Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Roma e nis me mrekulli dhe përfundon në katastrofë në Mançester. Mundet Arsenali

23:02 / April 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
man united
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spektakël në gjysmëfinalet e para të Europa League, me Manchester United që mposhti Romën me rezultatin 6-2, kurse Villareal ekipin e Arsenalit 2-1. Ekipi i Solskjaer tashmë është me një këmbë në finale, kurse në Londër vendoset finalistja tjetër.

United e nisi në sulm dhe shumë shpejt e zhbllokoi ndeshjen me anë të Bruno Fernandes, i cili mjeshtërisht kaloi portierin e Romës pas pasimit të Edinson Cavanit. “Djajtë e kuq” në festë, por që zgjati pak, pasi një prekje e topit me dorë nga Pogba u konsiderua e parregullt dhe u akordua penallti.

Pellegrini nuk gaboi dhe vendosi baraspeshën, ndërkohë që Edin Dzeko ia doli më pas të shënonte ehde golin që i dha avantazhin skuadrës italiane. Cavani në minutat shtesë iu afrua golit të barazimit, por nuk shënoi i vetëm me portierin.

Gjithsesi uruguaiani nuk fali tre minuta nga nisja e pjesës së dytë, kur shënoi golin e baraziit, ndërsa më pas realizoi edhe të epërsisë. 3-2 dhe më pas festa ishte e gjitha për United, pasi Bruno Fernandes me një penallti që do nxisë debate realizoi në portën e Romës golin e katërt.

Pesë minuta më pas, në të 75’, Paul Pogba, me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë dhe e shënoi emrin në listën e golashënuesve, pasi asistit të të zakonshmit Bruno Fernandes. Spektakli nuk kishte mbaruar, pasi Greenwood realizoi edhe golin e gjashtë dhe të fundit.

 Vrullshëm e nisi ndeshjen Villareali, që arriti të ndëshkonte skuadrën e Arsenalit në minutën e pestë me anë të Trigueros. Pa u bërë gjysmë ore lojë, Raul Albiol realizoi me kokë pas një krosi nga këndi dhe spanjollët shkuan në dhomat e zhveshjes të qetë.

Ceballos i komplikoi edhe më shumë gjërat për “Topçinjtë”, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq (2 të verdhë) në minutën e 57-të, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Gjithsesi Arsenali reagoi dhe fitoi një penallti, që u kthye në gol nga Pepe.

E para gjuajtje në portë e londinezëve, që deri në fund nuk ia dolën të shmangnin humbjen. Gjithsesi shanset për kualifikim janë të mira, për shkak të golit të shënuar në fushë kundërshtare. Sigurisht kjo arrihet duket fituar në Londër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.