Author: tirana

Edhe pse Ambasada amerikane në Tiranë ende nuk ka njoftuar datën se kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ne faqen zyrtare lotarisë amerikane shihet se data kur të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur është data 8 maj 2021. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar. Duke filluar nga 8 maj 2021, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2022 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në…

Read More

Partia Socialiste ka kryesuar me votat në Skrapar. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanËeb’ se nga numërimi i 23 qendrave të votimit PS fitoi 3547 vota, ndërsa 776 PD. Ndërkohë, LSI ka marrë 2174. Sipas të dhënave që vijnë nga KZAZ 68 në Skrapar, në zgjedhjet e që u zhvillua dje, morën pjesë 7057 zgjedhës, nga të cilat vota ishin të vlefshme 6630 dhe 472 të pavlefshme.

Read More

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Maliqit është ndalur për shkak të lodhjes së numëruesve. Ata kanë kërkuar pushim dhe mendohet që puna të rinisë në orën 18:00. Ndërkohë, janë numëruar 32 nga 76 kuti në total, ku kryeson Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike me një diferencë të ngushtë: 4486 vota për PS, 4278 vota për PD, 579 vota për LSI.

Read More

Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it Ursula Gacek tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin transparente të qeta dhe të organizuara mirë. Ajo shtoi se pas shumë konflikteve politike në Shqipëri kohët e fundit ka besim se procesi zgjedhor po rivendoset. Sipas saj pati besim te KQZ dhe administrata zgjedhore. “Transparente dhe të qeta të organizuara me përgjegjshmëri. Partia qeverisëse mori një avantazh edhe me buxhetet shtetërore dhe administratën. Një vëzhgim që është kryer nga ODIHR, që nga mesi i muajit mars. Vëzhgimi i procesit për një kohë të tillë në 12 qarqet, më jep mundësinë të dalë në përfundimin se pas…

Read More

Në një prononcim për mediat nga dega numër 2 në Tiranë, ish deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh se Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. “Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara”- u shpreh Tabaku. “Jam këtu në degën numër 2, në shkollën “Hoxha Tahsin”, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto…

Read More

Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev nënvizoi disa problematika gjatë fushatës zgjedhore në vendin tonë, siç është presioni i ministrave tek nëpunësit civilë apo dhe databasa me të dhënat personale të qytetarëve që u përdorën për zgjedhjet. “Ministrat bënë fushatë edhe gjatë detyrës. Kjo i solli një presion tek nëpunësit civil. Gjatë fushatës doli një databazë të 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre kredenciale. Kjo mund të konsiderohet si shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat…

Read More

Misioni vëzhgues i OSBE-ODHIR po mban një konferencë në lidhje me zgjedhjet në vendin tonë dhe thotë se ngjarja më e rëndë ishte ajo e Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj “KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus…

Read More

Kandidatja për deputete e PD-së, Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat flet për një fitore të madhe të Aleancës për Ndryshim. Sipas saj, drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gënjen për rezultatin, ndërsa shton se procesi i numërimit në degën 12 dhe 14 vijon ende. Po ashtu ajo thekson se PD ka dyfishuar rezultatin në Qesarak dhe ka marrë në Bërxhitë rreth 25 % më shumë të votave, ndryshe nga ajo që sipas saj deklaron Veliaj. DEKLARATA E ORJOLA PAMPURIT Faleminderit të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Aleanca për Ndryshim arriti një fitore…

Read More

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit deri më tani i japin një fitore të qartë Partisë Socialiste. Kjo ka tronditur Partinë demokratike dhe njerëzit pranë saj, të cilët tani kanë lluar e flasin për vjedhje, edhe pse numërimi nuk ka përfunduar ende. Një prej mbështetësve të saj, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe edhe si Stresi, ka kërcënuar se nga nesër mbrëma në Shqipëri nis lufta civile.

Read More

Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se PS ka fituar edhe Dajtin ku ka marrë 52% të votave. “Dajti është rritur jashtë mase. Vetëm nga kulinaria dhe turizmi është bërë një sfond i bukur. Kemi fituar në Dajt me 52%. Faleminderit strukturës së rinisë. Pavarësisht si keni votuar në Dajt do tju shërbejmë me respekt dhe përkushtim.”, tha Veliaj.

Read More

Teksa në Lezhë ende po vijon me ritëm të vogël numërimi, PD kryeson në këtë qark qarkun e Lezhës, me 45.15% të votave, ndërsa ka një rezultat të ngushtë me PS, e cila vjen pas saj me 41.66%. LSI deri tani ka marrë vetëm 8.99% të votave. Partitë e tjera të vogla nuk marrin mjaftueshëm vota sa për të marrë një mandat deputeti. Deri në këto momente mandatet ndahen 4 me 3 për Partinë Demokratike.

Read More