Author: tirana

Heqja e kufizimeve nga Greqia me datë 24 ose 31 maj pritet të hapet kufiri me të gjitha pikat me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Në çdo rast kalimi, të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-albania dhe të tjerët duhet të kenë test PCR. Ndërsa në datën 14 maj do të bëhet hapja e turizmit ku do të përfshihet lejimi në pikat e kufirit për vendet e Europës. Sot u urdhëruan drejtoritë e policisë në zonat kufitare që të dërgojnë forca shtesë në këto pika. Ende nuk është vendosur nëse doganat do të punojnë…

Read More

Oriola Marashi pas lajmeve që është ndarë nga futbollisti, Eros Grezda, ka publikuar një foto provokuese në bikini. Modelja në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar foto në bikini, ku tregon se ka filluar pushimet. Ajo ka vënë në dukje fizikun e saj, teksa ka treguar edhe vendin ku ndodhet. Së fundi kanë qarkulluar thashetheme se modelja është ndarë nga futbollisti Eros Grezda megjithatë dyshja nuk kanë reaguar lidhur me këtë. View this post on Instagram A post shared by Oriola Marashi #marachics (@oriolamarashimedia) View this post on Instagram A post shared by Oriola Marashi #marachics (@oriolamarashimedia)

Read More

Roza Lati ka realizuar së fundmi një set fotografik, që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike. Roza u shfaq shumë seksi dhe sensuale, teksa shihej me një zemër në dorë dhe e mbuluar me gjak. View this post on Instagram A post shared by Roza Lati (@roza_lati) Para publikimit të këtyre imazheve ajo la një shënim në Instagram, që i bëri ndjekësit të dyshonin se i kishte dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj. “E pashë që nuk më donte për Rozën më donte për Roza Latin. E pashë që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte…

Read More

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka shkruar pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se është e nevojshme që të fillohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Varhelyi tregon se sot ka patur një diskutim të mirë për Ballkanin Perëndimor, teksa është konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme. Gjithashtu ai thekson edhe nevojën për të vijuar dialogun Kosovë-Serbi. STATUSI NGA OLIVER VARHELYI Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Europian. Sot diskutim i mirë Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme dhe për të rritur…

Read More

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në Ditën e Drejtësisë, tha puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vështirë duke përmendur të gjithë rastet kur ka ndërhyrje. Në ceremoninë për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Metani tha se puna e të gjithë magjistratëve është e vështirë pasi duhet t’i bëjë ballë presioneve të politikës. “Është e bukur se në profesionin e tyre janë pjesë e sistemi të drejtësisë, është frymëzuese pasi shoqëria jonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë që ngjallin besim tek publiku. Është padyshim e vështirë. Në një shoqëri ku…

Read More

Duke fjetur gjithë natën, para se të bëhemi prindër, jemi të bindur se është një e drejtë e paprekshme, e patjetërsueshme, me pak fjalë, një parim i natyrshëm, në bazën e çdo ekzistence. Por përkundrazi, kur bëhemi prindër, zbulojmë se jo, nuk është kështu. Kur fëmijët vijnë në jetë, veçanërisht kur janë pak muajsh, gjumi (mirë) është një utopi. Nuk është për t’u habitur, një nga shqetësimet kryesore të nënave të reja lidhet me gjumin. Gjumi i fëmijëve është një temë me të cilën merren shumë familjet e reja dhe në fakt, për disa vite, mund të mbështetemi te specialistët…

Read More

DASHI Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni ditë me emocione të forta do jetë kjo për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shumë i trishtë. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe për këtë duhet të falënderoni yjet. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot…

Read More

Liljana Buzo u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, para gjykatës së Elbasanit, në 6 maj. Sot për “Shqipëria live” foli një nga miket e Liljanës, që thotë se pas 30 vitesh që kishte humbur kontaktet, kishte arritur ta gjente në rrjetin social “Facebook”, vetëm pak ditë para tragjedisë. “Nuk kisha kontakt me të. Më thanë që e ka lënë profesionin në infermiere mami, pasi u martua, se nuk e linte i shoqi. Të hënën e kaluar më merr në telefon, tha jam një shoqja jote e vjetër. Më tregoi se ka ikur nga shtëpia, kishte 6 muaj që…

Read More

Një 48-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Kallm, në Durrës. Sipas policisë nga këqyrja paraprake që i është bërë 48-vjeçarit P.D, nuk janë identifikuar shenja dhune. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Eksperti amerikan Anthony Fauci është shprehur se së shpejti në vend mund të lëshohet një udhëzim federal për heqjen e maskave në ambientet e mbyllura.” Të dielën Fauci u pyet në një interviste televizive nëse ka ardhur koha që të lehtësohen masat kufizuese në ambientet e mbyllura. Ai tha se mund të hiqet detyrimi për maska ndërsa rritet numri i të vaksinuarve. Qendrat e Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të azhurnojnë udhëzimet e tyre pothuajse në kohë reale, ndërsa rritet numri i amerikanëve që vaksinohen, tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. CDC…

Read More

Dashi Të lindurit e kësaj shenje shumë shpejt do të kuptojnë se komplekset me të cilat keni luftuar prej vitesh, janë të kota. Kalojeni ditën ashtu sikurse ju dëshironi dhe jo siç dëshirojnë të tjerët. Megjithatë, mos harroni kufirin mes lirisë dhe “çmendurisë”. Demi Merrini gjërat me qetësi dhe mos nxitoni pasi mund të merrni vendime të gabuara. Në përgjithësi do të jetë një ditë pa telashe. Në mbrëmje mund të keni dëshirë të ushtroni një prej hobeve tuaja. Ndjehuni të lirë dhe veproni si të dëshironi. Binjakët Nesër do të përjetoni emocione të veçanta. Tregohuni të zgjuar dhe mos…

Read More

Ish-kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike Jemin Gjana është kundër zërave që kërkojnë zgjedhje brenda Partisë teksa ende sipas tij nuk është përcjellë “kufoma” e zgjedhjeve elektorale që ai quan rezultatin e zgjedhjeve. Sa i përket lëvizjes që ka nisur ish-Presidenti Bujar Nishani, Arben Imami dhe ish-funksionar të PD-së, Gjana tha se ai nuk dëshiron të kthehet te nëntogerët e ’91-shit apo te gjeneralët e ‘97-ës. Por i menjëhershëm është dhe reagimi i ish-deputetit të PD Fatos Hoxha, ish anëtar i Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe atij të Sigurisë. Hoxha ka ironizuar Jemin Gjanën teksa shkruan se “Jemini…

Read More