Author: tirana

Pas vetëm një sezoni pushim, Maurizio Sarri pritet të rikthehet menjëherë të drejtojë në Serinë A, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin e Romës dhe sipas mediave italiane, tashmë mungon vetëm firma, që pritet të vijë në fund të sezonit. Gjatë fundjavës ka pasur një takim mes menaxherit të Sarrit, Fali Ramadani dhe drejtorit sportiv të Romës, Tiago Pinto, të cilët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, me një pagë prej pak më tepër se 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Tashmë trajneri Sarri do të duhet të zgjidhë kontratën me Juventusin, para se të firmosë…

Read More

Këngëtarja e hitit “Love me like you do”, Ellie Goulding, është bërë nënë për herë të parë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes postimeve në rrjete sociale. Ai publikoi një foto të shifrës së popullsisë të botës dhe kështu zbuloi se sot u shtua në Tokë banorja më e re. “Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të…

Read More

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi pas humbjes së demokratëve ën zgjedhjet e 25 prillit kërkon largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë. I ftuar sot në emisionin ‘Breaking’, Elezi ironizoi edhe Kastriot Islamin, i cili prej vitesh është në radhët e PD.“Unë jam dakord që duhet faktuar masakra zgjedhore. Por ç’lidhje ka kreu i PD, të ngrihet një grup dhe ta faktojë masakrën. Partia Demokratike duhet të pastrohet nga individët e kalbur. Kërkojmë largimin e Bashës dhe zgjedhje transparente në PD. Basha shpalli fitoren, u tha demokratëve rrini të qetë. Të lutem Kaç mbro…

Read More

Pak ditë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të Eri Agës, duke u puthur me një vajzë bjonde. Vajza është konkurrente te “It’s my love” dhe quhet Ina Muriqi. Pas publikimit të fotove të gjithë menduan se dyshja ishin çift, por në fakt e vërteta është ndryshe. Ina ka shpjeguar në emision se fotot janë bërë shumë kohë më parë dhe se tani ata të dy nuk kanë më punë me njëri-tjetrin. Eri e ka ripostuar përgjigjen e saj në Instastory, duke shuar dyshimet e ndjekësve. “Për të gjithë ju që më pyesni me mesazh ja ku është përgjigjja.…

Read More

Siç tashmë dihet aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti. Me anë të një postimi në rrjete sociale Eliza ka treguar se ka bërë vaksinën e Koronavirusit për të mbrojtur veten, foshnjën dhe të tjerët rreth saj. Ajo ka treguar se gjithçka po shkon shumë mirë deri tani. “Doza e dytë dje me Pfizer-Biotech (mARN) – deri më tani, shumë mirë! Vendosa të bëja vaksinat, në 5-6 mujorin e shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time në bark+ vogëlushin tim Bourne! Të gjithë mjekët…

Read More

Vazhdojnë të rriten tensionet mes dy shteteve të fuqishme, Rusisë dhe Ukrainës. Agjencia Shtetërore ruse e lajmeve TASS shkruan se më shumë se 500 mijë pasaporta ruse janë dhënë nga Moska për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit. Ky është një vendim i marrë nga Putin dy vite më parë, ndërsa më herët janë lëshuar edhe 650 mijë pasaporta.Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi është parë si tentim për të destabilizuar lindjen e Ukrainës, ku kanë vdekur më shumë se 13 000 persona…

Read More

Analisti Frrok Çupi dhe kandidati për deputet i LSI-së, Lefter Maliqi u përplasën keq me njëri-tjetrin sot në emisionin ‘Breaking’. Debati me tyre degradoi edhe në fyerje personale. Teksa po diskutohej lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe fitoren e PS, Çupi tha se “Edi Rama është kryeministri i dytë Europian që fiton tre mandate. Është kapacitet i madh për Shqipërinë.” Kjo solli reagimin e ashpër të Maliqit, i cili e cilësoi krahasimin e Çupit të tepruar. Pas sherrit, analisti u largua nga studio, ndërsa drejtuesja e emisionit kaloi në publicitet. Pjesë nga debati Frrok Çupi: Krahasova unë dhe nuk…

Read More

Prej kohesh përflitet për një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Bëhet fjalë për çiftin e njohur të showbizz-it Arilena Ara dhe Popi Kola. Ndonëse i kanë mohuar zërat se po shijojnë një romancë bashkë, ata shpesh janë fotografuar shumë të afërt dhe postimet e tyre në media sociale i bëjnë lëmsh të gjithë. Arilena ka humbur të atin kur ishte ende e vogël dhe dhimbja që ndjen është e madhe, prandaj Popi, të cilin zgjedh ta quajë ‘babi’, ka një vend shumë të rëndësishëm në zemrën e saj. Sipas “Panorama Plus”,…

Read More

Si basketbollist ai ishte lojtar skuadre, si artist ishte i hapur për debate. Tani që po hyn në mandatin e tij të tretë si Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama duhet thënë se i ka harruar të dy. -Një reportazh nga Franziska Tschinderle, publikuar në gazetën zvicerane “Republik”- “Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Edi Rama në mikrofon. Të martën në mbrëmje në sheshin kryesor të Tiranës, Rama po qëndron në një foltore të rrumbullakët, pas tij statuja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu në kalë, përpara tij një masë e madhe me njerëz të ngazëllyer. Ai flet për një fitore…

Read More

Situata Covid-19 në vendin tonë duket se po shkon drejt stabilizimit. Në të gjitha spitalet COVID-19, janë të shtruar më pak se 120 të shtruar. Sa i përket spitaleve COVID-19 në Tiranë numri i shtrimeve është rreth 30, raporton BW. Gjithashtu rënie drastike kanë patur edhe edhe urgjencat spitalore. Në 24 orë mund të ketë nga 1 ose 3 të shtruar në spital, ndërkohë që numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid është shumë herë më i madh. Këto të dhëna janë tregues që popullsia është imunizuar, shtuar këtu edhe vaksinimin masiv, që aktualisht është në shifrat…

Read More

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj është shtazënë për herë të tretë. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo pak kohë më parë, duke zbuluar dhe gjininë e bebit.Pas dy vajzave, Emina do të bëhet me djalë. Modelja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka pozuar dhe me rrobabanjo. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet e buzëqeshur, e veshur me një body të kuq që ia thekson më shumë barkun.

Read More

Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetin social ka postuar një video ku tregon që puna ka nisur nga ndërtimi dhe rindërtimi i spitaleve të reja nga veriu në jug. Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen edhe punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin Mbretëreshë Geraldinë në Tiranë.

Read More