Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Yuri Kim në Ditën e Infermierëve: Sonte është në nderin tim që ndodhem në mesin e heronjve të Shqipërisë

18:45 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasadorja Yuri Kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në nderim të Ditës Botërore të Infermierëve, në amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, po zhvillohet një ceremoni. Në këtë ceremoni, e pranishme ishte dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj, ajo shprehu falenderimin për infermierët, që kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetë të tjera. Ambasadorja Kim, tha se SHBA i ka qëndruar pranë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar me para, mjete infrastrukturore, por edhe në sigurimin e vaksinave.

“Mirëmbrëma sot në ditën ndërkombëtare të infermierëve nderojmë ato që kujdesen pa u lodhur, për pacientët e tyre. Këtë vit në mes të pandemisë së COVID-19 i jemi mirënjohës infermierëve të personelit mjekësor. Ju keni qenë në vijën e parë të luftës së kësaj pandemie, duke luftuar trimërisht, si gjithmonë, për të shpëtuar jetë. Disa prej jush i është dashur të vajtojnë anëtarët e kësaj familje, që humbën jetën nga pandemia.

Sot ju bashkohemi për të nderuar infermierët që humbën jetën për shkak të kësaj pandemie. Pavarësisht se sa iu ka kushtuar kjo pandemi, keni gjetur përkushtimin për të vijuar luftën për gjithsecilin për nesh. Për botën ju jeni heronjtë e rinj, heronj që do ju jemi gjithmonë mirënjohës. SHBA-të janë tejet të nderuara për të mbështetur përpjekjet tuaja. Që prej fillimit të pandemisë SHBA ka përkrahur Shqipërinë me mjete profesionale. Siguruam automjete për t’i dhënë mundësinë profesionistëve shqiptarë, për gjurmimin e kontakteve.

SHBA-të kanë angazhuar më shumë se 4 miliardë dollarë për COVAX për të bërë të mundur sigurimin e vaksinave. E gjitha kjo është mbështetje për personat që kanë bërë punë më të madhe, që nënkuptonte humbjen e jetës, që jeni ju. Ju në fakt keni frymëzuar gjithkënd, përfshirë dhe mua, keni treguar frymë. Ne do të jemi me ju për t’ju ndihmuar në këtë punë të rëndësishme. Sonte është në nderin tim që ndodhem në mesin e heronjve të Shqipërisë. Në fakt sonte bashkohemi me ju, për të kujtuar ata që kemi humbur si dhe zotohemi që do të jemi me ju, deri sa të arrijmë dritën në fund të tunelit”, u shpreh Ambasadorja Kim.

Diten e Infermiereve Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.