Author: tirana

Një apartament në kat të gjashtë në “rrugën e Dibrës” në Tiranë është përfshirë nga flakët.Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit.“Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit”, njofton policia.

Read More

Nga Ben Andoni Në atë që të bie në sy orëve të fundit është se ka një shprehje përkrahje “në masë” të kryetarit Basha nga grup-seksionet e PD-së dhe deputetët e listës së përzgjedhur prej tij. Një gjë duket e arsyeshme në artikulimin e tyre dhe lidhet me faktin se procesi zgjedhor është ende në vazhdim, teksa është i nxituar nguti për të anatemuar kryetarin, që në fakt i mjafton knock-down i radhës prej Ramës. Në kushte normale Basha duhet të iki dhe të uli deri në tokë kokën, pasi PD-ja nën autoritetin e Bashës humbi zgjedhjet lokale të vitit…

Read More

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 14 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin afgan Kabul, pasi disa cisterna nafte janë përfshirë në zjarr dhe kanë shpërthyer, duke mbuluar qytetin me tym të zi. Ende nuk është bërë e ditur nëse incidenti i orëve të vona të 1 majit, ka qenë aksident apo i qëllimshëm. Një vozitës i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se rreth 100 cisterna mund të jenë përfshirë në incident. Zjarrfikësit me vështirësi kanë ndalur flakët, për shkak të tymit të madh që është parë edhe në mëngjesin e 2 majit. Zëdhënësi i ministrisë së…

Read More

Këtë radhë ai ka reaguar lidhur me drejtuesit e PD në rrethe që kanë dalë në mbrojtje të Bashës. “Luli në rrezik! Detyrohen të pronocohen degët, hanalistat, memexhinjtë, spiunat dhe servilat. Në fakt lidhur me argumentat dhe arsyetimin të gjithë duken të budallepsur, por nuk janë, e kanë nga zori. Të kujtojnë, Dhjetor 90 dhe Janar 91, kur partia i kërkonte rretheve dhe bazës, ngrihuni dhe mbroni figurën e shqyer të shokut Enver. Dhe s’ka si mos t’ju kujtohen “Gratë e Enverit”. Shihni se ju rifreskon kujtesën”, shkruan Elezi në rrjete sociale.

Read More

Interi është shpallur kampione e Serie A, katër javë para mbylljes zyrtare të kampionatit italian. Dhurata i ka ardhur pikërisht nga Sassuolo, e cila ka arritur të barazojë në sfidën deilkate ndaj Atalantas. Interi aktualisht ka grumbulluar 82 pikë në kampionat, duke qëndruar 13 pikë larg vendit të dytë, e cila mbahet nga bergamaskët. Me fitimin e titullit që në ambientin zikaltër mungonte prej tripletës së famshme të kohës së Mourinhos, lufta në Serie A, është zhvendosur mes Napolit, Atalantas, Juventusit, Milanit dhe Lazios, të cilat do të tentojnë në javët e mbetura të sigurojnë një vend në “Champions League”.…

Read More

Nga Spartak NgjelaShqipëria në datën 25 prill të këtij viti, doli nga udhëkryqi i rrezikshëm ku u gjend: Berisha, Meta dhe Basha nuk i fituan dot zgjedhjet e 25 prillit.Cili ishte udhëkryqi?Udhëkryqi i rrezikshëm historik, ishte ky: me Amerikën në rrugën antikorrupsion, apo me Rusinë në shpëtim të korrupsionit Berisha Meta e gjithë të tjerëve si këta?Fitoi rruga e parë.l.Shqiptarët patën një mobilizim të çuditshëm në këto zgjedhje, kurse emigracioni shqiptar qëndronte si i ngrirë dhe brenda shqetësimit të vet.Ishte Meta që shpalosi hapur antiamerikanizmin e tij galopant, me lavd drejt Rusisë. Por ishte edhe Basha e Berisha që nuk…

Read More

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë se rindërtimi nga e para i gjimnazit “Sami Frashëri” dy herë më i madh, në të njëjtin vend ku u edukuan breza të tërë po merr formë pasi punimet po vijojnë papushim. “Dy herë më i madh, në të njëjtin vend ku u edukuan breza të tërë Vijon papushim puna për rindërtimin nga e para të gjimnazit “Sami Frashëri”, me 49 klasa, 7 laboratorë, infermieri, salla aktivitetesh, palestër, mjedise të jashtme sportive e shlodhëse, ashensorë dhe standarde europiane në çdo aspekta”.

Read More

Ajola Xoxa na e zbukuroi të dielën vetëm me një foto. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndau me ndjekësit në Instagram një moment të bukur me djalin e saj Kajan, teksa udhëtojnë me makinë. Në foto shihet Kajan teksa i jep një puthje mami Ajolës. Dhe Ajola nuk nguroi ta ndajë me ndjekësit në Instagram këtë moment.

Read More

Shtëpitë e barit në Britani të Madhe dhe largimi i të rinjve shqiptarë është bërë një gjë e zakonshme tanimë, një mënyrë e lehtë për të siguruan para. Mirëpo në kësi punësh të zeza, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet, dhe konfliktet janë të shpeshta, sidomos kur bëhet fjalë për vlera të mëdha. Një i ri i quajtur Kalvin Pjetri u largua nga Shqipëria në dhjetor 2020 drejt Britanisë së Madhe për të punuar në një shtëpi bari, shkruan T.CH. Por sapo mbërriti atje, i riu u arratis dhe anëtarë të grupit në Shqipëri i kanë vendosur atij gjobë. Çështja…

Read More

Këtë të diel është shënuar një ulje e shifrave të COVID në vendin tonë. Në bilancin e 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton 53 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”. Në 24 orët e fundit janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier,…

Read More

Katër mijë fëmijë u prekën me koronavirus gjatë një viti në Shqipëri.Sipas shefes së Shërbimit Infektiv në Pediatri, 178 të vegjël janë shtruar në repartin Covid, në shërbimin e pediatrisë. Ndërkohë rastet nga 0-1 vjeç kanë qenë shumë të pakta. “Fëmijët janë shumë më të përgatitur, në thonjëza, ndaj imunitetit të lindur, dhe më pak ndaj atij të fituar. Kanë një numër më të madh të qelizave vrasëse natyrore, një numër më të madh të linfociteve të cilat luajnë një rol të rëndësishëm”, shpjegon Gjeorgjina Kuli. Po ashtu, vaksina e kalendarit të detyrueshëm sidomos ajo e fruthit, por edhe të…

Read More

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë me familjen në Bogë. Atje ajo është surprizuar nga vogëlushi Jon, i cil ia ka bërë ditën më të bukur. Ai ka mbledhur lule për të dhe ia ka dhuruar. Arbana ka publikuar një foto në rrjete sociale krahas së cilës ka shkruar “Gjejeni kush i mblodhi lulet më të bukura për mua këtë mëngjes”. View this post on Instagram A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) Më pas moderatorja ka ndarë një video të vogëlushit me lule në duar, duke treguar se ai fshihet…

Read More