Presidenti i SHBA, Joe Biden bëhet i pari nga vendi i tij që njeh gjenocidin armen nën Perandorinë Osmane. Asnjë President i mëparshëm amerikan në 106 vite nuk e kishte njohur, por sot në 106-vjetorin e gjenocidit armen Biden dha një mesazh duke u sensibilizuar me popullin armen. Ai deklaroi se mizori të tilla duhen ndaluar të ndodhin dhe tashmë është momenti për të parë nga e ardhmja. Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin Armen të Perandorisë Osmane dhe rivendosim veten për të parandaluar një mizori të tillë që të…
Author: tirana
Shqipëria ka arritur në 400 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin këtë të shtunë. Në Shqipëri vaksinimi ka nisur që në janar, teksa deri në fund të qershorit qeveria shqiptare synon të vaksinojë deri në 500 mijë të vaksinuar. Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që objektivi të arrihet edhe në fund të majit.
Takimi mes Ndriçimit dhe Stelës solli shumë emocione. Ndërsa po udhëtonin me makinë, Stela e pyeti për fëmijërinë e tij. Por kjo solli përlotje të Ndricimit, i cili u shpreh se ka 2 vëllezër dhe një motër e cila është e sëmurë. Stela: Më fol pak për fëmijërinë tënde. Ndriçimi: Aaa më preke këtu, jemi 5 vëllezër dhe dy motra. S’duhet të ma kishe bërë këtë pyetje, kam një motër që nuk ka qenë mirë. Stela: Pse? Ndriçimi: Ndonjëherë bëj sikur qaj, por t’i më bëre të qaj me të vërtet.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka garantuar se numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 prillit nis pas mesnate dhe do të jetë pa ndalim Ai thotë se do të ketë zëvendësues në mënyrë që numërimi mos ndërpritet për shkak të pushimeve. Në mënyrë të prerë, kreu i KQZ thotë se nuk do të shtyhet orari i votimit për zgjedhje, por në rast se në disa qendra votimit ka grumbuj apo radhë votuesish që presin, atëhere orari shtyhet vetëm për ato qendra votimi. Celibashi i kërkon partive politike dhe…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta paralajmëron se mund të nënshkruajë një dekret në rast se i duhet për të mbrojtur zgjedhjet e 25 prillit. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin për zgjedhjet e 25 prillit, ose populli do i arrestojë në flagrancë. Meta thotë se kriminelët më të rrezikshëm janë ata të veshur me unfiromë, prandaj ai kërkon që gjyqtarët e prokurorët mos bëhen palë dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike. STATUSI NGA ILIR META Kriminelët janë kudo të rrezikshëm. Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa dhe pak orë e ndajnë vendin nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka dhënë një paralajmërim. Meta thotë se pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm gjithë krimet zgjedhore, por edhe moshetimi i krimeve zgjedhore e policore. Ai thotë se nuk ka asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të tjera. STATUSI NGA ILIR META Pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe…
Debate mes Armandos dhe Ndriçimit që nisi javën e kaluar në emision, vazhdoi edhe këtë të shtunë. Armando thotë se ka disa foto ku Linda dhe Ndriçimi janë takuar jashtë studios .”Unë disponoj ca foto, ku para se të takoheshin kanë qenë në një takim. Kam shumë foto”. Në foto, duket Linda dhe Ndriçimi, në makinë pasi kishin darkuar me të gjithë konkurrentët e “Për’puthen +40”. Ndriçimi: I kërkoj falje të gjithëve, ishim në një drekë të gjithë bashkë, kemi bërë teatër si të them. Aty ishim privat, ishim në buzëqeshje e sipër dhe nuk e di tani, pse po…
Gjatë debateve të forta mes Armandos dhe Ndriçimit, ky i fundit përpiqet të puthë Stelën. Armando akuzoi Ndriçimin dhe konkurrentë të tjerë se takohen jashtë studios dhe thurin intriga me njëri-tjetrin dhe publiku duhet ta dijë. Ndriçimi shprehet se “Armando e ka personale me të ngaqë ka përqafuar Stelën”. Në debat e sipër, ai thotë Stelës: Ta puth pak në buzë. Stela shmanget dhe kështu ai i jep një puthje në faqe. Armando ka qenë më parë në takim me Stelën, por nuk shkoi mirë dhe Stela tha se nuk i jepte energji të mirë, e bëri të ndihej keq…
Shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit ka përfunduar edhe në Lezhë. Raportohet se vetëm një mangësi është konstatuar vetëm një mangësi ne QV 725 Manati, Njësia Kolsh, pasi mungon lexuesi elektronik. Bëhet e ditur se për këtë rast është njoftuar KQZ dhe është bërë e ditur se nesër në mëngjes ajo do të jetë gati.
Zv/ kryeministri Erion Braçe dhe njëherësh drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit deklaron se Elsa Bitën sot në Divjakë e rrahu bashkëjetuesi i saj, sipas tij një nga kriminelët që autorizon PD për mbikëqyrje territori jashtë orarit të lëvizjes. Braçe akuzon se PD-ja në Divjakë ka ngritur një strukturë me kriminelë për zgjedhjet. Në postimin e tij të gjatë në Instagram, Braçe publikon edhe një letër me emrat e atyre që përbëjnë strukturën e ngritur nga PD-ja. Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë ka denoncuar se është rrahur nga shefi i Policisë në Divjakë,…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 139 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll,…
Burime pranë KZAZ-së në Devoll bëjnë me dije se 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur këtë detyrë pak orë para procesit zgjedhor. Komisionerët kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku thonin se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin konisionerë në procesin zgjedhor. Nga ana tjetër, konstatohet se këta komisionerë kanë kaluar në Partinë Socialiste, por jo si komisionerë por si mbështetës të kandidatëve Ilir Topi si dhe Edlira Bode e cila gëzon mbështetje në këtë zonë.