Author: tirana

Ministri austriak për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Alexander Schallenberg në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama” ka deklaruar se dita e zgjedhjeve në Shqipëri ishte e qetë. Sa i takon problematikave të hasura para procesit zgjedhor, si blerja e votës apo çështja e të dhënave personale, ministri kërkoi që këto të sqaron sa më parë dhe në mënyrë të plotë. Ai shpjegoi mekanizmin e ndarjes si dhe rolin e Austrisë, jo vetëm si ndërmjetëse, por edhe në financimin e përkohshëm të projektit për mbulimin me vaksina në Ballkanin Perëndimor. Janë 145 mijë doza të destinuara për Shqipërinë, një pjesë…

Read More

“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme.”. Kështu deklaron ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Håstad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Sipas tyre, gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve, ndërsa shtojnë se të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre. “Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata.

Read More

Ditën e zgjedhjeve, një kronikë nga Kavaja u bë lajm në pjesën më të madhe të medies online dhe disa televizioneve në vend. Një zotëri i prezantuar si kryetar KZAZ-së tregonte se kishte mbyllur qendrën e votimit 3 orë para afatit se nuk i shkonte askush për të votuar. Intervista e tij, video, audio, u shpërnda kudo. Duke kërkuar në arkivin e medieve të tjera, mësohet se lajmi ka dalë pikërisht më 30 qershor 2019, kohë kur është realizuar realisht intervista. “Nuk kam dhënë asnjë intervistë të dielën e 25 prillit. Nuk më ka ardhur asnjë gazetar. Këto zgjedhje unë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë pritet që në Shqipëri të vijnë mbi 11 mijë doza vaksinazh nga Pfizer. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se tashmë objektivi është që në vendin tonë të vaksinohen 1 milionë persona. “Sheshi Skënderbej. Vijojmë papushim tanimë drejt objektivit 1 milion vaksina të kryera. Këtë javë do të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer, teksa numri total i vaksinave të ardhura në Shqipëri është mbi 736 mijë,”- shkruan Rama krah postimit. Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë. Aktualisht ka…

Read More

Dashi Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për dashurinë, madje edhe ata që janë përballur me një krizë tani do të kenë shanse të reja. Në punë, nëse keni të bëni me një shef të rreptë, mund të përjetoni një farë tensioni. Demi Nëse keni qenë në një marrëdhënie konfliktuale për disa kohë, sot polemikat mund të kthehen. Në punë duhet të rishikoni strategjitë tuaja. Binjakët Ju këshilloj të mos nënvlerësoni takimet e reja. Në punë, shumë po shqyrtojnë përsëri detyrat e tyre: suksesi nuk do të dështojë. Gaforrja 3 ditë premtuese për dashuri po vijnë. Në punën…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta është në pritje të informacionit nga kompania telefonike pas denoncimit se mesazhe fyese e kërcënuese ishin dërguar në emrin e tij disa personave. Zëdhënesi i Presidentit Meta, z. Tedi Blushi shkruan se sot Kreu i Shtetit iu drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë telefonike, pasi sipas të dhënave të siguruara mesazhet e manipuluara janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie. “Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij…

Read More

Qindra mjete të tjera të rënda ushtarake kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21”. Këto janë pamjet nga Porti i Durrësit, ku shihet qartë prania e madhe e forcave dhe mjeteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. “Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona…

Read More

Partia Demokratike me anë të një dalje për shtyp ka hedhur akuza ndaj qeverisë për shit-blerje votash dhe për të tjera krime zgjedhore. Belind Këlliçi në fjalën e tij është shprehur se dyshja Rama-Doshi qëndrojnë pas këtyre krimeve zgjedhore. Këlliçi ka bërë me dije se kanë depozituar me dhjetëra denoncime me figurë dhe zë në Prokurori. Deklarata e Belind Këlliçit nga selia e PD: Provat e manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi bëhen çdo ditë e më të shumta dhe çdo ditë e më të qarta. SPAK ka tashmë në dorë provat e një prej operacioneve më të gjera të…

Read More

Dikur fluturonte plot pasion dhe çudiste banorët e Selitës, sidomos ato të vendlindjes, fshatit Dukagjin në rrethin e Matit. Tani e merr malli dhe udhëton vazhdimisht drejt fshatit të tij. Zemrën dhe mendjen e ka në lagjen Mësuç, një kodër e veçantë nga ku shihet i gjithë Mati, nga vargmalet Skënderbe e deri në Dejën e magjishme. “Vendlindja ime,- thotë piloti Shefqet Lata, është vendi më i bukur në botë.” 73-vjeçari është model, nuk mburret, flet pak, por thotë shumë. Për 30 vjet dha kontribut të pazëvendësueshëm në aviacionin shqiptar dhe tani ndjehet i pezmatuar dhe i mërzitur për gjendjen…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e virusit COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 101 raste të reja të infektuara me këtë virus. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. 421 TË SHËRUAR DHE 101 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve…

Read More

Nëse vuani çdo ditë nga stresi, ekziston një frut që mund t’ju relaksojë dhe të ngrejë humorin tuaj. Bëhet fjalë për bananet. Banania është një nga frutat më të dobishëm sepse i siguron trupit energjinë e nevojshme dhe është e pasur me shumë lëndë ushqyese. Ka shumë fibra dhe furnizon trupin me vitamina A, B, C, E si dhe elementë gjurmë po aq thelbësorë si kaliumi, hekuri, kalciumi, seleni, zinku dhe magnezi. Pra, banania promovon jetë shumë të dobishme dhe konsumi i saj ditor ndihmon trupin. Këtu keni një listë të përfitimeve që merrni nga ky frut: 1. Lehtëson urthin,…

Read More

Instagrami ka nisur të paguajë Atdhe Xheravinën, konkurrentin e “Përputhen”. Atdheu paguhet 500 euro për çdo postim, sipas mediave kosovare, duke u bërë më i paguar nga Ermal Mamaqi, i cili merr vetëm 300 euro. Që nga hyrja në “Përputhen”, Atdheu ka marrë goxha reklama. Kujtojmë se kështu ndodh me shumë VIP në të gjithë botën. Ata marrin shuma marramendëse, për shkak të reklamave.

Read More