Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetin social ka postuar një video ku tregon që puna ka nisur nga ndërtimi dhe rindërtimi i spitaleve të reja nga veriu në jug.
Videoja nis me pamje nga punimet e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT, më pas nga Materniteti i ri i Beratit, spitali i Kukësit dhe në fund shfaqen edhe punimet dhe imazhet nga projekti për Maternitetin Mbretëreshë Geraldinë në Tiranë.
