Arben Mema 32 vjeç, është shoferi i mjetit i cili terrorizoi kryeqytetin mesditën e sotme, duke u futur me makinë në mes të Sheshit Skënderbej. Pas disa manovrave të rrezikshme, ai u neutralizua nga një djalë i ri. Tiranë/Informacion paraprak Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit…
Author: tirana
Klodjan Elqeni, i cili ka shmangur një tragjedi pak minuta më parë në sheshin ‘Skenderbej’ në Tiranë ku ka neutralizuar një person i cili tentoi të shtypë njerëzit me makinë, është simpatizant i Partisë Socialiste. Janë publikuar foto që Klodjani ka bërë me Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Rama e ka postuar këtë foto në rrjetet sociale.
Dy motrat e 35-vjeçarit Arben Mema, kanë mbërritur në sheshin “Skëndebej”, ku edhe u arrestua vëllai i tyre. Të dyja kanë nisur që të bërtasin në mes të sheshit duke kërkuar informacion lidhur me të vëllanë. “Ku është vëllai? Si mund ta nxjerrësh një njeri ashtu? Ore ku është? Hiqi ato kamera! Ku është vëllai ore?,“-bërtasin ato.
Personi i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërkohë që u arrestua nga policia, i riu ka deklaruar: “Nuk e mora vesh fare. I futa një cigare”. Mësohet gjithashtu se në makinë personit iu gjeten edhe disa doza droge. Ka qenë një qytetar, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin. Në një komunikim për gazetarët “heroi” që bëri të mundur të ndalonte një rrezik të mëtejshëm tha se ngjarja ishte e ngjashme me një akt terrorist. Arben Mema nga Paskuqani ka bërë manovra të rrezikshme…
Një 22-vjeçar mund të konsiderohet hero pasi ndalo një shofer që po i jepte çmendurisht makinës në mes të sheshit Skënderbej. Ai tregon se ishte një veprim që duhej ta bënte se s’bën , ndërsa thotë se iu duk si një akt terrorist. “Erdhi një makinë e çmendur, mu duke si akt terririst se kemi degjuar që ndodhin nëpër botë, u sul mes njerëzve, kishte shume njerëz. E ktheu makinën, erdhën disa të tjerë po nuk e ndaluan dot. Mu duk e nevojshme të ndërhyja “.
Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej. Teksa gazetarja e ABC Leontina Nikaj ka qenë duke raportuar në sheshin Skëndërbej në një të dielë me diell për pjesën tjetër të qytetarëve që nuk kanë shkuar të votojnë, një makinë është futur me shpejtësi në zonë duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Disa të rinj që kanë qenë në shesh rastësisht të trembur nga situata e krijuar kanë ndërhyrë për ta neutralizuar duke e qëlluar disa herë. Pasi e kanë nxjerrë nga makina e ata e kanë mbajtur nën kontroll për të mos e lënë të lëvizë…
Pas vizitës në Elbasan, presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në Shijak. Nga Shijaku bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë i qetë dhe i lirë, ndërsa i bëri apel qytetarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë. “Ky është popull me tradita dhe duhet të jetë model në këto zgjedhje. Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë dhe të votojnë në mënyrë demokratike”, tha Meta ndërsa theksoi se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.
Ditën e sotme gjithë vëmendjen e ka marrë procesi i votimit për zgjedhjet elektorale. Megjithatë, në një postim lidhur përsëri me politikën, Erion Veliaj tregoi se do të bëhet baba. Votojmë të gjithë si familje, për te mirën, të bukurën dhe qytetarinë. Vota është më e fortë se plumbat”, shkroi ai duke shtuar emojin e familjes me dy fëmijë. Nisur nga emoji, ndoshta Erioni tregoi se edhe fëmija i dytë është djalë. Ishte ky këtu: Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, prindër për herë të dytë: Në 6 tetor të 2018-ës, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër të një…
Ish-kryemnistri i vendit Fatos Nano ka votuar në Mullet bashkë me gruan e tij, Xhoanën. Pasi ka votuar, Nano nuk i ka lënë batutat ndërsa është shprehur se kur të dalë rezultati një pjesë do gëzohen e të tjerë do mërziten. Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes tha se ishte e ulët prandaj edhe ishte shfaqur për të nxitur. Z. Nano, për kë duhet të votojnë shqiptarët sot? Nano: Kjo është një pyetje që mund të bëhej deri mbrëmë por unë besoj se sot mund të jetë , duhet të jetë një ditë si gjithë të tjerat. Shpresoj të mos jetë…
Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për dy persona, F. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, simpatizantë të Partisë Demokratike. Policia thotë se procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në fshatin Arras, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C (kryetar i degës lokale të PS), duke i ndaluar dhe kontrolluar automjetin në pronësi të tij. Mjeti është mbajtur i bllokuar deri…
Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi. Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe tensionim të situatës. Ata janë konfrontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit. Ky është rasti i tretë i një incidenti të ndodhur në të gjithë vendin. Dy rastet e mëparshme janë regjistruar një një Tiranë, ku një qytetar u kap duke fotografuar votën në shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe më pas është arrestuar nga policia. Po ashtu një tjetër rast është…