Ambasadori i Britanisë të Madhe, Duncan Norman, ndodhet në Elbasan, ku do të monitorojë deri në përfundim, procesin e votimit atje. Në një prononcim për gazetaren e “Neës 24”, Klodiana Lala, Norman i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojë. Ai tha se ndodhet në Elbasan për shkak të incidenteve të ditëve të fundit, por edhe pse qyteti është mjaft i bukur. Gjithashtu, ai iu drejtua qytetarëve duke i thënë që të dalin e të votojnë, pasi sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më pak sipas tij, krimi mund të implikojnë procesin. “Gjatë paradites kemi qenë në…
Author: tirana
Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, shefja e Infektivit Najada Çomo ka votuar. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një foto të publikuar në “Facebook”. Çomo shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën duke pirë kafe në një lokal, pas më shumë se një viti. “Ne votuam, nje kafe bashke me Rolin&Greis pas 412 diteve”, ka shkruar ajo krahas foto, duke lënë të kuptohet që pandemia i ka penguar që të dalin së bashku. Kujtojmë që Çomo ka qenë në frontin e luftës ndaj Covid-19 bashkë me të gjitha bluzat e bardha, të cilët janë hasur me shumë vështirësi gjatë periudhës…
Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja Senhit nga Itali së bashku me aktorin, producentin dhe balerinin me famë ndërkombëtare Luca Tommasini. Ata folën për jetën e tyre, për profesionin, karrierën, bashkëpunimet me artistët më të famshëm në botë, por ajo që ra më shumë në sy, ishte thjeshtësia, dashuria dhe sjella e tyre si njerëz të thjeshtë, pavarësisht se kanë një karrierë të jashtëzakonshme në tregun botëror. E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse njeh ndonjë këngëtar shqiptar, Senhit shprehet se ka takuar në Eurovizionin e vitit 2011 Aurela Gaçen e cila për të…
Një përplasje mes kryetarit të një qendre votimi në Vlorë dhe një përfaqësuesi të Partisë Demokratike, pasi dyshohet se përfaqësuesi i PD shoqëronte qytetarët brenda qendrës së votimit.Ora Neës ka siguruar momentet e tensionit në KZAZ 86 në Vlorë, ku shihet kryetari i qendrës së votimit Aranit Lulaj, i cili largon nga ambientet e shkollës “Ismail Qemali” ku ndodhet dhe KZAZ-ja, përfaqësuesin e PD.Përfaqësuesi i PD-së që është përfshirë në debat me kryetarin e QV Aranit Lulaj, është Neshat Ngucaj.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se mesditën e sotme është sulmuar aplikacioni i institucionit që drejton, i cili update-on të dhënat e shifrave të votuesve orë pas ore. Ai tha se shifra se deri në orën 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve bazohet vetëm te raportimi i 65 qendrave të votimit nga 5199 në total. Celibashi u shpreh se nëse problemi nuk do të zgjidhet, kanë gati planin “B” për një tjetër aplikon, por edhe një plan “C”. ”Në lidhje me % e pjesëmarrjes duke të sqaroj dy komente, e para është informacion; Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ…
Arben Mema pak më parë ka terrorizuar qytetarët në Sheshin “Skëndërbej”. Ai u fut me makinë dhe rrezikoi jetën e qytetarëve dhe fëmijëve që ndodheshin aty. Para Policisë është shprehur se para se të shkonte të votonte ka blerë 5 gramë hashash dhe se ka pirë 2. Ai është ka treguar se nuk mban mend asgjë, veç faktit që makinën që kishte e kishte marrë me qera një ditë më parë. Gazetarja Klodian Lala është shprehur se 32-vjeçari e kishte marrë makinën me qera në Kamëz, e ditën e sotme kishte shkuar për të votuar në Kombinat, aty ku kishte…
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi është mbështetësja më e madhe e babait të saj, sidomos në këto zgjedhje. Kohët e fundit ajo është përfolur për lidhjen e dashurisë me aktorin Romeo Veshaj. Pak më parë, ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, për të treguar se ka votuar. Fotoja është bërë në Kishë, ku ajo ka bërë edhe një lutje për të gjithë shqiptarët. “Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka shkruar vajza e Niko Peleshit bashkëngjitur fotos.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha votoi pesë orë më parë ka votuar në lagjen e tij, në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet. Ai u paraqit në qendrën e votimit dhe ka pritur në radhë sa kanë mbaruar qytetarët që ishin para tij, më pas ka hedhur votën. Ndërkohë, pak minuta më parë Basha ka dalë në Tiranë, ku i entuziazmuar me buzëqeshje në fytyrë ka takuar qytetarë të ndryshëm. Nuk ka nguruar që këto t’i ndajë me shqiptarët në rrjetet sociale.
Kur ka kaluar pothuajse gjysma e orarit zyrtar për votimin në zgjedhjet parlamentare, Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar edhe njëherë rregullat e vendosura për procesin e votimit. Statusi i Ministrisë së Shëndetësisë Ditën e votimit duhet të Mbani masë gjatë kohës së votimit Të ruani distancën prej 1.5 metër nga personat e tjerë Të dezinfektoi duart në hyrje dhe në dalje të Qendrës së Votimit
Një meteor kaloi qiellin midis Francës jug-lindore dhe veri-perëndimit italian mbrëmjen e së shtunës më 24 Prill. Një “top zjarri” i dukshëm ndriçoi qiellin për disa sekonda rreth orës 22:26. Fenomeni është dokumentuar nga shumë njerëz në internet dhe në rrjetet sociale, madje edhe me disa imazhe dhe video afër Kanës, në Rivierën Franceze raportojnë mediat e huaja.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 13:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 65 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 31.87%. E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 14,431 zgjedhës nga 45,284 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një nuse në Kavajë ka shkuar në qendrë e votimit përpara dasmës. E veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.