Author: tirana

Procesi i votimit, i cili u mbyll në orën 19:00 i ka lënë vendin procesit të numërimit. 23:39- Ka nisur numërimi në KZAZ 92 Bashkia Konispol. K Këtu janë 16 qendra votimi. 23:25- Ndërkohë numërimi ka nisur edhe në Memaliaj e Tepelenë. Qesarat Memaliaj 148 PS/ 78 PD/ 36 LSI Buz Memaliaj 100 PS/ 49 PD/ 9 LSI Buz Memaliaj 147 PS/ PD 65/ 36 LSI 23:13- Prej disa minutash në disa Bashki të vendit ka nisur procesi i numërimit të votave, si në Bashkinë e Roskovecit në KZAZ nr.61. 22:52- Po ashtu Pusteci ka qenë Bashkia e parë në vend që ka nisur numërimin, madje në dy prej qendrave…

Read More

Procesi i numërimit të votave sapo ka nisur në Shqipëri, por drejtuesit politikë deklarojnë fitoren. Nga Durrësi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë së kjo është një fitore e madhe. “Është fitore e madhe për Durrësin, për Shqipërinë. Është momenti të planifikojmë të ardhmen tonëKam falenderimet më të mëdha për të gjithë. Jam i bindur se dhe numërimi do të jetë i rregullt dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet nga të gjitha kutitë e votimit”.-tha ai.

Read More

Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj tha nga selia rozë se të gjitha Exit-Pollet e nxjerrin PS-në forcë fituese dhe se merr 71-73 mandate. ‘Lajmi i parë i mirë është se të gjitha sondazhet Exit-Pollët na kanë nxjerrë fitues në Republike me 71-73 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është se projeksionet tona si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se 72 mandate. Si projeksionet e Exit-Polleve do të duhet të presin procesin e numërimit.’- tha Veliaj

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha shpalli fitoren mbrëmjen e sotme pasi pesë projeksionet e nxorrën fitues të zgjedhjeve të 25 prillit. Në një deklaratë para mediave nga selia blu, ku u prit me duartrokitje dhe ovacione, Basha falenderoi të gjithë votuesit. “Edi Rama ka maru, ka maru, ka maru,”- dëgjoheshin ovacione në sfodn, ndërsa Basha tha fjalet e para. “Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në ato kuti votimi. Unë kam besim të plotë se numëruesit do ta…

Read More

lir Meta i cili ndodhet në qytetin e Vlorës ndërkohë që pritet të nisë numërimi i votave, ka komentuar në një intervistë për MCN TV deklaratën e parë të kryetarit të PS-së, Edi Rama pas mbylljes së votimeve. Gazetarja: E keni ndjekur deklaratën e kryeministrit pas mbylljes së votimit? Meta: Jo s’e kam ndjekur por mund të ma thoni Gazetarja: Foli qetë kërkoi të gjitha palëve të presin rezultatin e shfaqi edhe atë ndjesinë e fitores. Meta:Po unë e duartrokas këtë qendrim, e sigurt që votat janë në kuti. Sovrani ka four e ne të gjtihë duhet të respektojme vullnetin e sovranit…

Read More

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë votuar ditën e sotme. Ata nuk kanë nguruar ta tregojnë këtë veprim publikisht. Fillimisht ishte çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, të cilët postuan një foto në Instagram, duke ngritur dyshime se kishin votuar Partinë Socialiste. Ndërsa pak minuta më parë, ka qenë Marina Vjollca që ka publikuar një foto nga makina me Getoarin, ku kanë treguar gishtin si identifikues që kanë hedhur votën.

Read More

Rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës. Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Exit Poll që po zhvillohen në vend nga disa media. Sipas Ramës ato janë thjeshtë disa parashikime dhe jo rezultati përfundimtar. “Është një dalje jashtë programit se për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit poll. Dhe dua ti falënderoj përzemërsisht ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë tëre në vendin tonë. Por dua që tu them të gjithëve dhe socialistëve në radhë të parë. Se votat janë në kuti të gjitha. Populli ka folur dhe detyra jonë, e cdo numëruesi dhe qendër numërimi e cdo vëzhguesi. Me përgjegjësin me te…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është politikani aktiv me më shumë mandate deputeti se kushdo tjetër në Shqipëri që prej gati 30 vitesh. Ai ka qenë 8 herë deputet i Partisë Socialiste dhe aktualisht garon në qarkun e Fierit për një tjetër legjislaturë. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur 8 herë deputet në Kuvend. Edhe këtë 25 prill është kandidat në qarkun e Tiranës. Ai ka më pak vite aktivitet si deputet krahasuar me Gramoz Ruçin. Pas zgjedhjeve të vitit 1992, lideri i demokratëve u bë President i Republikës. Zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, e rikthyen deputet në Kuvend.…

Read More

Me përfundimin e orarit zyrtar të procesit të votimit, Ilir Meta reagoi duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen rekord sipas tij dhe i siguroi ata që asnjë votë nuk mund të tjetërsohet. Sipas Metës, Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. “Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit. Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate. “Shumë shpejt u takuam. Ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. 1.7 mln votues. Asnjë ndjenje euforie s’duhet të kapi komisionerët e LSI. Numëruesit të bëhen gati. Duhet të çojmë procesin deri në fund. Numrat tregojnë një fitore të jashtëzakonshme. Ajo që duhet të veçojë është se opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate. Them se LSI ka 28-30…

Read More

Nga Mero Baze Rezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk shquhen për ndonjë traditë besueshmerie në Shqipëri, kanë nxjerr Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate, me kundërshtarët e tij. Në të vërtetë, pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit poll-et, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thellojë fitoren. Por përtej kësaj, sot fitorja më e madhe ishte procesi zgjedhr, integriteti i tij dhe qetësia e kultura me të cilën u votua. Përkundër përpjekjeve të presidentit të Republikës, i cili pati një natë të…

Read More