Presidenti Ilir Meta në një lidhje ‘live’ me televizionin ‘Ora News’ informoi se po shkonte drejt qytetit të Elbasanit për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor. “Do të shkoj edhe në Vlorë, Do të shkoj ku ka nevojë atdheu”, u shpreh Presidenti. Meta tha se procesi i ditës së sotme duhet të jetë shembullor. “Dita ime është vetëm në shërbim të procesit zgjedhor dhe integritetit të zgjedhjeve. Procesi duhet të jetë shembullor dhe ti japim mesazh BE që jemi gati për të çelur negociatat.”
Author: tirana
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një prononcim për mediat zbulon se janë hasur probleme në 230 qendra në të gjithë vendin. Sipas Hoxhajt, kjo ka ardhur si pasojë e presionit dhe mosmarrjes pjesë në trajnime. “Materialet zgjedhore janë të gjitha në rregull. Nuk është konstatuar asnjë problematike. Ka pasur qendra votimi që nuk kanë qënë të pajisura me operatorë. Është bërë e pamundur që të kishte operatorë. Në këto qëndra nuk ka asnjë problematikë në lidhje me procesin e votimit. Procesi në këto raste vijon sipas procedurave në mënyrë manuale. Ka pasur disa problematike në disa qendra votimi. 230…
Kreu i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e tij Ajola votuan pak më parë. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Veliaj tha se kjo e sotmja është si një ditë feste, ndërsa bëri thirrje për votim masiv. Veliaj: Sot kemi një shans të votojmë masivisht, mundësi që të përfundojmë mirë historinë e zgjedhur. Le ta trajtojmë si një ditë feste, me vetëm një votë mund të ecim para, më e fortë se plumbat.
Një gjë e pazakontë po ndodh në këto zgjedhje, ku banorët e Bulevardit të ri në Kashar po votojnë në kontejnerë. Kjo nuk kishte ndodhur në zgjedhje të mëparshme.
Numri dy i PS Taulant Balla ka votua pak çaste më parë. Ai shoqërohej nga djali i tij. Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij Iris Piemezi ka votuar, por pasi kuptoi se kishte ngatërruar qendrën e votimit. Ishte sistemi elektronik ai që dha alarmin se nuk ishte votuese e qendrës së votimit 2705, dhe zbriti tek 2704 aty ku votoi edhe Taulant Balla.
Lëvizja për Vetëvendosje garon në zgjedhjet parlamentare me 3 kandidatë. Vetëm pak çaste më parë Albin Kurti. Kreu i Vetëvendosjes e ka hedhur votën në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri. ‘Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje. Uroj për ditë me mbarësi, që ashtu sikurse unë…
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj i cili është njëkohësisht edhe president i ekipit të Burrelit ka reaguar ashpër ndaj arbitrave të kategorisë së parë pas ndeshjes kundër Dinamos. Burreli u penalizua ditën e sotme nga arbitri duke anulluar një gol tërësisht të rregullt. Ky episod i përsëritur ndaj ekipit tonë ka sjell edhe reagimin e ashpër të Malajt. Ai i ka cilësuar arbitrat bastardë të cilët se kanë problem të hedhin poshtë mundin e një qyteti Agron Malaj në facebook Futbolli i kategorisë së parë është katandisur në një turp të madh. Çdo gjë varet nga albitra kamikazë si Olti…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sonte në mbrëmje në një deklaratë urgjente për mediat, ku nga selia e partisë ka bërë një denoncim të fortë. Ajo ka nxjerrë me emra dhe shifra të gjithë personat (patronazhistët) e PS që janë angazhuar këto ditë për të blerë vota në qytetin e Durrësit. Kryemadhi thotë se denoncimi mbërriti në selinë e LSI dhe të gjitha dokumentet që disponon do i dërgojë në SPAK, pasi nuk ka besim te Policia e Durrësit. “Makinat me xhama të zinj po shkojnë në shtëpitë e qytetarëve për të shpërndarë lekët”, tha Kryemadhi.
Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë duke blerë vota. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik. Mësohet se gjatë kontrollit në makinën e tyre po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.…
Nga Mero Baze Jemi të detyruar që presidentin ta konsiderojmë ose të çmendur, ose të rrezikshëm. Jam i hapur për të dyja opsionet. Kush ja do të mirën edhe opozitës, edhe presidentit, për lehtësi duhet ta konsiderojë të çmendur. Kështu e kemi më të lehtë të justifikojmë disa deklarata që as Enver Hoxha nuk i ka bërë për SHBA. Fjala vjen, ai i tregoi SHBA-së se Shqipëria mund të lidhet dhe me Rusinë dhe Korenë e Veriut, po të jetë se SHBA-së i duket vetja vend i fortë. Pra sipas tij, “ka dhe të tjerë më të fortë”. Akuzoi SHBA…
Ambasadorët e SHBA dhe BE do të jenë nesër në Shkodër dhe Elbasan për të monitoruar nga afër procesin e votimit. Yuri Kim do të vëzhgojë mëngjesin e të dielës Qendrën e Votimit 28 Nentori në Shkodër në orën 09:00, ku pritet të ketë një komunikim për mediat. Edhe Luigi Soreca do tu drejtohet me një mesazh qytetarëve në orën 11:00 nga Elbasani.
Pandemia e Covid-19 është një ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballet e gjithë bota. Ky armik i padukshëm e detyroi të gjithë planetin jo vetëm që të izolohej, por edhe të përballet me kriza nga më të ndryshmet. Megjithatë një ndër masat për tu mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës ka qenë distancimi shoqëror, një distancim i cili na ka detyruar që për më shumë se një viti të ndahemi nga njerëzit tanë të dashur. Në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme u trajtua historia e Lidës dhe Mhillit, dy miqve të cilët…