Author: tirana

Formula e herësit dhe lista “preferenciale” si një model i përdorur për herë të parë në fletët e votimit në zgjedhjet e 25 Prillit kanë lënë jashtë Kuvendit figura të njohura të Partisë Demokratike. Në Tiranë një sërë emrash të njohur në selinë blu nuk kanë arritur të mbledhin votat për një mandat deputeti, mes tyre sekretari ligjor Ivi Kaso, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti por edhe aleati i PD, kreu i FRD Sali Shehu. Fieri la jashtë kuvendit Agron Kapllanajn i cili për shkak të një numri të vogël votash nuk arriti ta thyejë dot herësin. Ndërkohë në Shkodër…

Read More

Ori Nebijaj ka publikuar së fundmi një video në të cilën duket se po drekon me ekipin e saj për këto zgjedhje parlamentare. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Nebijaj mori 5,599 vota dhe nuk arriti që të zgjidhej deputete duke thyer herësin. Ajo ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët fituan 15 mandate në kryeqytet. Bashkë me videon, Ori Nebijaj shkruan: “Grupi im personal i ruajtjes së votës personale.” Nebiaj ishte një ndër risitë e kësaj fushate, jo vetëm për stilin me të cilin e realizoi, por edhe qasjen e saj ndaj liderit demokrat Lulzim Basha. Ori…

Read More

Lajmi se dy qentë e llojit “bulldog”, në pronësi të këngëtares Lady Gaga, bëri bujë në mediat sociale, dy muaj më parë. Ryan Fischer u zu në një pritë pranë shtëpisë së tij në West Hollywood teksa nxirrte qentë e Gagas, Koji, Miss Asia e Gustavo. Pas të shtënave me armë ndaj tij, Koji e Gustavo u morën nga grabitësit ndërsa Ryan Fischer u dërgua në spital. Artistja, madje ofroi $500,000 për rikthimin e qenve të saj. Sot, policia e Los Anxhelosit njoftoi se kishte akuzuar tre të dyshuar për vetë incidentin si dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë. James…

Read More

Deputeti aktual Pandeli Majko, përmes një statusi në “Facebook” ka reaguar, pasi nuk ka mundur dot që të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit. Majko thekson se edhe pse ishte ndër 10 më të votuarit në kryeqytet, nuk ia doli dot të marrë një ulëse në Kuvend, duke shtuar se është mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e votuan. Postimi i Pandeli Majkos: Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që…

Read More

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 2808 testime kanë rezultuar 108 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë raportohet për 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2808 testime,…

Read More

Teksa publikon të tjera fakte për blerjen e votave, Partia Demokratike thotë se këto janë prova dhe dëshmi të bandave për të vjedhur zgjedhjet. Ndërsa publikon një video të mesazheve në Whatsapp, thotë se këshilltarja e ministres Belinda Balluku, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave. Reagimi i plotë: Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill…

Read More

Këngëtarja dhe sipërmarrsja Jonida Maliqi është e njohur si një vajzat që ka eksperimetuar më shumë me look-un në showbizin shqiptar. Ka qënë ndër të parat që ka përqafuar çdo trend dhe së fundmi me fuqinë e rrjeteve sociale ajo ka marrë dhe rolin e influencueses ku shpesh jep këshilla mbi kombinime të ndryshme. Kishte disa kohë që asnjë ndryshim nuk ishte vërejtur në lookun e saj derisa vendosi të thyente heshtjen me një foto ku duket se ka ndryshuar tërësisht pamje. Jonida ka prerë flokët shkurt deri te mjekrra në modelin e njohur ‘Bob Cut’ dhe ka postuar një…

Read More

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në Top Talk, jep bilancin e partisë së tij, nga këto zgjedhje, ku garoi krah Aleancës për Ndryshim. PDK doli me një rezultat të ulët në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk nxori asnjë deputet. Sipas Ndokës, koalicioni me Bashën ishte dështim. “Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët”. I pyetur nga gazetari, Denis Dyrnjaja, nëse “fajëson më shumë veten apo Bashën”,…

Read More

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e cila ishte pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi rezultatin që arriti. Ajo tha se nuk e priste që të merrte 5.435 vota, e shtoi se fushatën e ka bërë në rrugë, jo në zyra elektorale e takime me njerëz të grumbulluar. Ajo shtoi se çdo ditë takohej me njerëz dhe shumica prej tyre, i premtonin mbështetjen. Sakaq, ajo komentoi edhe deklaratat e bëra disa kohë më parë, kur ka thënë se koha e regjimit komunist ka pasur element të mira.…

Read More

Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin, zakonishtndodh pas të 40-ve, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç saj, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë etj. Por pavarësisht kësaj situate,e cila ngre alarmin tek shumë femra, ka gjithmonë një zgjidhje. Bright Side ka zbuluar disa mënyra natyrale që forcojnë gjoksin, i japin formë dhe, më e rëndësishmja, e mbrojnë atë. Larja me ujë të vakët:…

Read More

Kërkimet e policisë për gjetjen e trupit të pajetë të Jan Prengës, i cili u rrëmbye janarin e 2020 në Kamzë, nuk kanë dhënë rezultat, e megjithatë, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar finalizoi hetimet për dy prej të dyshuarve për krimin tronditës dhe i dorëzoi gjykatën dosjen penale ndaj tyre. Bëhet fjalë për Festim Bexhdilin, kopshtar i resortit luksoz Hajri, si dhe Olsi Turjan, ndaj të cilëve rëndon akuza e rrëmbimit kryer në bashkëpunim, me pasojë vrasjen e babait të 3 fëmijëve. Bexhdili është i vetmi që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, torturimin dhe më pas…

Read More

Kohët e fundit është bërë risi udhëtimi në vise të largëta, sidomos drejt Dubai-t. Shumë Vipa të tjerë kanë shkuar në Dubai këtë periudhë, përmendim këtu Enca Haxhia, Loredana dhe Mozzik bashkë me vajzën e tyre Hanna, Kida, Ledri, Sara dhe Fjolla Morina me partnerin e saj. Alketa Vejsiu është personazhi tjetër publik që fluturoi drejt Dubait për pushime. Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, Alketa cilëson se fluturat nuk i shohin krahët e tyre por ato munden gjithmonë të fluturojnë. Moderatorja në asnjë video apo story në Instagram nuk e ka shënuar adresën e vendndodhjes së…

Read More