Pas gjobëvënies prej 100 mijë paund të një biznesmeni nga një grup që pretendon se i është shkaktuar dëm financiar meqënëse djali tij braktisi shtëpinë e hashashit në Britaninë e Madhe, autoritetet në Shqipëri po vijojnë hetimet. Ndërkohe pas interesimit të TCH, biznesmeni Ben Depjetri, një shqiptar me pasaportë australiane vendos të tregojë të vërtetën sipas tij. Anila Hoxha: Si ra djali yt në kontakt me këta persona? Ben Depjetri: Djali më tha bab unë jam duke la disa makina , tu punu. Duke la makina me këta , këta i kanë thënë ti qenke djal miliarderi, se ai shkon…
Author: tirana
Që prej nisjes së “luftës brenda PD-së”, Lulzim Basha iu është përgjigjur për herë të parë, shkurt dhe qartë të gjithë kritikëve dhe kërkesës së tyre për dorëheqje. “Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, tha Basha, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka plan të largohet nga drejtimi i PD-së. Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e ish anëtarit të Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri. Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Kulluri ka ironizuar deklaratën e Bashës, duke thëse se nuk e ka zhgënjyer asnjëherë. “E tha prape, “lufta sapo ka filluar”! Ky eshte fenomenal… Nuk zhgenjen…
Këngëtari shqiptar Ermal Meta është përballur me një koment aspak miqësor në rrjetet e tij sociale. Teksa ka bërë një postim, duke kritikuar grumbullimet për fitoren e Interit, një komentues duket se ka bërë që këngëtari të reagojë sërish. “Shqiptar m*** ishte etiketimi që një nga komentuesit shkroi, duke sjellë edhe revoltën e këngëtarit të famshëm i cili prej shumë vitesh jeton e ka krijuar jetën profesionale dhe personale. Ermal Meta ka reaguar pas etiketimit të komentuesit, duke shkruar: “Itali viti 2021”. Me këtë ai ka lënë të kuptohet që edhe pse jemi në vitin 2021 në një vend të zhvilluar…
Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku në bodrumin e një pallati 12 katësh ka rënë zjarr. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shërbimit të zjarrfikëses si dhe të policisë, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që është bërë e mundur evakuimi i banorëve të këtij pallati, për të parandaluar çdo situatë të mundshme, të cilët kanë lënë banesat me shpejtësi të frikësuar. Mësohet se në bodrumin e këtij pallati pranë Parkut Rinia në Elbasan ndodhen edhe automjete, ndërsa thuhet se nga zjarri janë djegur disa materiale të një biznesi në…
Sara është deklaruar për Geljanin duke i thënë se është arsyeja e vetme përse qëndron në program. Ai u shpreh se kërkon kohë, ndërsa Atdheu nuk e besoi aspak deklaratën e saj duke thënë se “s’jemi dele, nuk hamë bar.” Sara: Pëlqimi më i fortë që kam pasur është Atdheu dhe nuk kam pse ti jap më shumë kohë. Nuk kam kohë për të humbur. Ia dhashë mundësinë e dytë dhe nuk e dimë ku jemi. Atdheu: Po më vjen keq për Geljanin. S’jemi dele neve këtu, s’hamë bar. Nuk e besoj të gjithë këtë gjë.
Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Nasip Naço ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për arsyet e largimit nga LSI dhe bashkimin me Partinë Socialiste. Fillimisht, Nasip Naço u shpreh se kishte vendosur të largohej nga politika pas ikjes nga LSI, por ftesa e zotit Rama dhe kërkesa nga disa ish-mbështetës të LSI që ta pranonte atë, e bëri që t’i përgjigjej pozitivisht Ramës në dhjetor të vitit të shkuar. Naço u pyet nëse ndjen se i ka ndonjë borxh LSI-së. Ai mohoi kategorikisht që i detyrohej LSI-së, duke…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka thërritur në një takim ditën e sotme sekretarët dhe kryetarët e degëve, pas pakënaqësive që kanë lindur në kampin blu me humbjen e zgjedhjeve në 25 prill.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka uruar të ëmën në 86-vjetorin e lindjes. Teksa ka publikuar disa foto të saj Brataj ka bërë edhe një dedikim prekës. Ai thotë se çdo thinjë dhe rrudhë e saj është dëshmi e vështirësive që ajo ka kaluar në jetë. “Çdo thinjë, çdo rrudhë e jotja është dëshmi e vështirësive të jetës që ke kaluar. Një jetë e vështirë, një jetë me sakrifica për të rritur pesë fëmijë, aty në Kaninën tonë. Jeta na shpërndau në të gjitha skajet e botës, por ne gjithmonë gjendemi në ditën e lindjes tënde. Të të kemi…
Sot Për’Puthen ka sjellë një përballje të pazakontë që ndodh për herë të parë, mes analistit të programit dhe një konkurrenteje. Për të gjithë tensionin e krijuar mes tyre, Arjan Konomi dhe Sindi janë përballur me njëri-tjetrin. Sindi është shprehur se komentet e analistit kanë qenë shkaku përse nuk i kanë shkuar mirë takimet me djemtë dhe tani nuk është e përputhur me asnjërin prej tyre. Pjesë nga debati i tyre: Arjan: Ajo që doja të sqaroja është se duke vënë re heshtjen, moskomunikim, nuk më ka ardhur mirë, ne edhe komunikonim edhe të këshilloja, të thoja fol, ji më…
Report Tv raporton se një zjarr ka rënë në bodrumin e një pallati 12 katësh në Elbasan, pranë gjykatës së Elbasanit. Mësohet se është bërë i mundur evakuimi i banorëve. Dy makina të zjarrfikëses po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
A jeni vetëm? Nëse i përkisni njërës nga katër shenjat që do të përmendim më poshtë, mund të ndaloni së qeni. Maji do të jetë muaji më i mirë për dashurinë tuaj dhe ndoshta do të ju ndihmojë të gjeni dikë që do t’ju rrëmbejë zemrën. Kështu që lexoni pak më poshtë dhe shikoni nëse u përkisni shenjave të horoskopit me fat, të cilat do të shohin dashurinë që u troket në derë. Le të theksojmë këtu se po flasim për përfaqësuesit e dhjetë ditëve të para të secilës shenjë. Ajo që ju themi është e rëndësishme, sepse dy dhjetë…
Finalja e Europa League do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë dhe kjo do të ndodhë me praninë e tifozëve.UEFA ka marrë një vendim zyrtar ditën e sotme, duke gëzuar tifozët e skuadrave. Në “Stadion Miejski” do të kenë mundësi të futen 9500 tifozë, ndryshe 25% e kapacitetit të stadiumit. Manchester United pritet të jetë finalisti i parë duke parë suksesin 6-2 në gjysmëfinalen e vajtjes ndaj Romës. Ndërkohë, çifti tjetër nga i cili do të dalë gjysmëfinalisti është ai mes Arsenal dhe Villareal përballje që përfundoi për spanjollët me shifrat 2-1.