Pavarësisht kritikave të shumta për një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, Franca duke filluar nga 15 Qershori do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë personat mbi 18-vjeç. Njoftimi e dha Presidenti Emmanuel Macron, pasi aktualisht vaksinimi është i hapur për këdo që është mbi moshën 55-vjeç. Njoftimi vjen një ditë pasi Macron, paraqiti planin e tij për të hequr përfundimisht kufizimet e COVID-19 në të gjithë vendin. Plan i cili synon që shumica e bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet të rihapen plotësisht më 9 qershor. Vonesat në fillimet e vaksinimit, duket se janë hedhur pas tanimë pasi…
Author: tirana
Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Elvis Lushi i njohur me emrin Loco ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Glamour Zonë’ ku zbuloi detaje nga jeta e tij private. Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij private, madje edhe që ishte në një njohje, deri në momentin që Ester i zbulon se ai del me 2 vajza njëkohësisht. https://www.youtube.com/watch?v=_WZ0aBrv-0w&feature=emb_title
Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PAA-së, Agron Duka ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Duka shkruan se i merr përsipër të gjitha gabimet që ka bërë dhe ka një mesazh edhe për Lulzim Bashën. “Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”, shkruan ai. Duka thotë se nuk ka qenë dakord me kreun e PD për djegien e mandateve, por i është bashkuar Lulzim Bashës në këtë vendim. “E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të…
Kandidati për deputet i ADR (Aleanca Demokracia e Re), Andi Turhanaj, ka bërë një akuzë të fortë ku edhe ka depozituar një kallzim penal në Drejtorinë e Policisë në qakun Fier.Shkak është bërë një kërcënim që ai ka marr pasi ishte shprehur se do ti shkokë deri në fund zbardhjes së manipulimit të vjedhjes së votave të tij në zgjedhjet e 25 prillit. Në një pronocim për Ora News, ai është shprehur se do t’i shkojë deri në fund për të zbardhur këtë çështje. “Unë jam në vitin e dytë, në master në Universitetin e Arteve. Vendosa të kanidojë për…
Është identifikuar autori i vënies së zjarrit të tre makinave të parkuara pranë një qendre tregtare në Lushnje, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt 2021. Edhe pse ngjarja fillimisht u tha se ishte aksidentale, pas më shumë se 2 muajsh polica ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin për zjarrëvënie të qëllimshme ndaj 3 mjeteve të parkuara. Autori është 26 vjeçari Fridman Xhaferraj banues në fshatin Plyg, Lushnje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar atë marrjen e veprimit për djegien e 3 makinave Nga zjarri u dëmtua pjesërisht edhe magazina e kësaj qendre tregtare, pranë së cilës…
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndet sot gjithë punëtorët e Shqipërisë, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ai shprehet në mesazhin e tij se punëtorët janë patriotët, qytetarët e prindët më të mirë dhe se asgjë nuk e forcon Shqipërinë më shumë sesa puna, asgjë nuk i edukon më mirë fëmijët sesa dashuria për punën. Kryeparlamentari Ruçi shprehet më tej se lehtësimi i jetës dhe përmirësimi i mirëqenies suaj nëpërmjet uljes së taksave, rritjes ekonomike, hapjes së vendeve të punës, rritjes së pagave e pensioneve, mbetet prioriteti i maxhorancës. “Sot është 1 Maji, dita të nderojmë njerëzit…
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos iu ka uruar Pashkët me një mesazh besimtarëve ortodoksë që ka si mesazh çlirimin nga urrejtja dhe variantet e saj. Ai thotë se në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, nëpër mjedise të ndryshme shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, që nga simptomat e thjeshta, si nervozizmi, antipatitë, agresiviteti e deri tek ato më seriozet, si polarizimet, dhuna dhe përçarjet. Por se vaksinën e efektshme për të përballuar urrejtjen dhe format e saj na e zbuloi Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur: vaksina është ofrimi i…
Katër persona të një fisi, Mirash Paplekaj, Gezim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj janë arrestuar në Lezhë pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë Ylli Kacoli, 38 vjeç për të bërë deklarim të rremë në lidhje me një video që kishte nxjerrë në facebook, ku Gëzim Paplekaj ishte filmuar duke thënë se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota Mirash Paplekaj, 54 vjeç, Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, Donald Paplekaj, 22 vjeç dhe Jetmir Paplekaj, 29 vjeç, të gjithë banues nё Torovicё, Lezhё janë arrestuar pas mesnate pasi kanë kërcënuar me jetë dhe dhunuar Ylli Kacolin, 38 vjeç, për…
Presidenti Ilir Meta shpërndan sot në 1 Maj një mesazh për Ditën e Punëtorëve, duke vënë thkesin të pagat e ulta, largimi i fuqisë punëtore dhe mbyllja e vendeve të punës nga tërmeti dhe pandemia. “Ndërsa kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë dhe kur niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5% është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të dëgjuar zërin e punëtorëve, duke rritur mirëqenien dhe drejtësinë sociale të munguar”, shkruan ndër të tjera Presidenti Meta. Mesazhi i kreut të shtetit Ilir Meta Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, edhe…
Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Beratit. Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke iu referuar komenteve mbi zgjedhjet thotë se opozita duhet të ketë turp për kapjen në flagrancë të blerësve të kartave para votimit dhe denoncimin që po i bën blerjes masive të votës tani pas votimit. Duke vijuar ironinë, ai shkruan se hajduti i nuk gjykohet se quhet fitues. “Pra morali i fabulës analitike “të pavarur” është se Opozita duhet të ketë turp për: – kapjen në flagrancë të blerësve të kartave, para votimit. – denoncimin që po i bën blerjes masive të votës, tani pas votimit. Ndërsa hajduti nuk gjykohet se quhet fitues. Pra…
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten deri në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 29-30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.