Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga pranë Kopshtit Botanik dhe për pasojë është përplasur me ndarëset. Në vendngjarje kanë mbërritur policia për të zbardhur pasojat e aksidentit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Author: tirana
Sapo ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë. Gjykata vendosi arrest me burg për Martin Kapllanaj. Kapllanaj i ditëlindjes 23 12 2003 është 17-vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj, që merret me çështjet e minorenëve. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në fillim të prillit rreth datës 7, sipas burimeve, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata…
Një tjetër skenë dhunë është regjistruar ditën e djeshme në Prishtinë ku protagonist kanë qenë dy persona, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin. Sipas dëshmitarëve të cilët menjëherë kanë nxjerrë telefonat për të filmuar këtë ngjarje, dy burrat kanë ndalur makinat në mes të rrugës, kanë dalë dhe kanë filluar të konfrontohen fizikisht. Ishin kalimtarët e rastit ata që kanë ndërhyrë për ta neutralizuar situatën dhe që kanë njoftuar policinë për ngjarjen.
Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , përgjatë javës kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht 13 shtetas, të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse. Policia e Dibrës njofton se do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa…
Ndërsa ka pasur një ulje të rasteve të sinjalizuara për fonde të dyshimta për vitin 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka analizuar tipologjitë kryesore përmes të cilave individët apo subjektet fusin në qarkullim paratë e pista. Tipologjitë janë të shumta, ndërkohë që në raportin e punës për vitin 2020, kjo Drejtori raporton se Pandemia ka shtuar mundësitë për pastrimin e parave. Investimet e konsiderueshme në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh, është një prej kanaleve kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri; investime në mallra luksi nga persona të cilat nuk justifikojnë burimin…
Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën në ditën e lindjes së saj, ku shkruan se për shkak të sëmundjes nuk ka shkuar të vizitojë varrin e së bijës. Aktori është i shtruar në spital, pasi kaloi Covidin, por virusi i ka prekur mushkurinë dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Pulmologjisë. “A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin…
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ka kryer vjedhje në katër banesa të ndryshme brenda një muaji. Ai dyshohet se ka vjedhur pajisje shtëpiake si dhe armë gjahu. Nga kontrolli i policisë në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur. Policia ka arrestuar edhe një 40 vjeçar, banues në Durrës, i cili në periudha të ndryshme kohore, në vende të ndryshme në Durrës, dyshohet ka vjedhur 5 biçikleta, në pronësi të shtetasve E. K., F. H., A.…
Çfarë të bëni në takimin e parë, ku të shkoni? Përshtypja e parë e takimit me dikë është e rëndësishme. Këtu janë disa ide për një takim të parë me dikë që ju pëlqen. Pranoni që të gjitha reagimet tuaja varen nga ju sepse është ajo që ju kontrolloni. Ku të shkoni në takimin e parë me një burrë? Mbani mend se shumë takime të para kthehen në të fundit për shkak të mungesës së taktit. Takimi më i mirë nuk ka të bëjë me një darkë të mrekullueshme në një restorant të shtrenjtë, jo. Është diçka më e thjeshtë.…
Në karriget e Kuvendit të Shqipërisë në shtator do të ulen për herë të parë 64 deputetë, të cilët u zgjodhën nga procesi i 25 prillit. Në varësi të vendimit të kryeministrit Rama për qarkun ku do të mbajë mandatin do të vendoset edhe fati i Teuta Ramajt ose Ana Dhamos se cila do të futet në Kuvend. Vetëm njëri prej atyre që do të futen për herë të parë në Kuvend theu listën e partisë duke u futur me votat e tij, Ornaldo Rakipi. Në listën emrave të rinj ka edhe emra të njohur që janë aktualisht në ekzekutiv,…
Nga Flamur Kuçi* Humbja e zgjedhjeve doli të ishte një mundësi e humbur për PD, por keqadministrimi i humbjes po kthehet mundësi e humbur edhe për nje reflektim serioz mbi gjendjen dhe prespektivën e vetë PD-së. Është banale që kasta, që aktualisht nuk udhëheq, por sundon në PD, shpërtheu me një mllef ndaj popullit që nuk ia paska ditur vlerat opozitës dhe e la atë sërish në opozitë. Nuk mund të gjesh një qëndrim më absurd dhe apolitik sesa ky sipas të cilit populli ia paska për borxh votën PD-së pavarësisht nga sjellja e saj, dhe nëse nuk ia jep…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron besimtarët ortodoksë për Pashkët. Kryemadhi uron që kjo festë të sjellë bekime për të gjitha familjet shqiptare, ndërsa publikon foton duke përqafuar bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta. “Miq dhe dashamirës, GËZUAR nga ne të dy! Zoti është i madh dhe gjithmonë pranë atyre që besojnë tek e mira. Bekime për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Kryemadhi.
Greqia ka njoftuar zgjatjen e masave kufizuese me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh për ata shtetas që udhëtojnë nga kufiri shqiptar drejt Greqisë duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve. Sipas njoftimit në mediat greke mbetet në fuqi kufizimi me 400, i numrit të personave që lejohen të hyjnë në ditë në Greqi nga Kakavia ndërkohë që pikat e tjera kufitare me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura. Gati një javë më parë edhe Shqipëria vendosi karantinën 14 ditore për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia në Shqipëri. Greqia vijon…