Author: tirana

Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Robert Përpepaj, autor i vrasjes së vajzës 17 vjeçare Griselda Gjikola, në Laprakë, tre vite më parë. I dënuar e përndiqte prej kohësh minorenen dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Aktualisht Përpepaj është në kërkim, ndërsa Muzhaqi është i arrestuar. Kujtojmë se Përpepaj qëlloi me dy plumba në kokë Griselda Gjikolajn, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Ja si ndodhi ngjarja: Vrasja në Laprakë dyshohet të ketë patur si shkak konfliktin për ngacmimin e vajzave që ndodheshin në tavolinë me 23-vjeçarin e plagosur Erjon Benga. Mësohet se Benga ka qenë në lokal me…

Read More

I riu, Marius Dema, i cili vrau mbrëmë shokun e tij Mehmet Qema në Tiranë është rikthyer në vendngjarje. Mësohet se është risjellë në vendin e krimit për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë virtuale. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik. Autori Marius Dema u vetëdorëzua në policia mëngjesin e sotëm, pasi u shpall në kërkim. Në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave gjithashtu edhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim:…

Read More

Policia e Beratit ka vënë në prangat katër të rinj pasi akuzohen se me armë zjarri që kanë gjuajtur në ajër kanë terrorizuar banorët. Ngjarja ndodhi në fshatin Derobonik. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë sekuestruar arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike. NJOFTIMI I POLICISË Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe vihen në pranga nga Policia, 4 persona. Sekuestrohet arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike. Gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike. Nga specialistët e Seksionit për Krimet të Komisariatit Berat u…

Read More

jë ngjarje rrugore i ka marrë jetën një vajze të vogël në Greqi me origjinë shqiptare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytezën Lechaina, teksa 5-vjeçarja e quajtur Klaudia mblidhte lulëkuqe në anë të rrugës. Një makinë e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë për disa metra duke i shkaktuar dëmtime të rënda vogëlushes. 5-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras, por mjekët konstatuan vdekjen e saj. Aty pranë ndodheshin edhe prindërit e saj, të cilët punonin prej vitesh në sera. Ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Prindërit e vogëlushes,…

Read More

Një 27-vjeçar nga Tirana mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Tiranë pas i po luante lojën e ‘Ruletës ruse’ me shokun e tij. Ai ishte një personazh i njohur dhe kishte miqësi me personave të botës së artit. Së fundmi ai kishte publikuar këngën më të fundit të reperit Marin, të cilin e promovonte jo pak herë. Qema shfaqej shpesh krah tij në rrjetet sociale, por edhe me emra të tjetër të njohur si moderatori Meriton Mjekiqi. 27-vjeçari kishte njohje edhe me reperët Majk, Mozzik dhe Gettinjo. Ndërkohë një ditë më parë postimi i tij i fundit ka qenë…

Read More

Ekspertja Silva Bino referuar një studimi të kryer në Angli tregon se ata persona të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca janë 80% më pak të rrezikuar të humbin jetën nga Covid krahasuar me ata të cilët ende nuk janë vaksinuar. Ndërsa pas dozës së dytë Bino shton se individët që kanë marrë dhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer janë deri në 97% të mbrojtur. “Një analizë e Agjensisë të Shëndetit Publik në Angli tregon për herë të parë që individët që kanë marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca kanë 80% më pak rrezik të humbin jetën…

Read More

Babai i këngëtares Adele ka vdekur në moshën 57 vjeç. Adele ka pasur krisje në marrëdhënien e saj me Mark Evans, i cili ka qenë duke vuajtur nga kanceri. Megjithatë, burimet thanë se ajo është mërzitur për vdekjen e tij. Një burim tha: “Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo mbeti e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat të drejta, por padyshim që kishte qenë shumë e gjatë”. Në intervistat e hershme, Adele këmbënguli: “Unë nuk e…

Read More

Mbipesha është një faktor i rëndësishëm rreziku për gjendje të rëndë dhe vdekje nga COVID-19, por, përveç kësaj, disa shkencëtarë kanë shprehur shqetësime se mbipesha ndikon edhe në efikasitetin e vaksinave. Dy studime italiane të botuara së fundmi tregojnë se ky shqetësim mund të dalë i vërtetë. Të dy studimet përfshijnë një vaksinë mARN (BioNTech/Pfizer) të administruar për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali, pa ndonjë problem tjetër të veçantë shëndetësor. Intervali kohor midis dy dozave ishte 21 ditë. Studimi i parë përfshiu 248 subjekte, përgjigjet imune të të cilëve u vlerësuan një javë pas dozës së dytë të vaksinës.…

Read More

Shqipëria do të hapet plotësisht në 1 qershor, pa masa kufizuese anti-COVID, sipas kreut të PS në Tiranë, Ervin Bushati. Nga studioja e “Quo Vadis”, Bushati parashikoi që 2021 do të jetë një vit pozitiv për Shqipërinë. “Ky do të jetë një vit shumë i mbarë, do të kemi hapje të shoqërisë, edhe ekonomia do të rindezë motorët. Shqipërinë e pret një vit i mbarë në 2021. Shumë shpejt do të shikojmë një Shqipëri tjetër në verë. Besoj se më 1 qershor Shqipëria do të hapet totalisht” tha ai.

Read More

Mininstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në emisionin “Opinion” se rastet e infektimeve nga Covid pas vaksinimit, në Shqipëri numërohen me gishtat e dorës. “Nuk kemi patur raste të shumta, mund të ketë me gishtat e dorës, 5 ose më pak raste”, tha Manastirliu. E pyetur nëse ka mënyrë të përzgjedhjes së vaksinës, ministrja tha se është bërë një shpërndarje kapilare. “Nuk e kemi vendosur me përzgjedhje, ajo që është disponibël ajo do të përdoret”, u shpreh Manastirliu, ndërsa shpjegoi se ka një rekomandim të veçantë për disa problematika specike ku rekomandohet vaksina e Pfizer. “Sipas udhëzimeve të ISHP janë…

Read More

Dalin pamjet e para nga atentati i ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj Makina ka qenë duke kaluar në zonën e Lungomares, kur i është prerë rruga. Dy autorët, të veshur me të zeza, kanë dalë nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri ndaj viktimës.   Pasi autorët janë tërhequr, personi që ende nuk është identifikuar, i cili shoqëronte 40-vjeçarin ka dalë qetësisht nga mjeti. 

Read More

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Kadilli zbuloi për herë të parë se lidershipi i PD po i pengon daljen në media. “Çdo deklarim i tillë është në rastin më të ndershëm naivitet politik, pazotësi për të përfytyruar politikë përtej kurthit të 4-5 fytyrave të politikës. Në rastin më të keq, është vetë në shërbim të dikujt. Unë nuk jam në shërbim të askujt, jam vetëm në shërbim të demokratëve, qytetarëve. Nuk kam vënë re luftë personale ndaj meje, ka përpjekje serioze për të më bllokuar aksesin në media, e di që ka…

Read More