Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një grua rreth 50 vjeç është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kundër coronavirusit nga Moderna. Sipas medieve të huaja, vaksina me teknologjinë mRNA nga prodhuesi amerikan, iu bashkohet listës së vaksinave të tjera të aprovuara nga OBSH-ja për përdorim emergjent, sikurse ato nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson. Miratime të ngjashme për vaksinat e Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, ka deklarua OBSH-ja. Drita jeshile për vaksinën Moderna, e njoftuar të premten vonë, zgjati shumë muaj për shkak të vonesave me të cilat OBSH u përball me marrjen e të dhënave nga prodhuesi.

Read More

Sipas MeteoAlb: Edhe ditën e diel do të mbetemi në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në zonat Lindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 27°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri në 4 ballë.

Read More

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i madh forcash dhe pajisjesh ushtarake amerikane për stërvitjen ‘Defender Europe 2021’. Por kjo nuk shikohet me sy të mirë nga Rusia. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, i cituar nga RIA Novosti, mësohet se është shprehur se Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe”. “Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit. Së bashku me ta 750 njësi të…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden anuloi fondet e siguruara nga buxheti i mbrojtjes për murin e ndërtuar në kufirin meksikan për të penguar kalimin e emigrantëve dhe një pjesë e fondeve do të përdoren në luftën kundër dëmeve të mjedisit që ka shkaktuar muri. Një zyrtar nga administrata e Bidenit, në një deklaratë për gazetarët informoi për anulimin e fondeve të siguruara nga buxheti i mbrojtjes për projektet e murit në kufirin me Meksikën ndërtimi i të cilit ka filluar në periudhën e presidentit të mëparshëm Donald Trump. “Me vendimi të presidentit amerikan, Biden tashmë asnjë fond (vlerë monetare) nuk do…

Read More

Partizani është në garë për vendin e parë në Kategorinë Superiore. Të ndodhur vetëm një pikë pas Teutës kryesuese, Demat do kërkojnë suksesin në ndeshjen me Apoloninë. Dueli luhet të hënën në 18:00, ndërsa drejtuesit e kuq kanë vendosur të motivojnë lojtarët dhe stafin. 5 mijë euro për fitore është shuma e vendosur nga presidenti Gazment Demi për gjashtë sukseset e radhës. Kësisoj, të besuarit e Ilir Dajës kanë një motiv më shumë për të dhënë më të mirën në fushë. Kjo nuk është hera e parë që Partizani jep premio, ndërsa në një kampionat që nisi me bllokim merkatoje,…

Read More

Temperaturat e larta kanë bërë që kjo fundjava të sjelli një fluks të qytetarëve kosovarë në pikën kufitare të Morinës. Vetëm deri në mesditën e së premtes 6000 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë. Edhe kjo e shtunë nisi me një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova, ku radhë deri në 70 metra janë krijuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë. Policia kufitare njoftoi se në orët e para të ditës kaluan kufirin rreth 5000 shtetas të Kosovës. Ndërkohë për të përballuar fluksin e lëvizjes, policisë kufitare prej të premtes i është dashur që…

Read More

Sekretari i LSI-së, Luan Rama theksoi se përveç përpjekjeve për manipulimin e zgjedhjeve, fat i madh për partinë ku ai bën pjesë, është përkrahja dhe mbështetja e rinisë. Sipas Luan Ramës, në Vlorë, rreth shtatëdhjetë përqind e strukturave të LSI-së që u angazhuan në zgjedhje ishin të moshës 18-35 vjeç. REAGIMI I LUAN RAMËSPërsiatje:NJË BREZ QË NUK KA NEVOJËTA MARRË NJERI PËR DORE Përkundër zhumhurit të zgjedhjeve e gjithë përpjekjeve si në traditën tonë më të shumtuar të manipulimit të tyre, prej gjithë fushatës nuk mund të mos evidentoj edhe një herë faktin që për LSI-në është një fat i…

Read More

Partia Demokratike deklaroi sot se gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga Partia Socialiste dhanë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti. Oerd Bylykbashi tha sot se në javën zgjedhore bashkia e Durrësit ndau 6 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit. Sipas PD, gjatë 2 muajve të fundit, bashkitë e kontrolluar nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, OERD BYLYKBASHI Ditë…

Read More

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë, urimin më të bukur e ka marrë nga bashkëshortja, Selvija. Ajo e ka surprizuar që në mesnatë me fjalët më të ndjera. Selvija ka publikuar një foto pranë Shpatit në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar se e do më shumë se vetja. “Urime ditëlindjen burri im! Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty. I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time. Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se një kandidat në Fier është kërcënuar, pasi deklaroi se i kanë vjedhur votat në zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti Meta bën apel të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore dhe që të vijojë me transparencë të plotë procesi deri në rinumërimin e votës së fundit të sovranit. “Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore! Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! 🇦🇱”, deklaron Meta.

Read More

Procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta në vendin tonë, teksa deri më tani numërohen mbi 476.903 të vaksinuar, që prej fillimit të fushatës së vaksinimit masiv. Kryeministri Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqen disa prej të moshuarve, të cilët kanë marrë dozën e parë, apo edhe dozën e dytë të vaksinës antiCovid dhe shkruan: “Nderi është i gjithi i yni, Rrofshi sa malet!”. Ata shprehen shumë të kënaqur dhe tashmë ndihen të mbrojtur dhe të sigurt për të qenë pranë të afërmve të tyre. “Do e bëjmë vaksinën e dytë, të parën…

Read More