Erion Veliaj shprehet optimist për fitoren, duke thënë se trendi tani është në favor të PS dhe bëri thirrje që të vijohet me një numërim të shpejtë të votave. Elja Zotka: Zoti Veliaj, si i lexoni rezultatet e numërimit deri tani. Erion Veliaj: Mirëmëngjes, ka qenë një ditë e bukur për t’u zgjuar. Zgjimi të shijon më shumë ku i ke të gjithë cinikët dhe baltaxhinjtë përballë. Unë mendoj se puna shpërblehet dhe shumë njerëz e nënvlerësojnë popullin tonë dhe besojnë se votojnë për ata që i bien për shkurt. Ne i ramë çik përgjatë dhe u lodhëm siç më shumë.…
Author: tirana
Ka përfunduar votimi në bashkinë e Himarës, Qarkun e Vlorës. Partia Socialiste ka arritur të marrë pothuajse dyfishin e votave të Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka pësuar rënje. PS 3447 VOTA PD 1854 VOTA LSI 341 VOTA Ndërsa 124 vota kanë rezultaur të pavlefshme. Kujtojmë që PS ka fituar edhe bashkinë e Pustecit në Korçë.
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 08:00. Gazetarja e Tv Klan Elja Zotka e ka pyetur Kryeministrin për të komentuar rezultatet e deritanishme të votimeve. Por kreu i selisë rozë nuk ka preferuar të komentojë gjatë, duke thënë se do të ketë komunikim më vonë gjatë ditës. -Si i lexoni rezultatet e deritanishme? Janë optimiste për ju? Kryeministri Rama: Flasim më vonë. Sipas pritshmërive të Ramës, PS do të marrë të paktën 71 mandate për të qeverisur e vetme. Në rast të kundërt, nëse do t’i duhej që të krijonte një qeveri të…
Kreu i KQZ Ilir Celibashi në një deklaratë nja njësia 10 ku u shpall rezultati i votimit atje, foli edhe për procesin e numërimit dhe shanset që të dalë rezultati më shpejt. Po ashtu ai komentoi se është e herët ende për të dalë me një koment për dorëheqjen e Tom Doshit dhe zëvendësimin e tij. Celibashi: Kjo është një avantazh në i përdorimit të teknologjisë në zgjedhje. Meqë ishte hera e parë dhe gjithësecili prej palëve kishte meraket e veta ramë dakord që ta nxirrnim sot, se mund të dilte shumë më herët.Jemi të gjithë dëshmitarë se partitë politikë…
Në Bulqizë dhe Burrel janë numëruar 26 kuti. Burrel KAZ NR 16 12 kuti te numeruaraPS 2211PD-an 1473LSI 130 Bulqize KZAZ NR 18 14 kuti te numeruarPS 1809PD 1163LSI 575 Klos KZAZ NR 17 Per 13 kuti te numeruaraPS 1989PD-an 1943LSI 95
Në njësinë nr.10 ku u implementua votimi elektronik ka dalë fitues Partia Socialiste me 6007 vota, e dyta renditet PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nuk kaluan pa u pasqyruar në shtypin ndërkombëtar. Ndonëse në mënyrë të moderuar, agjencitë kryesore të lajmeve raportuan për procesin, duke e vënë theksin tek përballja, sipas tyre e ashpër, mes Partisë Socialiste dhe asaj demokrate. Në Itali, agjencia e lajmeve “ANSA” i kushtoi vëmendje përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të fituar mandatin e tretë, si dhe emigrantëve, që përbëjnë 30% të fuqisë elektorale, por që nuk gëzojnë të drejtën e votës.
Për të treguar angazhimin e saj në këto zgjedhje në Shqipëri, ambasadorja amerikanë në Tiranë Yuri Kim ishte e pranishme pas mesnate në njësinë 5 në kryeqytet ku vizitoi numëruesit e votave. E shoqëruar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, zonja Kim shkoi për inspektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto”, në Tiranë. Yuri Kim u shpreh se kandidatët dhe partitë duhet të qetësohen dhe më pas të pranojnë rezultatin kur të certifikohet. “Votuesit shqiptarët e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia bie mbi numëruesit për ta bërë punën me integritet dhe besoj se kanë…
Është numëruar kutia e parë në Tiranë. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një kuti në Kombinat, nga e cila rezulton: PS 174, PD 124 dhe LSI 12. Procesi i numërimit në Tiranë ka nisur pak minuta më parë. Fillimisht numërimi ka filluar tek shkolla “Vasil Shanto”, por edhe në Kombinat dhe tek “Shkolla e Kuqe”. Për të parë nga afër procesin ishin në qendrën e numërimit tek “Shkolla e kuqe”, ambasadorja Yuri Kim si dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Duket se thirrja e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev pak ditë më parë ndaj banorëve të pakicës maqedonase në zonën e Pogradecit për të votuar për Partinë Socialiste ka dhënë efektin e duhur! Nga numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit, që është bashkia më e vogël në vend sa i përket numrit të banorëve, ka fituar Partia Socialiste me 868 vota. Sipas rezultatit, në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 473 vota e ndjekur nga LSI me 168 vota.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, nga selia rozë, deklaroi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se PS ka fituar mbi 74 mandate.Ai bëri thirrje që të pritet procesi i numërimit me qetësi, por shtoi se PS e di sesi kanë votuar qytetarët sepse ka patur takime intensive me ta. “Qytetarët e kanë shprehur vullnetin e tyre, ai proces është mbaruar dhe prej atij momenti po administrohen kutitë dhe ne do të duhet vetëm të presim dhe të shohim rezultatin. Pavarësisht të gjitha debateve dhe diskutimeve, sondazhet tregojnë qartësisht se PS është forcë e parë dhe forcë qeverisëse në…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë shkuar mesnatën e sotme në qendrën e numërimit të votave në shkollën ‘’Vasil Shanto’’ në Tiranë. Gjatë inspektimit,Yuri Kim ka kërkuar nga numëruesit e Partisë Demokratike të ndërrojnë bluzat e veshura, të cilat përmbanin simbole politike si nr.9. “Ndërroni bluzat. Nëse nuk keni veshje të tjera me vete, mund të vishni mbrapsht bluzat tuaja” u shpreh ambasadorja amerikane, ndërsa siguroi se do të jetë me ta derisa sa të nisë procesi i numërimit.