Author: tirana

Kukësi bëhet qarku i parë ku përfundon gjithçka. Janë numëruar të 141 qendrat e votimit dhe tashmë mund të themi që kemi një rezultat përfundimtar. PD merr 2-fishin e votave në Kukës dhe kjo nuk është aspak surprizë. PD ka arritur që të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave. Nga 3 mandatet e Kukësit 2 i merr Partia Demokratike dhe 1 e merr Partia Socialiste. 

Read More

Klubi i Dinamos projektohet për pjesëmarrjen në Superiore në vitin e ardhshëm, me ndryshime të rëndësishme në drejtimin e saj. Nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, blutë kryeqytetas kanë bërë të ditur se klubi do të ristrukturohet në sferat drejtuese, me emra të njohur që afrohen si drejtues dhe investitorë. Italiani Marko Pontreli nuk do të jetë më president i klubit, por pjesë e investitorëve që do të marrin përsipër financat e skuadrës. Përkrah tij do të jenë edhe Olger Prifti dhe Gurten Papuli, me këtë të fundit që është djali i ish-donatorit të Tiranës, Agron Papuli, njëkohësisht dhëndrri i…

Read More

Nga Valbona Sulce Kolgeci Edukimi mediatik është në krye të axhendave të ligjërimit mbi median në kohën kur çrregullimi informativ i shprehur nëpërmjet lajmeve të rreme, propagandës dhe reklamës po zë vend gjithnjë e më shumë në hapësirën tonë publike. Vende të ndryshme kanë përshtatur strategji të ndryshme në këtë betejë të re, por thelbësore për fatet e demokracisë. Megjithatë, e përbashkëta e këtyre strategjive është një: edukimi mediatik i audiencave si aleatë të gazetarisë cilësore dhe demokracive.Edhe Shqipëria ka bërë përpjekje në këtë drejtim, por studime të viteve të fundit na tregojnë se “ato janë akoma të rralla, mungojnë…

Read More

Në këto zgjedhje është shënuar një numër rekord fletësh të pavlefshme, të cilat përbëjnë më tepër se 5% të totalit të fletëve të votimit të gjetura në kuti. Siç raporton KQZ, deri më tani janë shpallur të pavlefshme 54 382 fletë votimi nga pak më shumë se 1 milion fletë votimi të nxjerra deri më tani nga kutitë e votimit. Për nga numri, këto fletë përbëjnë “partinë” e katërt duke u renditur pas LSI-së që ka 68 810 vota.

Read More

Menjëherë pas vizitës në KZAZ nr. 39 në kryeqytet, ambasadorja e SHBA Yuri Kim është zhvendosur me shpejtësi në Elbasan ku ka parë nga afër procesin e numërimit të votave në këtë qark. Pasi ka parë nga afër situatën, ajo është ndalur për biseduar me disa prej komisionerëve dhe më pas është larguar duke përshëndetur qytetarët që janë gjendur aty pranë. Ajo nuk është ndalur të flasë me gazetarët, por vazhdimisht ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që partitë politike ta presin rezultatin derisa të shpallet nga KQZ.

Read More

Partia Demokratike ka ngushtuar diferencën në mandate me Partinë Socialiste, ndërkohë që janë numëruar më shumë se gjysma e qendrave të votimit. Deri më tani PS kryeson me 74 mandate, e ndjekur nga PD me 59 mandate, mandej vijnë LSI me 5 mandate, dhe PSD me 2 të tilla. Demokratët kanë thelluar epërsinë në qarkun e Shkodrës ku kanë aktualisht 6 mandate, nga 5 që kishin pak orë më parë.

Read More

Arbjan Mazniku, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës thotë se Partia Socialiste në bazë të projeksionit të tyre ka të sigurta 74 mandate ndërsa lufton për të shkuar deri në 77 në rastin më të mirë. “PS ka 74 mandate të sigurta që nuk lëvizin më. Janë 4 mandate të tjera që me shumë gjasa PS mund t’i marrë. Durrësi që do të ishte mandati i 75, mandati i katërt në Shkodër, mandati i tretë në Dibër dhe Berati, mandati i 78”, deklaroi z. Mazniku. Ai shtoi më tej se në Qarkun e Beratit, PS ka pak gjasa që të shtojë…

Read More

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme. Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Studimet të cilave u referohet AgroËeb.org, kanë konfirmuar se 21 përqind e grave të moshës nga 19 deri në 34 vjeç kanë nivele të ulëta të akumulimit të hekurit në organizëm. Burimet e hekurit për organizmin Organizmi i njeriut nuk arrin dot të prodhojë hekur. Në këtë mënyrë, njeriu mund ta marrë atë nëpërmjet ushqimeve që kanë një përmbajtje të lartë të këtij minerali. Problemi qëndron tek…

Read More

Ekspertja e komunikimit dhe ish zedhenese e Berishes, Erla Mëhilli e cilësoi të gabuar faktin që krahasohet rritja e PD në rezultatin e këtyre zgjedhjeve me ato të 2017. Teksa theksoi se është ende herët për të folur për gjëra të sakta kur nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, znj. Mëhilli tha se nga ajo që shihet deri tani, PS ruan pozitat e zgjedhjeve për 2017, por për PD zgjedhjet e 2017 ishit momenti më i keq politik, i krahasueshëm me 1997, ndaj nuk duhet bërë ky krahasim. E megjithatë sipas saj, nuk ndodhi ndryshimi i madh për…

Read More

Nuk e dimë nga ka marrë shkas një ndjekës i këngëtares Enxha Haxhia, por s’ka ngurruar ta pyesë atë vetë në Instagram lidhur me një shtatzëni të mundshme. Ndaj, i gjithë rrjeti po flet për shtatzëninë e këngëtares Enca Haxhia, që në fakt nuk ekziston. “Duhet të jesh duke folur për ndonjë shtatzëni nga ushqimet…Besoj se nuk do të mbetem shtatzënë për një tjetër 5 vjeçar,” është përgjigjur 25 vjeçarja. Enca konfirmoi gjithashtu që është single dhe e lumtur për momentin.

Read More