Babai i këngëtares Adele ka vdekur në moshën 57 vjeç.
Adele ka pasur krisje në marrëdhënien e saj me Mark Evans, i cili ka qenë duke vuajtur nga kanceri.
Megjithatë, burimet thanë se ajo është mërzitur për vdekjen e tij. Një burim tha: “Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo mbeti e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat të drejta, por padyshim që kishte qenë shumë e gjatë”.
Në intervistat e hershme, Adele këmbënguli: “Unë nuk e urrej atë – ai është babai im”.
