Gazetari i njohur Enrik Mehmeti ka rrezikuar jetën për të raportuar live një grabitje në mes të bulevardit në Vlorë, dhe për të ndihmuar qytetarët që mund të ishin viktima të autorit të armatosur. Pas këtij veprimi që bëri bujë, kryeministri Rama është takuar me gazetarin dhe e ka quajtur hero. Postimi i Ramës #RESPEKT Vlorë, me Enrikun, gazetarin që u bë heroi i ditës duke vënë në rrezik jetën e tij për të mbrojtur qytetarët nga keqbërësit
Author: tirana
32-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën, 5 maj. Mediet fqinje shkruajnë se sipas hetimit është vërtetuar se autori disa ditë pas kryerjes së krimit u largua në Shqipëri për t’u fshehur. Por pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 32-vjeçarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur në një fshat të vendit tonë. Ai u ekstradua në Greqi ku edhe ka qëndruar në paraburgim deri në dhënien e dënimit.…
Moti gjatë së po vjen do të jetë kryesisht i kthjellët, tipik i stinës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vetëm në mesjavë do të ketë reshje kryesisht në jug dhe më pas mesditën e së enjtes, këto reshje do të transferohen në veri. Parashikimi i SHMU: Kjo javë e parë e Majit parashikohet të jetë me tiparet e një pranvere të vërtetë. Deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash. Më tej qendrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditen e së enjtes.…
Mbretëria britanike ka njoftuar se është prodhuar monedha e artë që peshon hiq më pak se 10 kilogramë, dhe që është monedha më e rëndë që ndonjëherë është prodhuar, shkruan The Guardian. Në monedhë është fotografia e mbretëreshës Elizabeth II dhe quhet “Queens’s Beasts coin”, e për ta prodhuar janë nevojitur 400 orë punë, që mbretëresha e ka cilësuar si “madhështore” pas plotë katër ditëve duke e bërë të shndris. Kjo monedhë tashmë është shitur, kurse pallati mbretëror nuk ka dhënë detaje për shitjen apo blerësin, duke theksuar se monedha e përmasave të tilla dhe cilësisë do të mund të…
Ka patur tension në Milanello pak para ndeshjes së Milan-it kundër Benevento-s. Siç ka bërë të ditur SportMediaset, një grup ultras ka kërkuar dhe marrë një përballje direkte me Gigio Donnarumma. Një një moment të parë, portieri e ka refuzuar takimin, por është paraqitur para tifozëve për arsye të rendit publik. Nga sa mësohet, mes palëve është zhvilluar një debat i ashpër. Tifozët duket se i kanë kërkuar lojtarit që të mos luajë kundër Juventus-it në rast se nuk do të rinovojë me Milan-in. Ndeshja mes dy gjigantëve të Serisë A do të luhet të dielën e ardhshme. Kontrata e…
Seriali “Kloni” ka qenë ndër më të suksesshmit në Brazil e vendet e Amerikës jugore në vitet 2000. Më pas ky serial u ble edhe nga Top Channel dhe Zhadja çmendi shqiptarët asokohe. Por si duket sot Giovanna Antonelli, aktorja e cila luante rolin kryesore? Sot Zhadja është 45 vjeç dhe siç shihet nga fotot që poston në rrjete sociale, vazhdon të jetë në super formë dhe duket shumë seksi.Aktorja është nënë e tre fëmijëve dhe vazhdon karrierën disa vjeçare në aktrim.
Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, të publikuar pak ditë më parë, përgjatë vitit 2020, dymbëdhjetë persona janë akuzuar për terrorizëm. Referuar raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit që sapo lamë pas janë regjistruar 3 procedime penale per “Vepra me qellime terroriste”: 2 procedime penale per “Financimi i terrorizmit” 6 procedime penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Për këtë vepër e procedime me 2 të pandehur janë dërguar të pandehur janë dërguar për gjykim. Gjithashtu në raport thuhet se është regjistruar edhe një procedim penal për “Kanosja për kryerjen e veprave…
Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si kreu i Bindjes Demokratike, duke pranuar kështu edhe mosarritjen e objektivave elektorale në zgjedhjet e 25 prillit. Postimi i plotë i Patozit MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë. Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore…
Për herë të parë sot Melisa ka folur për lidhjen e saj me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Andin. Melisa shprehej se Andi është e gjithë bota për të duke konfirmuar lidhjen me nje dedikim. “Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën sepse ti je bota për mua”, ka shkruar ajo. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Andit, i cili ka komentuar ne foton ku shfaqen te perqafuar. “Të dua! Jam shumë krenar për ty zemra ime.”
Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, që ishim mbledhur si shenjë revolte kundër masave anti-COVID, në një park në Bruksel.Siç raporton Reuters, në park ishin mbledhur qindra persona, që kanë shkelur masat anti-COVID, dhe besohet se turma ishte organizuar vetëm një ditë para lirimit të masave epidemiologjike. Organizatorët kishin planifikuar gjithçka përmes Facebookut, duke u bërë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje. Megjithatë, postimet e tyre janë fshirë pasi gjykata i paralajmëroi se pjesëmarrësit rrezikohen të prangosen apo të dënohen. Shumë prej tyre as që mbanin maskë, veprim ky që nuk është me detyrim…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një inspektim të punimeve në Lungomare 2 në Vlorë, ku si rrallëherë nuk u shoqërua nga kryetar i Bashkisë Dritan Leli. ‘Divorci’ mes tyre u shpall publikisht me daljen e emrave të kandidatëve dhe refuzimit të hapur që kryebashkiaku bëri për të mosmbështetur kryeministrin në fushatë në një vend të pasigurtë në listën e deputetëve. Gjatë fjalës së tij ditën e sotme Rama finalizoi divorcin, ku sulmoi hapur Bashkinë duke i thënë inxhinierit ta mbarojnë shëtitoren përpara sezonit turistik pasi nuk mund të presin të vdekurit e Bashkisë. ”Ta bëjmë ta mbarojmë, se…
Aktorja fituese e çmimit ‘Oscar’, Olympia Dukakis është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare në shtëpinë e saj në NeW York. Ky lajm është konfirmuar nga vëllai i saj, Apollo Dukasis, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Motra ime e dashur, Olympia Dukasis, ka vdekur këtë mëngjes. Ajo ndërroi jetë pas disa muajsh pasi kishte probleme shëndetësore”. Dukakis u përfol shumë në moshën 56-vjeçare për rolin e saj në “Moonstruck”, një rol që i dha asaj ‘Glob të Artë’ dhe një ‘Oscar’. Aktorja e filloi karrierën e aktrimit në skenë dhe bëri debutimin e saj në Broadëay në…