Author: tirana

Në muajin prill, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini u shpreh se niveli i transmetueshmërisë së COVID pësoi rënie. Një nga shkaqet që ka ndikuar në numrin e rasteve të reja është edhe fushatat e vaksinimit, u shpreh Tomini në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” “Epidemia ka patur një vijueshmëri që nga java e parë e 8 marsit 2020, ka pasur një luhatje të kurbës. Reflekton një ulje të qëndrueshme në javët që po përjetojmë. Në 4 javët e prillit kemi pasur një rënie, kjo shihet nga reagimi fiziologjik i virusit, ulja e transmetueshmërisë, vaksinimi,…

Read More

Sipas listës zgjedhore të kandidatëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje në listat e partive rezulton se pjesmarrja e kandidateve femrave ka qenë në shifrën 732 nga 1841 kandidat pjesëmarrës në total. Por sa prej këtyre kandidateve që kanë marr pjesë në zgjedhje kanë arritur të mandatohen për përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë? Në qarkun e Shkodrës nga listat e PD-së janë mandatuar Emilja Koliqi dhe Greta Bardeli, ndërsa nga listat e PS-së fituese rezulton Edona Bilali. Në qarkun e Kukësit fituese rezulton vetëm Gerta Dulaku e cila ka kandiduar nga lista e PS-së. Në qarkun e Lezhës fituese nga…

Read More

Fjoralba Ponari ngjiti shkallët e karrierës me hapa të shpejtë duke u bërë një ndër moderatorët më të dashur të ekranit shqiptar. Fillesat e saj ishin nga spektakli i talenteve “The Voice” për t’u bërë më pas një figurë e suksesshme në moderim. Përsa i përket jetës personale, Fjoralba është treguar shumë e rezervuar dhe madje vetëm kohët e fundit ka zbuluar imazhin e partnerit të saj, Francit. Kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, postimet krah tij janë shumë të pakta. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, Fjoralba nuk i ka shpëtuar pyetjes se përse nuk shfaqet shpesh me të dashurin. “Le…

Read More

Tirana u ndal nga Bylisi, kurse Skënderbeu triumfoi 0-2 ndaj Kastriotit në transfertë dhe tani ka mundësinë të shpëtojë direkt nga rënia prej Superiores, pasi diferenca me krutanët ka shkuar në dy pikë, kurse me Bylisin një. Tirana ishte e rrezikshme në pjesën e parë, teksa tentoi golin me Hoxhallarin, Seferin dhe Gyamfin, por portieri Qirko ishte në çdo moment në gatishmëri. Ballshiotët në një moment pretenduan për gol, pasi menduan se topi kishte kaluar vijën fatale.

Read More

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë dy kushërinj të parë, Refati dhe Fadili të cilët kanë probleme me një borxh. Fadili i ka dhënë 10 mijë Euro para borxh për ta ndihmuar Refatin me hallin e madh që e kishte kapur me djalin i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm Refati i jep 10 mijë Euro Kujtim Ibrës me shpresën që një gjyqtar do rihapë çështjen e djalit për t’u rigjykuar, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Eni Çobani ka shpjeguar situatën dhe sqaron gjatë seancën si kanë rrjedhur ngjarjet. Eni Çobani: Zotëria nga halli i djalit i dënuar…

Read More

Mjekia e njohur greke Matina Pagoni, u shpreh se në shtator do të jetë muaji që do te hiqen maskat dhe do të lëvizet lirshëm. “Nuk është larg momenti kur ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm pa përdorimin e maskës. Unë mendoj se vera do të jetë krejtësisht e ndryshme. Mendoj se mesi i shtatorit do të jetë data kur do t’i hedhim maskat dhe të ndihemi të lirë. Maskat mund të hidhen kur rreth 90% e vaksinave të kenë mbaruar deri më 15 shtator. Duhet ta mbajmë, pasi ngarkesa virale është akoma e lartë, veçanërisht në…

Read More

Investitorët kinezë kanë shpenzuar të paktën 134 miliardë paund në prona në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shkollat private, bizneset e infrastrukturës dhe firmat britanike të rangut të lartë, raportojnë mediat britanike. Investitorët dhe bizneset me bazë në Kinë ose Hong Kong tani zotërojnë aksione në bizneset kryesore të infrastrukturës si Thames Water, Aeroporti Heathrow dhe Rrjetet e Energjisë në MB, sipas Sunday Times. Sipas gazetës, deri në 57 miliardë paund janë investuar në 100 kompani FTSE. Dhe, siç është raportuar më parë nga Mail on Sunday, firmat kineze gjithashtu kanë investuar shumë në shkolla prestigjioze private – përfshirë Themford…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të jetë aktive në Shqipëri, duke marrë pjesë edhe në betejat e tjera elektorale. Paralajmërimin e ka bërë kreu i VV-së në Tiranë Boiken Abazi, ku me anë të një reagimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar si të domosdoshme prezencën e Lëvizjes, që ka qendrën në Kosovë, e që ka fituar zgjedhjet në Kosovë, me kryeministër Albin Kurti. “Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin…

Read More

Një “fantazmë” e një dokumenti “Non-Paper”, jo zyrtar, që thuhet se përshkruan ndryshimet në kufijtë e Ballkanit Perëndimor ka dalë në skenë për të ringjallur skenarët e makthit në një kohë të trazirave të rënda gjeopolitike në rajonin e gjerë të Evropës Juglindore, Detit të Zi dhe, natyrisht, Mesdheu Lindor. Askush nuk e ka parë zyrtarisht këtë dokument – të sjellë në dritë nga një uebfaqe Sllovene me pretendimin se qeveria në Ljubljanë ishte ndër autorët e saj – e cila thuhet se përmban ndryshime territoriale që do të ndryshojnë rrënjësisht hartën aktuale duke shpërndarë Bosnjë-Hercegovinën dhe duke krijuar një…

Read More

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përfliten se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Që ata po përjetojnë një krizë, kjo është reflektuar dhe në rrjete sociale pasi moderatorja dhe aktori nuk ndiqen më dhe duke fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Megjithë një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh, duket se kësaj radhe gjërat midis tyre kanë marrë fund përfundimisht. Sipas “Panorama Plus”, shkak që ata t’i jepnin fund bashkëjetesës disamujore është bërë xhelozia dhe thuhet se Donaldi ka qenë ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia.…

Read More

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Mediet kosovare raportojnë se Veseli është liruar për të vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it. Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë. PAk ditë më parë gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të…

Read More