhe nuhatje, simptoma këto që iu faturuan virusit, që në fillim të pandemisë. Sipas ekspertëve, dy simptomat më të dukshme lidhen direkt me prekjen nga virusi të sistemit qendror nervor, me një shtrirje në kohë që shkon nga disa javë në 6 muaj, por ka edhe raste të studiuara, ku pacientë të shëruar nuk i janë rikthyer normalitetit edhe një vit pas infektimit. Doktor Altin Kuqo, mjek neurolog në QSUT, thotë se dy simptomat, për të cilat ankohen më shumë qytetarët, janë bazike,…
Ka shumë njerëz që shkojnë përtej kapaciteteve të tyre për t’u dobësuar apo për të patur një stomak të sheshtë. Në kësi rastesh, tendenca është t’i provosh të gjitha, pa treguar kujdes për pasojat që një mënyrë e tillë ka në organizëm. Zgjidhjet për humbjen e peshës së tepërt janë gjithnjë përpara syve dhe shumë të lehta e të shëndetshme. I tillë është rasti i majdanozit, i cili është pjesë e një kure të mrekullueshme e të shëndetshme për djegien e yndyrës së tepërt. Konsumimi i rregullt ditor i majdanozit është shumë efikas për heqjen e yndyrës së akumuluar në…
Pas lajmeve që u shpërndanë në media dhe rrjete sociale për këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina, se është ndarë nga bashkëshorti biznesmen, ka reaguar menjëherë vetë ajo. Pas këtyre lajmeve, Fjolla Morina është kontaktuar nga Express Roze, ku fillimisht nuk e ka hapur telefonin. Më pas ka telefonuar dy herë në redaksi duke mohuar këto informacione. Ajo tha se nuk është e vërtetë që është ndarë nga burri e as që ka abortuar. Teksa nuk dëshiroi që të komentonte më shumë rreth kësaj teme, ajo tha se arsyeja e mospublikimit të fotografive në rrjete sociale është se po i…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, ka falenderuar infermierët dhe vaksinatorët, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e palodhur në këto muaj të pandemisë. “Angazhimi juaj në këtë fushatë të vaksinimit masiv, përpos gjithë punës që ju bëni në qendrat shëndetësore, është me të vërtetë një punë e madhe, e rëndësishme në dobi të shëndetit të popullatës. Ndaj unë sot kam kënaqësinë të jem këtu mes jush dhe nëpërmjet jush, dua të falenderoj të gjithë vaksinatorët tanë, kudo në sistemin tonë shëndetësor, në qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit të përqendruar për…
Në gjendjen aktuale ku ndodhen shumica e fushatave të vaksinimit në Evropë, hipoteza e “green pass”, pasaportat që vërtetojnë imunitetin apo rezultatin negativit ndaj Covid-19, mund të duket e parakohshme. Por aktualisht debati është i zjarrtë në vendet që tashmë kanë arritur të vaksinojnë një pjesë të mirë të qytetarëve. Certifikatat e gjelbra dixhitale që vërtetojnë vaksinimin, shërimin e kohëve të fundit nga Covid-19, apo rezultatin negativ të testit të tamponit, do t’i japin ndoshta mundësi një pjesë të popullatës evropiane që të rifillojë udhëtimet e lirshme brenda BE-së. Në Izrael, një aplikacion që identifikon të vaksinuarit dhe të shëruarit,…
Presidenti Ilir Meta reagon pas vrasjeve të ditëve të fundit në disa qytete të vendit. “Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”, shkruan Meta.
Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, në një prononcim për mediat u ndal tek krimet zgjedhore. Ai tha se ka inkurajuar të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në vend që të hetojnë rastet në transparencë të plotë dhe rezultatet t’i transmetohen publikut. “Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigj e të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen në proces transparent, që publiku të jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria. Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje duhet të ndihen të lirë për të eksperimentuar në aspektin personal. Kërkoni një mënyrë më efikase për të përfunduar detyrat e përditshme dhe mësoni më shumë nga ata që kanë bërë të njëjtën punë me ju. Beqarët e kësaj shenje mund të jenë në prag të nisjes së një lidhjeje të re dashurie. Demi Mund të përballeni me një situatë mjaft të vështirë gjatë kësaj dite. Nëse i besoni fuqisë suaj dhe personave rreth jush, do ta kaloni këtë problem më me lehtësi. Në karrierën tuaj, ka gjasa të merrni disa oferta për të…
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi është kapur duke shpërndarë drogë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin J. H., 48 vjeç, banues në Orikum. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis si dhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.