Shqiptarët janë populli që emigrojnë më shumë. Në vetëm 9 vite 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria kanë ikur nga vendi i tyre. Por edhe shqiptarët e Kosovës janë larguar, pasi janë të paktën, 264 mijë persona. Gjithashtu nga Maqedonia e Veriut pjesa dërmuese e 160 mijë personave që emigruan janë shqiptarë. Këto janë pamjet e vitit 2015 kur nisi një fluks për të ikur nga Shqipëria. I njëjti fenomen ndodhi edhe në Prishtinë. Por edhe në qytetet shqiptare në Maqedoni. Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka publikuar raportin e fundit për emigrimin nga Ballkani Perëndimor ku përllogariti se…
Author: tirana
Kampionateve shqiptare po u vjen fundi dhe tashmë shumë ekipe po luajnë sezonin. Por, ajo që vihet re janë kontestimet arbitrare, diku me të drejtë e diku jo…Por, ajo që vihet re është se gjyqtarët janë bërë përcaktues thuajse në çdo javë, madje ka akuza mjaft të forta. Duke nisur që nga fundjava e shkuar, sidomos në Laçi-Partizani, ku Hamiti edhe pse një gjyqtar me eksperiencë, nuk u ka shpëtuar polemikave, e madje duke ndëshkuar Partizanin dhe duke i mohuar gol të rregullt…Po ashtu edhe në Korçë, Bylisit i mohohet gol i rregullt nga Antoni, ndeshja shkonte 0-2 për ballshiotët……
Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave Speciale. Kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi. “Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi…
Në orën 18:41 minuta të pasdites së të premtes përfundoi numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës. Nga 36 deputetë që ka qarku, 18 do i çojë në parlament PS, 15 PD, 2 LSI dhe një PSD. Vetëm dy emra arritën që të thyenin herësin duke rrëzuar listën e partisë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi duke nxjerrë jashtë Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin. Listën e PD-së në Tiranë e kryeson kryetari Basha me 16186 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13852, Belind Këlliçi 11581, Grida Duma 8691, Idrizi 7440, Noka 6875 dhe vetëm i shtati…
Administratori i Burrelit, Klevis Gjoka ka shpërthyer së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit”, ndaj Komisionit të Disiplinës, pa vendimeve të fundit. Gjoka ka shpërndarë një foto, nga festa e golit të Ortolanit në minutat e fundit, teksa shihet bashkombasi i tij Niko Paterni, i cili ul të mbathurat dhe drejtohet nga stoli i skuadrës matiane. Për këtë gjë ka reaguar në rrjetet sociale, administratori Klevis Gjoka i cili ironizon organin e drejtësisë sportive duke shkruar “Komisioni i Disiplinës nuk e pa këtë gjest apo kështu është një muhabet?”.
Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka publikuar një foto shumë të ëmbël në rrjete sociale, në një ditë speciale për të dhe familjen e tij. Arbana ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba për herë të pestë, baba i një djali që të gjithë e kanë pritur në familje. Ai ka postuar disa pamje ku shihet me bashkëshorten e cila ka barkun e rrumbullakosur dhe katër fëmijët, njëri më i gëzuara se tjetrin. “I lumtur pafund që në familjen tonë së shpejti do të vijë në jetë një djalë. Priami do të bëhet me vëlla! Elma, Arja,…
Në dashuri mashkulli i Luanit vepron shumë i sigurt, është tip që shkon shumë pas instiktit për të cilin i detyrohet sensualizmit të fortë. Për nga natyra Luani është shumë xheloz e duke qenë edhe kyelartë, nuk e fal kurrë tradhëtinë në dashuri; përkundrazi mbetet me ndjenja dhe sedër të lënduar. Mashkulli i kësaj shenje është një mik i zjarrtë dhe i qëndrueshëm, që i jepet me zemërgjerësi gruas së tij. Me të ai është i ngrohtë veçse paksa gënjeshtar, ndonëse gënjeshtrat e tij nuk janë për t’u dramatizuar, ngaqë zakonisht fshehin gabime të parëndësishme. Mashkulli i Luanit dëshiron të…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore. “Pas vendimit më të fundit për t’u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj. Ndërkohë, Kushi ka nënvizuar edhe pikat kryesore të diskutimit: “Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë…
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja deklaroi sot se jemi shumë afër finalizimit të njohjes me qëllim konvertimin e lejedrejtimit me Gjermaninë. “Pala gjermane u shpreh sot zyrtarisht se perceptimi i autoriteteve të tyre federale mbi sistemin, sektorin dhe sigurinë e procesit të lëshimit të Lejedrejtimit shqiptar është me vlerësim maksimal për transformimin rrënjësor, pas vizitave të tyre verifikuese dhe informacionit të mbledhur drejtpërdrejtë prej tyre”, bën të ditur Gonxhja. “Shqipëria ka përmbushur çdo kërkesë, sipas palës gjermane, dhe në parim sistemet konsiderohen të njëvlefshme”, shtoi ai. Gjithashtu, sipas Gonxhes, u vlerësua pozitivisht progresi në rritjen…
Andi dhe Jasmina do të largohen për një muaj nga programi për të parë se si do të shkojë marrëdhënia e tyre. Teksa po diskutonin për këtë, Juli vuri bast se në shtator do të bëhen të dy bashkë kur të largohet e gjithë vëmendja nga ta. Juli: Me një fjalë goje mund të jenë bashkë, në një moment mund të mos jenë. Basti im është që këta në momentin që ikin dhe zbehen këto kamerat dhe ikin këto mesazhet sa i bukur je dhe ndonjë lidhje javore e mujore, këto party-t e verës, në shtator këta të dy janë…
Partia Socialiste (PS) ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 Prill. Kundër të gjithëve, kryeministri Rama siguron mandatin e tretë, por opozita pretendon se qeveria ka vjedhur zgjedhjet. Gazetari investigativ Artan Hoxha teksa ka komentuar përplasjen e politikanëve këto ditë. Ai shprehet se deri sa qeveria e re të fillojë të formohet në mesin e shtatorit, shqiptarët që merren me kanabisin do ta kenë shumë të lehtë punën e tyre, pasi policia dhe politikanët tanë po zihen.
Nard Ndoka në një dalje televizive ditën e sotme ka deklaruar se do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane pasi kjo e fundit nuk arriti që të siguronte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit. “Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri,” tha Ndoka. Gjithashtu, ai ka bërë përgjegjës kreun e PD-së Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve ndërsa shtoi se një ndër gabimet ishte mos dalja në koalicion me LSI-në. I…