Author: tirana

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e djeshëm Greqinë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një çifti grek, që jetonin me foshnjën 11-muajshe dhe qenin. Personat që kishin hyrë për të grabitur shtëpinë, kanë lidhur fillimisht burrin në një karrige dhe më pas kanë mbytur 20-vjeçaren. Caroline Crouch është gjetur pranë foshnjës që flinte në krevat. Gazetari i njohur, Artur Bibe, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” foli për pistat e para të policisë greke. Sipas tij, kjo ngjarje kaq e rëndë ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.Ndërsa teksa fliste për autorët e dyshuar,…

Read More

Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Torinos në Itali dhe ka shkuar në banesën e 22-vjeçares shqiptare Sonila Cani e cila u gjet vdekur në datë 21 Mars 2021. Ajo u gjet e vetëvarur në tualet, por ka dyshime të forta se dhe mund të jetë vrarë. Gazetari Spartak Koka ka intervistuar ballë për ballë Kreshnik Canin, bashkëshortin e Sonilës. Intervista është zhvilluar në apartamentin e tyre në Torino. Gazetari Koka e pyet drejtpërdrejt Kreshnikun se çfarë pune bënin ata në Itali, përderisa bashkëshorti pretendon se pas vdekjes së Sonilës vuri re se në shtëpi mungonin 17 mijë Euro. Me çfarë…

Read More

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka rrëfyer punën e saj të parë, para se t’i futej politikës. E ftuar në “Top Albania Radio”, Balluku tha se puna e saj e parë ka qenë në radio, ku që nga viti 2005, ministrja ka moderuar një emision të quajtur “Me sytë e Anës”, duke fshehur emrin e saj të vërtetë dhe duke mos dhënë detaje për kohëzgjatjen e kësaj pune. Gjatë intervistës, Balluku ajo diskutoi edhe mbi numrin e femrave të punësuara në ministri. Ministrja shprehet se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, ka më…

Read More

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e fundit në Tiranë, ku burimet policore bëjnë me dije se është arrestuar një 20-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën tij fizikisht dhe psikologjikisht. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçari pasi ka dhunuar dhe ka plagosur me pirun nënën e tij. Forcat e komisariatit numër 6 kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Klevi. L. I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij Z. Liçi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes ku pas një konflikti verbal i biri ka qëlluar me pirun në bark nënën.…

Read More

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas denoncimit që bëri ndaj tij ish-e dashura që e kallëzon për përndjekje. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se po punohet për arrestimin e 34-vjeçarit me inicialet E. K. Mësohet se i padituri ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare, me të cilën kishte pasur një lidhje intime. Por mesa duket pas ndarjes, i riu nuk ka mundur dot ta heqë nga mendja dhe e ka ndjekur këmba-këmbës, duke e detyruar të renë t’i drejtohet Komisariarit të Policisë. “Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë…

Read More

Agon Elezi, që spikati me një sezon te Skënderbeu vjet ka gjetur sot golin e parë në futbollin kroat te skuadra e Varteks Varazhdin, aty ku më parë kanë luajtur edhe emra të njohur të topkëmbës në vendin tonë, si: Sinani, Muka apo dhe Bogdani etj…. 20-vjeçari nga Shkupi u transferua në fillim të sezonit nga Skënderbeu te Varazhdin së bashku me shokun e skuadrës te korçarët dhe partnerin në mbrojtje, Jorgo Pëllumbin. Për Elezin ky është goli i parë në kampionatin kroat, ndërsa Varazhdin që luan në transfertë me gjigantët kroat të Dinamos së Zagrebit dhe aktualisht ndeshja është…

Read More

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter me epiqendër në Greqi është ndjerë në juglindje të Shqipërisë duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth. Lëvizja sizmike është regjistruar në orën 23:31:02 me orën lokale dhe ka zgjatur disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë, por paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka marrë pjesë në iftarin e shtruar mbrëmjen e sotme, bashkë me Baba Edmond Brahimaj dhe ambasadorin izraelit Noah Gendler, ndonëse i përkasin sekteve të ndryshme fetare. Në një postim në Twitter,diplomatja e SHBA falenderon Baba Mondi dhe ambasadorin izraelit për pjesëmarrjen në këtë iftar dhe uron muajin e shenjtë të Ramazanit. “Faleminderit Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorit Izraelit Noah Gendler për bashkë-pritjen e iftarit të mbrëmjes. Shumë e veçantë për të ndarë bukën me miqtë e të gjitha besimeve. Gëzuar Ramazanin!”, shkruan Yuri Kim në Twiiter. Thanks to Baba Edmond Brahimaj & Israeli…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se nuk ka asnjë shpresë te PD-ja. Sepse sipas tij, kjo forcë politike me në krye Sali Berishën, po i gëzohet pushtetit që sjell të qenurit në opozitë. “Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë. Nuk kam shpresë as te PD dhe as te e djathta. Janë kthyer disa njerëz, ka qenë një term që ne e përdorim vite më parë, aristokracia e klasës punëtore. Pra sindikatat në marrëveshje me qeverinë në të gjitha problemet që kishte kapitalizmi përfaqësohej nga disa njerëz që nga forcat prodhuese u zgjodhën nga punëtorët dhe…

Read More

Analistët në emisionin “Open” janë treguar kritikë sot me liderin demokrat Lulzim Basha, i cili prej ditësh që kur ka nisur diskursi i maxhorancës për të shkarkuar Presidentin e deri më sot kur janë zhvilluar seancat e Komisionit Hetimor, nuk ka reaguar. Ata janë të mendimit se edhe Basha është pro shkarkimit të presidentit, pasi e bëjnë fajtor për diskursin e tij para zgjedhjeve të 25 prillit, gjë që sipas opozitës ndikoi në humbjen e tyre. Analisti Arjan Curri ka treguar nga burimet e tij se prej kohësh ka një ftohje mes Bashës dhe Metës dhe mes tyre nuk ka…

Read More

Nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila, Shqipëria ka mundur që të sigurojë 5 medalje, 2 ari dhe 3 argjendi. Në përzgjedhjen e saj këtë herë vendi ynë kishte boksierët më me potencial me Krenar Zenelin 60 kg, Rexhildo Zenelin 64 kg, Denis Nurjan 69 kg, Alban Beqirin 75 kg, Arjon Kajoshin 81 kg dhe Indrit Laçin 91 kg. Ishte një aktivitet me një rivalitet të madh dhe me sportistë të trajnuar mirë. “Katër dite me radhë u zhvilluan ndeshjet ku secili nga sportistët tanë dha performancë të lartë duke zhvilluar ndeshjet dhe duke fituar me…

Read More

Vrasja te “5 maji” në Tiranë, solli në zbulimin e disa pajisjeve kompjuterike të cilat shërbejnë për monitorimin dhe zhvillimin e kriptomonedhave virtuale Bitcoin. Këto pajisje u zbuluan pas kontrolleve të shumta që policia bëri në ambientet ku u vra Mehmet Qema, 27-vjeç. Ky i fundit u vra nga shoku i tij Marius Dema. Përveç Marius Demës që u vetdorëzuar disa orë pas krimit, edhe 4 shokët e të viktimës dhe të autorit që gjendeshin bashkë me ta në momentin e krimit , përtej orës janë nën hetim për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.…

Read More