Kryeministri Edi Rama i ka “treguar” kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha rrugën që duhet të ndjekë për të ardhur në pushtet. Duke folur në emisionin “Opinion”, Rama tha se Basha nuk bëhet dot lider pa “vrarë” më parë babain e tij politik (Berishën). “Nuk ka lider nëse nuk vret babanë tënd politik. Edhe unë e kam respektuar Fatos Nanon, e kam respektuar dhe këshillohem me të, por respekti vjen pasi ta vrasësh. Ta vrasësh politik po themi. Angela Merkel e vrau babanë e saj. E mori e nxorri jashtë nga partia Elmud Kolin. Saliu rri atje. Njeriu ikën dhe…
Author: tirana
Spektakël në gjysmëfinalet e para të Europa League, me Manchester United që mposhti Romën me rezultatin 6-2, kurse Villareal ekipin e Arsenalit 2-1. Ekipi i Solskjaer tashmë është me një këmbë në finale, kurse në Londër vendoset finalistja tjetër. United e nisi në sulm dhe shumë shpejt e zhbllokoi ndeshjen me anë të Bruno Fernandes, i cili mjeshtërisht kaloi portierin e Romës pas pasimit të Edinson Cavanit. “Djajtë e kuq” në festë, por që zgjati pak, pasi një prekje e topit me dorë nga Pogba u konsiderua e parregullt dhe u akordua penallti. Pellegrini nuk gaboi dhe vendosi baraspeshën, ndërkohë…
Pas përfundimit të ushtrimeve fizike apo pas dëmtimeve, që mund të marrim nga sporti, shumë nga ne i besojnë idesë së vendosjes së një pakoje akulli për të reduktuar skuqjen në muskujt tanë. Por, një studim i ri ka zbuluar se vendosja e akullit e ndryshon mjedisin e molekulave brenda muskujve të dëmtuar duke e ngadalësuar shërimin. Studimi përfshiu minj, jo njerëz, por zbulimet treguan se vendosja e akullit pas një dëmtimi, nuk është thjesht jo efektive, por në fakt mund të jetë akoma më shumë dëmtuese. Akulli e mpin zonën e dëmtuar, duke e lokalizuar dhimbjen, gjë që i…
Një grup demokratësh i kanë kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit. Një ish-drejtues i PD-së në Vlorë, që në 25 prill kandidoi me Bindjen Demokratike Ardian Kollozi kërkon hartimin e një dokumenti që bashkon të djathtën shqiptare për një ofertë të re. Ai flet për nevojën e hartimit të një platforme, pasi sipas tij Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një ofertë opozitare serioze. “Tashmë fare pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndjesia e parë dhe ajo që dominon besoj opinionin e të gjithë atyre që e konsiderojnë veten OPOZITAR është…
Kryeministri Edi Rama është shprehur në emisionin “Opinion” se ftesa e tij për bashkëpunim me PD nuk ka asnjë vijë të kuqe dhe asnjë kufij. Rama theksoi se kjo ftesë është vetëm për PD dhe jo për LSI dhe se ai njeh si opozitë vetëm PD-në. Pjese nga diskutimi Fevziu: Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni? Rama: Nuk kam asnjë kufi. Fevziu: As bashkëqeverisje? Rama: Asnjë kufi. Fevziu: As bashkëqeverisje? Rama: Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufij. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.…
Këto zgjedhje nuk kanë pasur vetëm anë negative, vrasje, plagosje apo sherre, por edhe “paqe” mes kundërshtarëve politikë. Lushnja i është bashkuar shembullit të qytetarisë dhe asaj që duhet të tregojnë kandidatët politikë në popull; bashkim dhe jo përçarje apo ndasi mes veti. Siç shihet edhe në foto ku majtas është kryetari i PS, Gentian Nushi dhe djathtas kryetari i PD, Saimir Korreshi, duket se ata e kanë pranuar rezultatin dhe kanë shkrepur një fotografi së bashku. Sapo ka përfunduar numërimi final në dy KZAZ në Lushnjë ekipi është bashkuar dhe kanë pozuar për të treguar leksion qytetarie.
Dritan Hila: A vritet njeriu për kartat? Andi Bushati: Kjo është pyetje me vend. Unë e kam thënë që atë njeri e vrau Taulant Balla me Edi Ramën sepse ai njeri duhet të ishte në burg që atë ditë në 14 mars me gjërat që bëri dhe do i shpëtonin jetën. Dritan Hila: Unë kam info që ishte opozita që e kërkoi sherrin. Andi Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të…
Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se lideri demokrat Lulzim Basha duhet të mbante përgjegjësi për humbjet që ka pësuar Partia Demokratike nën udhëheqjen e tij. “Në bindjen time, në kulturën time politike, e para më e rëndësishme është fati i PD, sepse fati i PD është i lidhur me fatin e Shqipërisë. PD është alternativa qeverisëse. Jam besimplotë që shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë që qeverisja aktuale e ka çuar vendin në kaos dhe regres. I vetmi mekanizëm kushtetues, i mundshëm për të ndryshuar këtë realitet është sistemi politik, duke qenë se PD gjatë kësaj beteje, që nuk fillon sot, por…
Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë akuzat për shit-blerje votash. “Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim sondazhet që janë bërë publike. Ka një përputhshmëri të plotë me ato tonat. Nuk ndodhi te exit pollet. Ato gabojnë rëndë ndonjëherë. Unë mendoj që kush të akuzon për diçka që nuk e keni bërë ose e ka bërë vetë ose do ta bëjë vetë”, tha Rama. Pas insistimit të moderatorit Blendi Fevziu se ka vjedhur vota, kryeministri Rama i kërkoi të nxjerrë sondazhin, që tregoi aq saktë për fitoren e Partisë Socialiste.…
Një 63-vjeçar, u kap në shtëpinë e tij me kanabis vlera e së cilës shkonte deri 26.000 Paund, pasi kishte hyrë në një borxh të madh me bandat shqiptare të drogës. Douglas Christopher, u gjet nga policia në banesën e tij në Llanrumney, Avenue, më 27 Shkurt vitin e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai i tha policëve se tek dollapët në kuzhinë ndodheshin “kilogramë me djathë blu” dhe me këtë ai i referohej një lloji të kanabisit. Oficerët gjetën rreth 4.862 kilogramë kanabis, me vlerë nga 20 080 Paund deri në 26 080 Paund. Gjithashtu, u zbuluan më shumë se…
Nga Juxhin Mustafaraj Lulzim Basha i besoi disa muaj më parë 12 qarqe të vendit 19 drejtuesve politike për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet e 25 prillit. Renditja në lista e kandidatëve krijoi pakënaqësi, por megjithatë në këto zgjedhje gjithsecili kishte mundësi për të treguar peshën elektorale në zonën ku kishte marrë besimin e kryedemokratit Basha. Nëse i referohemi rezultateve në marra nga drejtuesit politik konstatojmë se disa prej tyre kanë marrë një rezultat shumë herë më të ulët se përfaqësuesit e listës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, drejtuesi i listës së Elbasanit, mundi t’i sjellë demokratëve 6…