Rrethi i vjetër i Sali Berishës, të cilit Lulzim Basha i besoi drejtimin fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, fundosi edhe një herë Partinë Demokratike, duke e lënë në opozitë deri në vitin 2025. Disfatat më të rënda dhe të papritura, Partia Demokratike i ka pësuar pikërisht në ato qarqe të drejtuara nga njerëzit pranë Sali Berisha, nga i cili Lulzim Basha nuk arriti të ndahej as në këto zgjedhje, duke përsëritur të njëjtën sjellje si në 2015 dhe 2017. Teksa po numërohen gjysma e fletëve të votimit dhe fitorja e PS-së në këto zgjedhje është e qartë, Partia…
Author: tirana
Në 23 mars, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Pas lindjes së vajzës, si Chiara, po ashtu dhe Fedez, kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale ku ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria. Çifti publikojnë video e foto të ndryshme me dy fëmijët e tyre dhe jeta e bukur që bëjnë. Chiara nuk ka munguar asnjë ditë në Instagram pas lindjes së vogëlushes dhe nga çdo postim që…
Partia Socialiste vazhdon të ruajë rezultatin e thellë në Qarkun e Tiranës me Partinë Demokratike. Sipas rezultateve paraprake nga numërimi i 456 Qendrave të votimit nga 1243 që janë në total, PS rezulton me një avantazh me rreth 13 978 vota në krahasim me Partinë Demokratike. PS ka fituar deri më tani 74 693 vota, ndërsa Partia Demokratike rezulton të ketë marrë 64 875 vota në Tiranë. Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani rezulton të ketë fituar 9 818 vota, duke siguruar dy mandate në Tiranë. Nga krahasimi i shifrave, PS është vetëm 4 mijë vota larg koalicionit…
Kandidati i Partisë Demokratike Agim Baçin ë një prononcim për Faxnews tha s deri në orët e darkës, rezultati mund të ndryshojë dhe Partia Demokratike mund të barazohet me atë socialiste. “Ishte një presion i madh. Ka presion të madh mbi zgjedhësit. Gjatë fushatës kemi shmangur takimet me miqtë dhe të afërmit tanë, që janë në administrate apo marrin të tjera…nuk e di. Kishin frikë të na takonin, të flisnin me ne sepse mund të humbisnin vendin e punës. Gjithsesi deri në darkë pritet që rezultati të ndryshojë dhe të barazohet gjithçka,”- tha Baçi ndër të tjera. Deri më tani…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. DASHI Një lajm i mirë për dashurinë: pse të mos organizoni një darkë për të sqaruar mosmarrëveshjet e së kaluarës? Sa i përket punës, mund të bëni plane për të ardhmen! DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox për të martën, Hëna do të jetë kundër dhe nuk do të dukeni shumë mirëkuptues. Në të vërtetë do të jeni intolerantë … Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të mos prishni gjithçka në minutën e fundit. Sa i…
Një incident ka ndodhur në Rrogozhinë pasditen e sotme gjatë procesit të numërimit të votave. ABC raporton se konflikti ka nisur brenda godinës dhe më pas është zhvendosur në ambientet e jashtme të KZAZ-së. Policia ka mbërritur në zonën ku ka ndodhur incidenti dhe ka rrethuar godinën me shiritin ndarës për të ndaluar qytetarët të afrohen në godinën ku vijon numërimi i votave.
Përfundon numërimi në Përrenjas dhe Belsh, dy bashkitë fitohen nga Partia Socialiste Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në dy bashki të tjera në vend. Bëhet fjalë për Bashkinë e Përrenjasit dhe atë të Belshit, ku në të dyja këto bashki forcë e parë ka dalë Partia Socialiste. Kështu, rezultati në 53 KZAZ-të e Përrenjasit është: PS ka siguruar 5315 vota, PD ka marrë 2968 vota dhe LSI 1234. Sa i përket rezultatit në 45 KZAZ-të e Belshit, PS ka marrë 5552 vota, PD ka siguruar 3946 dhe LSI me 145 vota. Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në dy…
Ka mbaruar procesi i votimit në Cërrik. Cërriku është bashkia e radhës në vend që është fituar nga Partia Socialiste me 7798 vota, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 3981 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1175 vota.
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Dropullit, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanËeb’ se nga 37 qendrat e votimit për këtë bashki rezultoi se PS-ja ka marrë 1531 vota, ndërsa PD 592. Ndërkohë, forcë e dytë ka dalë LSI, duke marrë 599 vota, 7 më shumë se sa PD-ja.
Është mbyllur numërimi i votave në Mirditë! Rezultatet Shifrat totale: PD-AN: 5898 PS: 4878 LSI: 1146 NTH 263 PSD: 43
Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku, tha sot se Partia Demokratike ka korrur fitoren më të thellë të pluralizmit në Qarkun e Lezhës. Marku tha se PD ka marrë katër mandate në këtë qark, ndërsa akuzoi se mandati i pestë i është vjedhur. Sipas kandidat të PD, ka pasur tentativa të shumta për shit-blerje votash nga mazhoranca. “Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si…
Bleona Qereti, këngëtarja e njohur e cila prej vitesh është zhvendosur në SHBA për të vazhduar karrierën e saj ku së fundmi na ka përditësuar me të rejat më të fundit të projekteve të saj. Një ndër këngëtaret që e nisi karrierën e saj në Shqipëri shumë vite më parë dhe nuk u ndal derisa tashmë ka kaluar në nivel ndërkombëtar. Përveçse si këngëtare, vitet e fundit Bleonën e kemi parë të jetë pjesë e disa filmave në Shqipëri dhe në SHBA, duke u futur kështu edhe në fushën e aktrimit. Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët,…