Author: tirana

Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë administrative të Paskuqanit, ku është shpallur fituese PD me 8835 vota, ndërsa PS ka marrë 6663 vota, teksa LSI numëron 1089, ndërsa PSD 786 vota. Në këtë njësi kanë marrë pjesë 17 mijë 800 votues, teksa lista e zgjedhësve për këtë njësi administrative ishte mbi 35 mijë zgjedhës, pra më shumë se gjysma kanë votuar në këtë njësi administrative në 42 qendra votimi. Ka qenë një proces i qetë që në votim, por me ritme shumë të shpejta ka vijuar numërimi, ku është shpallur fitorja e PD, nga kandidati i kësaj njësie, Flamur…

Read More

Big Mama është në qendër të vëmendjes, edhe pse prej kohësh ka bërë një pauzë në muzikë. Këngëtarja ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory” ku nuk hezitoi të ju jepte përgjigjje mjaft pyetjeve të fansave. Pyetja që mori vëmendjen e ndjekësve dhe jo vetëm ishte ajo që lidhej me jetën private. “Hajde martohu çfarë je duke pritur shoqet e tua kanë fëmijë”, i shkruan një prej tyre. “Po pres kalin se princin e kam gjetur”, i është përgjigjur këngëtarja duke zbuluar kështu se ndihet e plotësuar në jetën private.

Read More

Edvin Kulluri, i ftuar në ‘Top Talk’ thotë se rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare, tregojnë humbje për Partinë Demokratike. Sipas tij, “Basha flet për fitore, kur të dhënat tregojnë të kundërtën”. “Kur flasim për një drejtues partie të tillë, që vazhdon instiston nga fitorja në fitore, kur në fakt të gjitha këto janë humbje. Fati personal i këtij njeriu për mua nuk ka rëndësi. Ka rëndësi a do të reformohet opozita. Nga kjo që shohim sot, çdo diskutim për lidershipin aktual të Partisë Demokratike është i kotë. Duket, opozita ka humbur”. Sipas Kullurit, “Basha flet shpesh për fitoren por…

Read More

Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave. Kështu ka deklaruar ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale, ku bën thirrje që askush të mos supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. “Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo…

Read More

Nga numërimi i votave në 51 KZAZ-të e Gramshit, ka rezultuar se PS ka marrë 8117 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 3983 vota. LSI ka marre 796 vota, duke pësuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2017, kur mori 3293 vota. Partia Demokratike ka mundur të kalojë dyfishimin e votave të 2017. E ndërsa Partia Socialiste ka mundur të ruajë rezultatin e 2017, ndonëse në atë kohë ishte në koalicion me PDIU, ku kjo e fundit mori 1708 vota.

Read More

Drejtuesi i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka pohoi se bastionet e të djathtës ende nuk janë numëruar, ndaj i ftoi qytetarët që të presin. Në një prononcim për mediat, Paloka tha se do të dalë e vërtetë ajo çka ka pasur si parashikim PD. “Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni. Çfarë kemi thënë do të dali e vërtetë. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe jemi të bindur se ndryshimi do të vijë. Presim ndryshim edhe në Durrës.”, tha Paloka.

Read More

Shifrat e rasteve me koronavirus ne vend kane pesuar ulje. Sipas MSH-se ne 24 oret e fundit jane regjistruar 69 raste të reja dhe 1 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID-19. NJFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë…

Read More

Nevojat ushqyese të grave ndryshojnë gjatë ciklit menstrual dhe luhatja e hormoneve nuk është arsyeja e vetme për këtë gjë. Gratë gjithashtu humbasin minerale thelbësore dhe vitamina nga gjakderdhja. Për të rikthyer këto humbje ekspertët rekomandojnë një dietë të ekuilibruar në përputhje me periodat e tyre. Prandaj, ne përmes këtij artikulli do t’ju vijmë në ndihmë, duke ju treguar ushqimet që duhet të shmangni gjatë periodave: Qumështi Duhet të shmangni produktet e qumështit nëse keni dhimbje barku të vazhdueshme. Qumështi përmban laktozë, një lloj specifik i sheqerit që disa njerëz kanë vështirësi në tretjen e tij. Për më tepër, laktoza…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit me rezultatin e numërimit të votave, ku Partia Socialiste vazhdon të thellojë avantazhin ndaj Partisë Demokratike. Kur janë numëruar 40 për qind e rezultateve, PS ka marr 49.42 për qind e ndjekur nga PD me 38.8 për qind.Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani. Nga numërimi preliminar i 2,104 vend votimeve nga 5,199 sa janë në total, këta kandidatë kanë marr 924 vota. Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 714 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu…

Read More

Një përfytyrim horror. Ti shpreson e beson se më në fund po vaksinohesh kundër virusit korona, që po përhapet me shfrenim në të gjithë botën, dhe paguan madje shumë para, për t’u vaksinuar ndoshta me një vaksinë të rremë. Fushata globale e vaksinimit ka nxitur pa dyshim edhe mashtruesit që duan të përfitojnë nga kërkesa e madhe për ampulat kundër Covid-19. Prodhuesit e vaksinës gjermano-amerikane Biontech/Pfizer zbuluan së fundi vaksina të falsifikuara në Meksikë dhe Poloni dhe konfirmuan dyshimet për mashtrim. Për Pfizer falsifikimet nuk janë të befasishme Sipas gazetës “Wall Street Journal” në Meksikë me vaksinat e falsifikuara janë vaksinuar ndërkohë…

Read More