Author: tirana

Turistët nga Kosova kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në Shqipëri. Sipas mediave kosovare, radhë deri në 70 metra janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë. Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.

Read More

Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Leila Kraja është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Ajo shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungon me postime të tjera nga përditshmëria. Së fundmi, Lei u ka dhënë mundësi fansave të pyesin përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram. E pyetur nëse është kundër ndërhyrjeve kirurgjike, moderatorja ka deklaruar se nuk është kundër por që nuk ka bërë akoma ndonjë të tillë. “Pro apo kundër ndërhyrjeve?”, ka qenë pyetja drejtuar Krajës. “Unë nuk është se kam bërë, por nuk jam kundër. Thjesht jam kundër kur shndërrohesh në një person tjerër”,…

Read More

Dashi Keni bërë një rrugë të gjatë dhe është koha për të shijuar shpërblimet e punës suaj. Nëse mendoni se mund të vazhdoni të ecni përpara pa pushim, keni shpresa joreale për veten. Ju nuk jeni robot! Demi Nesër ka shumë gjëra që ju duken të paqarta. Si rezultat i kësaj, këshilloheni të mos merrni vendime të rëndësishme. Sa i përket aspektit sentimental, nesër mund të takoni një person, i cili me kalimin e kohës mund t’ju duket interesant. Binjakët Ndjeheni sikur keni qenë të mbërthyer në një rreth vicioz nesër? Yjet thonë se ajo që ju duhet është një…

Read More

20 vrasje janë regjistruar nga 1 janari deri më 30 prill të këtij viti 7 prej tyre dyshohet se janë kryer nga vrasës me pagesë. Ekzekutimi i pare ishte ai i Edmir Begut, i njohur ndryshe si Ilir Kuçi. Ky i fundit u vra në Durrës nen motivin e larjes se hesapeve të drogës. Durrësi u trondit sërish më vonë me ekzekutimin e njërit prej ish-anëtarëve te bandës së Lul Berishes. Edmond Koçi, i njohur ndryshe si ‘Mond Çekiçi’ u qëllua me 12 plumba duke gjetur vdekje ndërsa krimi u krye nga vrasës me pagese. Ndërsa më 1 shkurt të…

Read More

Presidenti Ilir Meta ripërsërit thirrjen për hetimin e votave të pavlefshme të 25 prillit, ku dolën mbi 83 mijë fletë të pavlefshme. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se hetimi i këtyre votave me qetësi dhe transparencë maksimale është më i vlefshëm se kurrë. Sipas Kreut të Shtetit, “Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!” Mesazhi i Metës: Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.Referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore, përllogaritet që nga rreth 2.242.147 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1.661.885 qytetarë. Duke…

Read More

Oerd Bylykbashi ka pranuar humbjen e PD-së në këto zgjedhje. Ai iu bën apel qytetarëve që të ndihen krenarë për votën e tyre, edhe pse zgjedhja që bënë nuk fitoi dhe thotë se ai do i përfaqësojë mbështetësit e tij në Kuvendin e ardhshëm që do të formohet në shtator. “Faleminderit të gjithë zgjedhësve shqiptarë që me 25 Prill kuptuan drejt se Zgjedhës është më shumë se Votues. Faleminderit juve që në interes të ardhmes së fëmijëve tuaj zgjodhët projektin tonë për ndryshim! Edhe pse zgjedhja juaj nuk fitoi, sot duhet të ndjeheni krenarë për votën tuaj. Falenderoj nga zemra…

Read More

Lefter Koka, kandidati për deputet nën siglën e PS në Durrës ka mundur të sigurojë votat që i duheshin për t’u futur në parlamentin e ri të Shqipërisë.Përmes një shënimi në facebook, Koka ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij, ndërsa thekson se “tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë”. Postimi i plotë: FALEMINDERIT! Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë…

Read More

Nga Francesco Maselli “Linkiesta” Të mërkurën e kaluar, e përjavshmja e ekstremit të djathtë “Valeurs Actuelles”, publikoi një letër të hapur drejtuar qeverisë franceze të nënshkruar nga 24 gjeneralë në pension, e cila u pasua nga nënshkrimi i qindra ushtarakëve të tjerë. Ushtria denoncon “shpërbërjen” e Francës për shkak të“anti-racizmit”, që sipas saj do të krijojë në territorin francez “shqetësim dhe urrejtje midis komuniteteve”, “Islamizimin dhe rebelimin e një hordhie nga ata të periferive”, të cilat do të krijonin “zona që i nënshtrohen dogmave, të cilat janë në kundërshtim me kushtetutën tonë”. Letra me titull “Për një rikthim të nderit…

Read More

Mariza Ikonomi është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës shqiptare dhe e dalluar gjithmonë për zërin e saj të ëmbël, në muzikë dhe në komunikimin e përditshëm. E talentuar, e dashuruar me muzikën, ajo ka guxuar të interpretojë në të gjitha zhanret e muzikës. Prej më shumë se 20 vitesh në skenën shqiptare, portreti i saj i buzëqeshur ka mbetur i pandryshuar. Gjatë intervistës me moderatoren Mirela Milori, u përmend dhe kënga e saj me Françesk Radin “Telefonatë Zemrash”. Mariza e përlotur shprehet se e ka të vështirë të dëgjojë këngën e saj me Françesk Radin edhe pse…

Read More

Zjarri në magazinën e qendrës tregtare u shkaktua nga shkëndija elektrike e një neoni të vjetër. Ky fakt ka dalë në konkluzionet përfundimtare që kanë nxjerrë ekspertët e shërbimeve zjarrfikëse, në sajë të ekspertizës së kryer prej tyre. Nga hetimet ka rezultuar që neoni ishte në gjendje jo të mirë dhe gjysmë i amortizuar dhe në pjesën më të madhe të kohës qëndronte i tejnxehur. Ngjitur me tavanin ku ishte vendosur neoni ndodhej edhe një raft me rroba sintetike që si pasojë e shkëndijës ato janë përfshirë menjëherë në flakë. Për mosmarrjen e masave për mbrojtjen nga zjarri, shërbimi zjarrfikës…

Read More

Një 26-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetin mendor, u arrestua pak më parë, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij me thikë. Publikohet video, ku forcat e policisë dhe banorët e fshatit kërkojnë 26-vjeçarin. Djemtë e fshatit duken teksa “kacavirren” nëpër mure për të parë nëse ndodhet në shtëpinë e braktisur aty pranë. Ndërkohë dëgjohet nëna e djalit. E tronditur nga humbja e djalit të vogël dhe e shqetësuar për shëndetit e djalit të madh, ajo dëgjohet t’i thotë: “Shihe mamin djali im, hajde”. Ndërkohë i kërkon policit që t’i japin ushqim dhe ta çojnë në spital, teksa ai…

Read More