Është tensionuar situata në Libofsh të Fierit. Pas mbylljes së qendrës së votimit një person ende i paidentifikuar ka shkuar me sëpatë në dorë duke kërcënuar komisionerët, që tashmë kanë mbyllur dyert. Nga drejtoria e policisë së Fierit është nisur një grup policësh.
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një tjetër mesazh, ku tha se autoriteteve iu duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat. Ndërkohë që sipas saj, kandidatët dhe drejtuesit e tyre duhet të presin rezultatin. “Autoritetet do të përmbushin përgjegjësit e tyre për të numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit e tjerë do të mundet të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar gjykimin e popullit. Qytetarët më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndiheshin të sigurt.”, tha ambasadorja nga Elbasani.
Raportohet se një incident është shënuar në orën e fundit të procesit të votimit në Elbasan. Mësohet se një person ka goditur me gur një qendër votimit në zonën e Rrapishtës. Ndër të tjera mësohet se incidenti ka ndodhur në shkollën “Xhaferr Murizi”, në lagjen 5 Maji, ku dyshohet se autori ishte në gjendje të dehur.
Partia Socialiste ka bërë një deklaratë për media, teksa na ndan rreth një orë nga mbyllja e procesit të votimit. Nga selia e PS, zëdhënësja e fushatës së socialistëve iu bëri thirrje shqiptarëve që nuk kanë votuar akoma, që t’u drejtohen kutive të votimit.Në deklaratën e saj, ajo tha se sa më shumë që qytetarët të marrin pjesë në votime, aq më shumë politika i merr parasysh hallet e tyre. “Kush nuk ka votuar ende, le të përfshihet në proces, të shkojë e të votojë. Ushtroni të drejtën tuaj themelore, në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni…
Prestigjiozja BBC ka raportuar ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. BBC shkruan se në momentin që makina ndaloi përballë kalimtarëve një qytetar u hodh në të përmes dritares. Artikulli i BBC Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi hipi në një shesh për këmbësorë në kryeqytetin e Tiranës. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh në këmbë i pari përmes dritares. Kalimtari tha se mendoi se shoferi po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist. Shumë njerëz kishin qenë në radhë për t’u vaksinuar në çadra në Sheshin Skënderbej në atë kohë.…
Një qendër votimi në Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar. Komisioneri u shpreh për mediat, se nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej disa orësh dhe për këtë arsye vendosi ta mbyllte. “Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari,…
Kreu i SPAK, Arben Kraja së bashku me të shoqen kanë shkuar për të votuar. Qendra e tyre e votimit ka qenë e vendosur në poliklinikën e specialisteve nr. 3 në Tiranë. Deri në orën 17:30 në rang kombëtar në bazë të rezultateve të publikuara nga disa nga qendrat e votimit numri i pjesëmarrësve ka shkuar në 43.7%.
Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lealba Pelinku ka bërë me dije se disa zona të thella nuk janë mbuluar me operatorë teknikë. Në një prononcim për News 24, Pelinku shtoi se ka pasur edhe tentativa për votim të dyfishtë. “Ka pasur tentativa për votim të dyfishtë. Disa zona të thella nuk janë mbuluar me operatorë teknikë,”- tha Pelinku ndër të tjera.
Kreu i shtetit, Ilir Meta në një deklaratë për mediat nga Fieri falënderoi të gjithë qytetarët për qetësinë e treguar. “Këtë pjesëmarrje të mrekullueshme dhe për ecurinë e shkëlqyeshme në Fier. Kjo po ndodh kudo në të gjithë vendin është një nga ditët më të mrekullueshme të vendi tonë. Është dita kur jo vetëm të gjithë shqiptarët kanë mundësi që të tregojnë besimin që kanë te vetja dhe te demokracia, por kemi treguar respekt të ndërsjelltë mirëkuptim dhe bashkëjetesë demokratike deri në fund. Më pas pa asnjë diskutim në administrimin e procesit të numërimit. Ftoj të gjithë të rinjtë dhe…
Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar sot në vendin tonë, teksa mbahen zgjedhjet vendore. Rasti në fjalë është regjistruar në Vlorë. Sipas policisë, rreth orës 13:18, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 4498/1, e cila ndodhet në konviktin e shkollës Industriale “Pavarsia”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij. Rama priti të riun që ndaloi agresorin në sheshin Skënderbej, Spiropali del me mesazhin e koduar Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë së DVP Vlorë kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të…
Ish kreu i reformës në sistemin e Drejtësisë Fatmir Xhafaj ka votuar mesditën e sotme.I renditur i 23 në listën e qarkut të Tiranës, Xhafaj ka apeluar për daljen në votime.“Sapo ushtrova përgjegjësinë qytetare duke zgjedhur mes kthimit pas në institucionet e minuara dhe ecjes përpara drejt progresit me institucione të konsoliduara si rezultat reformash.S’ka më aspak kohë për të humbur për t’i dhënë një hov të ri betejave për fuqizimin e shtëpisë së re të drejtësisë e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbrojtje, përkujdes dhe garanci.Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e qarkut të Tiranës që të…
Përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD ka apeluar sërish qytetarët të marrin pjesë në votime. “Mos e humbni këtë mundësi. Mos u dorëzoni. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni per momentin e fundit. Ky eshte momenti juaj. Ky eshte momenti yne. Mos e humbasim kete moment. Dilni, dhe votoni!” apeloi Garo. Deklarata e plotë: Te dashur qytetare, Kemi ende 3 ore te tjera per te votuar. Kjo eshte mundesia jone. Ne kemi vetem me pak se 3 ore te tjera per te percaktuar te ardhmen tone. Eshte nje dite e mrekullueshme…