Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi një disfatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku arriti të merrte vetëm 4 mandate, nga 19 që kishte në zgjedhjet e kaluara të 2017-tës. Para zgjedhjeve, ky subjekt u përball me largime të shumta në strukturat e degëve, por më kryesorët ishin largimet e dy ministrave Nasip Naço dhe Lefter Koka, të cilët garuar me Partinë Socialiste. Naço renditej i katërti në listën e PS-së në Qarkun e Beratit, ndërsa Koka renditej i shtati në listën e PS-së në Qarkun e Durrësit. Të dy ata arritën të merrnin mandatin e deputetit. Por sa ndikuan largimet…
Author: tirana
Sëmundja e dementias është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin. Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë e tij dhe jetën e përditëshme. Sipas mjekëve një person me dementia përjeton një lloj “plakje të trurit”. Sot në botë numërohen rreth 50 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa rreth 10 milion raste të reja zbulohen çdo vit. Nisur nga kjo përhapje e madhe Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar një listë me gjëra që mund të bëni për t’a parandaluar. Parandalimi i rrezikut Ekspertët, thonë se ka disa mënyra specifike se si mund të…
Më 2 maj të vitit 2011, forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vranë liderin e organizatës terroriste Al-Kaida, Osama bin Laden. Dhjetë vjet pas vrasjes së tij, ushtarët amerikanë do të largohen nga Afganistani. Kush ishte Osama Bin Laden? Terroristi më i kërkuar i botës, Osama bin Laden, ishte 54 vjeç. I fajësuar për aktet më të rënda terroriste në të paktën 3 kontinente, Osama bin Laden ishte objektiv i ndoshta operacionit më të madh amerikan në histori. Pas sulmeve katastrofike në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001, Presidenti Bush u zotua publikisht të gjente personin…
Një tjetër sulm me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kazino në Ëinsconsin në SHBA. Një person i armatosur ka hyrë brenda duke qëlluar ndaj gjithë personave që ishin brenda. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 7 persona. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e agresorit. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital. Ende nuk bëhet i ditur identiteti apo shkaku pse i riu ka kryer një veprim të tillë. Dëshmitarët janë shprehur se dëgjuan të shtëna të shpejta e se oficerët u panë duke nxjerrë armët teksa hynin në kazino. ‘Krejt…
Ambasadat e SHBA dhe BE në Tiranë kanë uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në mesazhet e tyre, SHBA dhe BE mes të tjerash urojnë që kjo festë të sjellë shpresë për qytetarët. “Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere. Festofshim së bashku këtë ditë të fillimeve të reja, ndërsa vazhdojmë të luftojmë COVID-19 dhe të njohim kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve shëndetësorë të cilët do ta kalojnë këtë të ditë të shenjtë duke punuar për të ruajtur shëndetin e komuniteteve tona”, thuhet në urimin e…
Humbja në zgjedhjet e 25 prillit duket se ka përçarje jo vetëm brenda PD-së, por edhe mes koalicionit me LSI. Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj akuzon Partinë Demokratike për humbjen. Sipas një postimi në rrjet sociale, ajo thotë se Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës, dhe këtu i referohet djegies së mandateve. Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet: “Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij…
Një 15-vjeçare është gjendur në një situatë të vështirë, ku nëpërmjet presionit psikologjik, një 24 vjeçar i ka marrë një sasi të konsiderueshme parash. Bëhet fjalë për rreth 20 mijë lekë. Për këtë arsye mësohet se si riu i identifikuar me inicialet E.Z., është vënë në prangat e policisë. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare”, njofton Policia.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në një mesazh në “Facebook”, Basha uron që drita e ringjalljes të mbushë me shpresë zemrat dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare. “Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.
Në një intervistë për ”La Repubblica” kryeministri Edi Rama është shprehur se që nga shtatori 2022 të gjithë fëmijët shqiptarë do të studiojnë me detyrim anglishten që nga klasa e parë”. Në mandatin e tretë radhazi, Partia e tij Socialiste fitoi 74 nga 140 vende. ”Italia është partneri ynë kryesor, por unë do të doja të shihja më shumë investime në sasi dhe mbi të gjitha në cilësi”, thotë Rama. Ka stërfituar. A do të qeverisë me mbështetjen e socialdemokratëve të Tom Doshit, i regjistruar në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion? ”Hera e tretë ishte më e vështira,…
Mbrëmjen e djeshme, Elvana dhe Pirro ishin të ftuar në “Soiree” ku zbuluan se ka qenë Elvana ajo që e ka kontaktuar dhe gjithçka ka nisur nëpërmjet një bisede në telefon. Pirro ka treguar se me këngën “Vendi im” që Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj Migena Gjata, ka një lidhje më të fortë dhe emocionale. Pirro zbuloi i përlotur dhe i emocionuar se këtë këngë e ka shkruar para 30 vitesh dhe është një dedikim për babain e tij dhe gjithmonë që do e dëgjojë këtë këngë, do t’i kujtohet ai. “Kjo këngë ka një…
Lia konsiderohej kohë më parë një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupi, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje në lëkurë. Me rritjen e tregtisë globale, lia përhapej edhe më thjeshtë, duke infektuar rreth një të tretën e të rriturve dhe 8 në 10 foshnje. Në fillim të shekullit 18-të, sëmundja llogaritet të ketë vrarë rreth 400 000 njerëz çdo vit, vetëm në Evropë, ndërsa në vitin 1721, në Boston zhduku 8% të popullsisë. Trajtimet që aplikoheshin për këtë sëmundje, ishin të ndryshme, disa të padobishme dhe të çuditshme, si vendosja e…
Tani që zgjedhjet kanë përfunduar dhe partia socialiste u shpall fituese, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur shkojë në jug me familjen për të pushuar. Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama publikoi një foton me djalin e tij të vogël, Zahon në Vuno. “MIRËMËNGJES nga Vunoi”, shkruan Rama.