Në 108-vjetorin e ditën e drejtësisë shqiptare, nga Poli i Drejtësisë, kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar të gjithë ata që janë shkarkuar nga vettingu dhe kanë probleme me pasurinë, do t’i nënshtrohen filtrave të SPAK. Ndërsa përsa i përket krimeve zgjedhore, ai shprehet se janë 40 procedime penale, të cilat po ndiqen intensivisht, dhe askush prej tyre nuk do të pushohet me procedurë apo me tejkalim afati, por shpejt do të ketë rezultate. “Është moment reflektimi për të gjithë, kryesisht edhe për ne, për të garantuar që do të ketë padiskutim ndëshkim për të gjithë ata që do…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas raportit të publikuar sot nga Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor. Në raport thuhej mes të tjerash se “Ballkani Perëndimor, një udhëkryq i krimit të organizuar, drogave, azilkërkuesve dhe parave të pista”. Referuar kësaj, Bardhi thekson se për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq me vota të blera nga krimi i organizuar. “Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq…
Analisti Ilir Yzeiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tregon të përbashkëtat midis dy politikanëve kryesorë në vend. Sipas tij, mënyra e të bërit politik të Berishës, krahasohet me triologjinë dramë-komedi-tragjedi. “Sali Berisha e nisi aktivitetin e tij me tragjedinë e ’97-ës. U bë dramatik dhe pak tragjik, me ato që bëri në qeverisjen e tij të dytë, në vitet 2005-2013. Prodhoi “Gërdecin”, ngjarjet në bulevard. Tani është kthyer në personazh komik, ato që rendit ai. Fjala “thesar”, që ai përdor nuk merret vesh. E ka për Ilir Metën apo e ka për Edi Ramën. Ligjërimi i tij nuk…
Vaksina Johnson&Johnson kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion për të gjithë të rriturit në Gjermani, tha ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, Jens Spahn. Ai tha se autoritetet kanë vendosur që të mos e kufizojnë përdorimin e kësaj vaksine vetëm te të moshuarit, për shkak të rrezikut shumë të rrallë nga mpiksja e gjakut. Muajin e kaluar, vaksina Johnson&Johnson është pezulluar për disa ditë në SHBA, pasi një numër i vogël i njerëzve – kryesisht të rinj – kanë raportuar mpiksje gjaku pas vaksinimit. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka ekzaminuar këto raste dhe ka dalë me konstatimin…
Komplikimet janë më të shpeshta në shtatzënitë e shumëfishta sesa në shtatzënitë me një fetus sipas studimeve. Gjithashtu, shanset për lindje të parakohshme janë më të mëdha, prandaj kjo shtatzëni trajtohet si një shtatzëni me rrezik të lartë. Sipas medias së huaj, shtatzënitë binjake kanë një rrezik më të lartë për parakohshmëri, që do të thotë lindje që ndodh pas 20 javësh deri në 37 javë të shtatzënisë. Vetëm 40% e shtatzënive binjake e plotësojnë gjithë kohën e pritjes së ëmbël. Shtatzënia mesatare e binjakëve është 35 javë, krahasuar me shtatzëninë mesatare e një bebi, e cila është 39 javë.…
Sezoni i kampionëve të Italisë, Juventus duket në prag të katasfrofës pas humbjes së djeshme 3-0 ndaj Milan që po i çon ata pranë mbetjes jashtë Champions League sezonin që vjen. Sot gazetat italiane nuk kishin asnjë fjalë të mirë për këdo të përfshrë me skuadrën e Juventus, veçanërisht për trajnerin Andrea Pirlo, duke thënë se shkarkimi i tij është çështje ditësh. Corriere dello Sport kryesonte fushatën, me titullin kryesor ‘Pirlo Jashtë’ së bashku me foton festive të skuadrës së Milan. E përditshja shtonte se Juventus përballet me pasiguri te plote në tre ndeshjet e mbetura, që nisin nga e…
Policia shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX-it, GDF italiane, gjatë një operacioni për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme është sekuestruar një gomone me 400 kg kanabis dhe 100 gr hashash me destinacion tregun italian, ndërsa është arrestuar një i ri nga Vlora me inicialet E.I. 30-vjeçari i prangosur ishte drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis. Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. FRONTEX njofton se gomonia 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian…
Katër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane së fundmi për shkak se akuzohen për kundërshtim të karabinierëve si dhe për drogë. Mësohet se sapo policia është paraqitur në banesën e tyre ka hasur në kundërshtimin e personave të arrestuar. Madje ata kanë tentuar që të godasin me thikë policët por që nuk ia kanë dalë dot, duke përfunduar kështu në pranga. Pas kërkimit policia në banesën e shqiptarëve gjeti 12 doza kokainë të ndara gati për tu shitur, disa qese me kanabis, peshore dhe sende të tjera për paketimin e drogës.
Vijojë shifrat e ulëta të koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, kemi rënie të infektimeve, ku janë regjistruar 30 raste pozitive, nga 57 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë raporton se është rritur numri i viktimave në këto 24 orë, ku kanë humbur betejën me virusin e rëndë 4 të infektuar, ndryshe nga një ditë më parë, ku u regjistrua një viktimë. Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme, ku sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.…
Juventus vazhdon të mbetet një nga tre klubet që ende nuk është tërhequr nga ideja për të realizuar Superligën e Europës. Së bashku me Realin dhe Barcelonën, e shohin kompeticionin e ri si një mundësi të artë për të rritur anën financiare. Por, bardhezinjtë kanë marrë së fundmi një kërcënim të hapur nga presidenti i Federatës së Italisë, Gabriele Gravina. Ky i fundit thekson se nëse torinezët nuk do të kenë dalë zyrtarisht nga Superliga para se të nisë kampionati i ardhshëm i Serisë A, atëherë do të përjashtohen. Kjo për arsye se duke kundërshtuar hapur UEFA-n, Juventus do të…
Marrëdhënia e Stresit dhe e Kejsit duke u prekur nga distanca ka pasur ulje dhe ngritje, por përsëri fansat janë kuriozë për dyshen simpatike. Këtë herë është Stresi ai që është pyetur nga ndjekësit në instagram dhe ka vendosur t’i përgjigjej disa prej pyetjeve të tyre në Instastory. Njëra nga pyetjet të cilën reperi e cilësoi si qesharake ishte nëse do e zëvendësonte Kejsin. “Pyetje qesharake! Kurrë s’do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Por jeta kështu e ka!,”- u përgjigj ai. Stresi është pyetur se çfarë nuk do të kishte bërë kurrë në…
Gjatë 2 javëve të fundit në vendin tonë, është vënë re një ulje e theksuar e incidencës së infektimeve dhe fataliteteve, e kjo ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të vijojë me lehtësimin e masave kufizuese për përhapjen e Covid-19. Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha në mbledhjen e fundit se përqindja e pozitivitetit ka arritur nën 5%. Diçka që sipas ekspertes nuk ka ndodhur më parë në vendin tonë. Por a ka kuptim që masa e orës policore dhe e maskave në rrugë të vijojë? Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i tha Gazetasi.al se ora…